EDVT News24

EDVT News24 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from EDVT News24, Media Agency, Bulevardi Nënë Tereza, Shëngjin.

📺 EDVT_News24 📰
Lajme të fundit nga 🇦🇱 Shqipëria
🇽🇰 Kosova dhe 🌍🌏🌎 bota.
📺EDVT News24 📰 ju sjell çdo ditë:
• Lajme të fundit
• Zhvillime politike
• Ngjarje nga rajoni dhe bota
• Informacione të shpejta dhe të sakta

05/06/2026

Revolution flamingo
🇦🇱

05/06/2026

NJOFTIM PUBLIK
⛓️⛓️‍💥⛓️⛓️‍💥⛓️⛓️‍💥
Bllokim i rruges hyrese te qytetit Vlores me tela me gjemba ne oren 16:00 per te bojkotuar mitingun e trathtarit Kombit Shqiptar

📅 Data: 05 Qershor 2026
📍 Vlorë – Sheshi i Flamurit
🕓 Ora: 16:00

Qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në një tubim publik për të shprehur mendimet dhe shqetësimet e tyre mbi çështje me interes publik. Aktiviteti zhvillohet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin.

🤝 Respektoni rendin publik dhe mendimet e ndryshme.

03/06/2026

🚨 SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SH*TJE! 🚨

Në këto ditë protestash, mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut po ngrenë zërin për një pyetje të thjeshtë:

Kush vendos për të ardhmen e Shqipërisë?

Vitet e fundit kemi parë debate të shumta mbi dhënien e tokave bregdetare, zhvillimin e resorteve turistike, privatizimin e pasurive publike dhe ndikimin që këto projekte mund të kenë mbi natyrën dhe komunitetet lokale.

Në qendër të këtyre debateve janë përmendur edhe projekte të lidhura me investitorë ndërkombëtarë, përfshirë Jared Kushner dhe Ivanka Trump, si dhe vendimet e qeverisë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama për zhvillimin e disa zonave strategjike të vendit. Shumë qytetarë po kërkojnë transparencë të plotë mbi këto projekte, mbi procedurat e ndjekura dhe mbi ndikimin që ato mund të kenë në mjedis, turizëm, pasuritë natyrore dhe interesin kombëtar.

Shumë shqiptarë besojnë se laguna, plazhe, ishuj, pyje dhe zona të mbrojtura nuk duhet të trajtohen thjesht si mundësi ekonomike, por si pasuri që u përkasin brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë nesër.

Shqipëria nuk është thjesht tokë. Shqipëria është histori, kulturë, kujtesë dhe trashëgimi për brezat që do të vijnë.

Askush nuk është kundër zhvillimit. Askush nuk është kundër investimeve. Askush nuk është kundër turizmit apo biznesit. Por zhvillimi duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo qytetarët në shërbim të zhvillimit.

Qytetarët kërkojnë që çdo investim, qoftë nga kompani shqiptare apo të huaja, qoftë i lidhur me emra të njohur ndërkombëtarë si Donald Trump, Jared Kushner apo Ivanka Trump, të zhvillohet me transparencë të plotë, me respekt për ligjin, për mjedisin dhe për interesin kombëtar.

Prandaj sot shqiptarët kërkojnë:

✅ Transparencë të plotë për projektet strategjike
✅ Mbrojtje të mjedisit dhe ekosistemeve natyrore
✅ Respekt për pronën publike dhe interesin kombëtar
✅ Dëgjimin e zërit të komuniteteve lokale
✅ Llogaridhënie nga çdo institucion publik
✅ Mbrojtjen e lagunave, lumenjve, pyjeve dhe zonave të mbrojtura
✅ Ruajtjen e pasurive kombëtare për brezat e ardhshëm

Le t’i tregojmë botës se Shqipëria është më shumë se një copë tokë në hartë. Është shtëpia e një kombi që e do vendin e vet dhe që dëshiron ta lërë më të mirë për fëmijët e tij.

🇦🇱 Një popull. Një flamur. Një përgjegjësi ndaj atdheut.

📍 Bruksel
📅 07 Qershor 2026
🕚 Ora 11:00

❤️🦅🇦🇱 KU KA SHQIPTARË, KA SHQIPËRI! 🇦🇱🦅❤️

Nga Elisa SpiropaliPo më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do...
17/04/2026

Nga Elisa Spiropali

Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.

E kuptoj këtë "këshillë". Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj "mençurie" që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.

Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.
Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.

E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.

Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.

Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?

Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.

Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.

Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.

Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.

Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.

Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë;
"Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën' që s'më kafshojnë."
Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.

Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to.

Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.

Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon.

Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.
Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.🇦🇱

Hungaria dhe prova e Europës!Nga Elisa SpiropaliNëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një n...
12/04/2026

Hungaria dhe prova e Europës!
Nga Elisa Spiropali

Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën.

Për shumë vite me radhë, modeli i Viktor Orban ka sfiduar një nga parimet themelore të Bashkimit Europian; që demokracia nuk është vetëm votë, por edhe standard, jo vetëm shumicë, por edhe kufizim i pushtetit.

Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur.

Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë.

Por mbi të gjitha, do të thotë se Europa, sot, fitoi një betejë më të madhe; besimin në vetvete. Në një kohë kur ndikimet e jashtme, përfshirë influencën ruse, kanë kërkuar të zbehin këtë besim, një kthesë e tillë tregon se vlerat europiane nuk janë thjesht parime në letër, por forca madhore që mund të rikthehen dhe të mbrohen nga vetë shoqëritë.

Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë: Europa nuk është një gjendje e përhershme. Është një proces i vazhdueshëm për të mbajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë funksionale.

Në këtë kuptim, Hungaria nuk është vetëm Hungari. Është një provë për të gjithë ne.

Sepse Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij.

Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e një bllokade detare në Ngushticën e Hormuzit nga Shtetet e Bashkuara, si reagim nd...
12/04/2026

Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e një bllokade detare në Ngushticën e Hormuzit nga Shtetet e Bashkuara, si reagim ndaj refuzimit “të papërkulur” të Iranit për të hequr dorë nga ambiciet e tij bërthamore gjatë bisedimeve të paqes në Islamabad.

Edhe pse pranoi se bisedimet maratonë në Pakistan kishin shkuar “mirë” dhe se “shumica e pikave ishin rënë dakord”, Trump deklaroi se Teherani refuzoi të tërhiqej nga çështja e programit të tij bërthamor.

“Me efekt të menjëhershëm, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e mira në botë, do të nisë procesin e Bllokimit të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Ju Urojmë nga zemra Gëzuar Pashkët të gjithë Shqiptarve të besimit Ortodoks.Pashkët janë festa më e rëndësishme në kalen...
12/04/2026

Ju Urojmë nga zemra Gëzuar Pashkët të gjithë Shqiptarve të besimit Ortodoks.

Pashkët janë festa më e rëndësishme në kalendarin e krishterë.

E festuar çdo pranverë, ajo përkujton ringjalljen e Jezu Krishtit tre ditë pas kryqëzimit të tij dhe shënon përfundimin e Javës së Shenjtë dhe dyzet ditëve të Kreshmëve.

Kjo festë shënon fillimin e sezonit të Pashkëve, një periudhë prej 50 ditësh që përfundon me Rrëshajët.

Në shumë qytete zhvillohen Udhët e Kryqit, procesione dhe një sërë aktivitetesh gjithnjë e më moderne që rikujtojnë ngjarjen biblike të kryqëzimit të Jezusit.

Mendimi kritik është çelësi i suksesit.Nga Zoti Paulin MarkuSuksesi është i lidhur ngushtë me talentin, vendosmërinë, pë...
12/04/2026

Mendimi kritik është çelësi i suksesit.
Nga Zoti Paulin Marku

Suksesi është i lidhur ngushtë me talentin, vendosmërinë, përpjekjet dhe mendimin kritik.

Para se të kritikosh tjetrin është shumë e rëndësishme të pranosh kritikat edhe për veten tënde.

1.Pranoni se ju nuk jeni të përsosur në punën apo misionin tuaj .

2.Kontrolloni dyfish punën tuaj ,para se të suleni për të kritikuar tjetrin.

3.Mos u merrni çështje personale të askujt sepse është dobësi personale brenda vetes tuaj.

4.Dëgjoni me kujdes të tjerët dhe mos i nënvlersoni asnjëherë kur ato flasin me ju.

5.Pyesni veten se çfarë mund të mësoni nga këto kritika dhe cili është synimi pozitiv i kritikës tuaj.

6.Pajtohuni me pjesën e kritikës ndaj vetes dhe mos reagoni sa herë ju kritikojnë.

7.Analizoni dhe vlerësoni me kujdes atë që keni dëgjuar per një individ apo person të caktuar .

8.Mos mbani inate personale rreth asaj që mendoni si kritikë ndaj jush.

9.Mbani mend se çdo gjë që ndodh, ndodh për një arsye dhe ato duhet studjuar mirë dhe me kujdes.

10. Duhen bërë të gjitha përpjekjet për shuarjen e problemeve që mund të krijohen dhe jo nxitjen e tyre për interesa personale .

11. Duhet pranuar fakti që të tjerët mund të shohin diçka që ju nuk e shihni dot tek vetja juaj.

Ata që i kushtojnë kohën e tyre për të përmirësuar veten e tyre nuk kanë kohë për të kritikuar të tjerët.

Me respekt P.M

11/04/2026

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, ndërsa deklaratat e fundit nga Irani hedhin poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara për zhvillime në një nga pikat më strategjike të globit, Ngushticën e Hormuzit.

Zëdhënësi i Shtabit Qendror “Khatam al-Anbiya” të ushtrisë iraniane ka reaguar ashpër, duke mohuar kategorikisht se dy anije kanë kaluar përmes kësaj rruge detare, siç është pretenduar nga SHBA. Ai e cilësoi këtë deklaratë si të pavërtetë dhe pjesë të një narrative që synon të tensionojë më tej situatën në rajon.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë, ku kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me energji. Çdo zhvillim në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare dhe në stabilitetin ekonomik global.

Deklaratat kontradiktore mes dy fuqive rrisin pasigurinë dhe frikën për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit. Analistët paralajmërojnë se situata mund të dalë jashtë kontrollit nëse retorika politike shoqërohet me veprime konkrete ushtarake.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe dialog, për të shmangur një krizë më të thellë në rajon. Mbetet për t’u parë nëse palët do të zgjedhin rrugën e diplomacisë apo do të vijojnë me përshkallëzimin e tensioneve që mund të kenë pasoja të rënda globale.

Address

Bulevardi Nënë Tereza
Shëngjin
4503

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EDVT News24 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category