25/09/2026
Dje, në orët e pasdites, bëra një postim
ku thashë kështu :
Albin Kurti po i përdor shqiptarët e Luginës
së Preshevës si monedhë për kusuritje me Serbinë, ndërsa në praktikë, as edhe një të mirë nuk ia ka sjellë Luginës së Preshevës gjatë
5 viteve të fundit. Përkundrazi, neve tash
na është shtuar zullumi edhe më shumë,
sidomos me pasivizimin e adresave
dhe të vendbanimeve.
Në këtë postim u vërsulën me komente aq të pista “ushtria virtuale” e Albin Kurtit, saqë u detyrova ta bllokoj opsionin për komente.
Çe tash po e përsëris : Albin Kurti, para se të lobojë në arenën ndërkombëtare për Luginën
e Preshevës, fillimisht duhet t’i përmbushë obligimet e veta të premtuara ndaj Luginës.
Po veçoj vetëm një shembull : nga Fondi i Kosovës për vitin 2026 janë paraparë 4 milionë euro, ndërsa po kalon edhe muaji i nëntë dhe
as edhe një euro nuk është transferuar për asnjë kategori në Luginë.