25/01/2021
Uji për pije që është higjenikisht i pastër është një nga parakushtet themelore për shëndet të mirë. Organizata botërore e shëndetësisë cilësinë e ujit e ka renditur në 12 treguesit themelorë të gjendjes shëndetësore të popullatës së një vendi. Rendësia e ujit për konsumim është parësor në rolin fiziologjik të tij në organizmin e njeriut, po ashtu sikurse edhe në realizimin e proceseve metabolike dhe këmbimit të materjeve. Uji për konsum ka rendësi të veçantë edhe në epidemiologji dhe toksikologji, sepse përmes ujit mund të shkaktohen dhe të përçohen lloje të ndyshme sëmundjesh bakteriologjike dhe parazitare. Kurse ndotja toksiologjike konsiston në ndotjen e ujit me lendë kimike të natyrës inorganike që në ujë përqëndrohen në përqëndrime më të larta seç realisht është e lejueshme. Në botë, për shkak të mungesës apo ndotjes së ujit të pishëm vdesin rreth 35 000 njerëz në ditë. Uji higjenikisht i pastër, kur i plotëson nevojat e përditshme të njeriut, e rrit standartin higjenik personal