Shqip Share

Shqip Share Shqip Share - agregator i lajmeve nga portale dhe burime të besuara në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri

Ngjarje e rëndë në Kumanovë: Dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç helmohen nga një helm për bujqësiLexo më shumë në www.shsh.mk
17/03/2026

Ngjarje e rëndë në Kumanovë: Dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç helmohen nga një helm për bujqësi

Lexo më shumë në www.shsh.mk

JA CILAT VETURA NUK I KAP "SAFE CITY"Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion të cilat i detekton sistemi...
17/03/2026

JA CILAT VETURA NUK I KAP "SAFE CITY"

Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion të cilat i detekton sistemi “Safe City” ende nuk janë të obliguar t’i paguajnë dënimet. Ministria e Brendshme nuk ka sistem aktiv të ndëshkimit për veturat me targa të huaja, madje as gjatë daljes në vendkalimet kufitare. Alsat vizitoi vendkalimin kufitar në Bllacë për të pyetur kryesisht shtetasit kosovarë, nëse kanë marrë sms porosi nga sistemi “Safe City” apo nëse u është kërkuar të paguajnë dënim gjatë lëshimit të Maqedonisë.

“Ka kohë këtu që dal ndonjëherë por nuk kam paguar dënim deri tash”, deklaroi një qytetar nga Kosova.

“Mundohemi me mbajt maksimumin sepse jemi mësuar nëpër Europë duke pranuar dënime dhe t’i respektojmë rregullat”, tha qytetari nga Belgjika.

“Jo nuk ka ndodhur, nuk kemi pasur rast”, u shpreh një tjetër qytetar nga Kosova.
“Të më dënojnë dhe ndalojnë ende jo por frikë po kemi.
A ju ndodh shpesh të udhëtoni për në Shkup dhe të ktheheni. Po po. Dhe a nuk ju kanë bërë problem të ktheheni e të paguani dënim. Jo deri tani jo. Më tutje e shohim, po presim të paguajmë por shpresoj të mos ndodhë për asnjë jo vetëm për mua”, tha qytetari nga Kosova.

Se shteti ende nuk ka një sistem aktiv, e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Lidhur me pagesën e shkeljeve të kryera me vetura me targa të huaja në vendkalimet kufitare, në korniza të sistemit “Qyteti i Sigurt” vijojnë aktivitete për finalizimin e procedurave të domosdoshme teknike për funksionimin e saj të plotë”, thanë nga MPB.

Sistemi Safe City hyri në fuqi nga data 1 shkurt ndërsa që atë ditë e deri më 10 mars, gjithsej janë regjistruar mbi 27 mijë dënime ndërsa 26 mijë prej tyre kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Të dhënat e Eurostat e demantojnë Hristijan Mickoskin, Maqedonia nuk ndodhet në ‘top 5’ për rritjen e PBB-sëLexo më shum...
17/03/2026

Të dhënat e Eurostat e demantojnë Hristijan Mickoskin, Maqedonia nuk ndodhet në ‘top 5’ për rritjen e PBB-së

Lexo më shumë në www.shsh.mk

Voziste 223 km/h në Greqi, arrestohet 49-vjeçari nga MaqedoniaPolicia e Kilkisit ka arrestuar një person i cili u kap du...
17/03/2026

Voziste 223 km/h në Greqi, arrestohet 49-vjeçari nga Maqedonia

Policia e Kilkisit ka arrestuar një person i cili u kap duke drejtuar një motoçikletë me shpejtësi 223 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 110 km/h, njoftuan nga Drejtoria Rajonale e Policisë në veri të Greqisë. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të njëjtave informacione, 49-vjeçari nga Maqedonia u ndalua në autostradën Selanik–Evzoni, pra në rrugën që çon drejt pikës kufitare me vendin tonë për dalje nga Greqia, ku ai po lëvizte me shpejtësi dyfish më të lartë se ajo e lejuar.

Televizioni shtetëror ERT raportoi se të arrestuarit i janë marrë patentë shoferi dhe targat e mjetit, i është shqiptuar një gjobë prej 700 eurosh, ndërsa sot pritet të dalë para gjykatësit kompetent.
Nga Drejtoria e Përgjithshme Rajonale e Policisë në rajonin e Maqedonisë Qendrore në Greqi publikuan në rrjetet sociale fotografi si nga radari që regjistroi shpejtësinë, ashtu edhe nga motoçikleta e të arrestuarit.

Në Komunën e Tetovës janë vjedhur 3700 ujëmatës, por rasti nuk është paraqitur në prokurori, shkruan Portalb.mk.Në seanc...
06/03/2026

Në Komunën e Tetovës janë vjedhur 3700 ujëmatës, por rasti nuk është paraqitur në prokurori, shkruan Portalb.mk.

Në seancën e Këshillit Komunal, këshilltari nga ‘Më Mirë për Tetovën’, Agron Arifi kërkoi llogaridhënie për instalimin e ujëmatësve në vitin 2025, ndërsa më pas drejtori i NPK ‘Sharri’, Valon Zeqiri njoftoi se janë vjedhur 3700 ujëmatës.

“Ujëmatësit janë të cilët kanë ngelur nga viti 2014, ka pasur gjithsej diku te 10 mijë ujëmatës, por vetëm 6 mijë kanë qenë të instaluara, prej tyre 3700 janë vjedhur dhe 300 që kanë ngelur aty i kemi instaluar te Lagja 146”, tha Zeqiri.

Por rasti nuk është denoncuar në Prokurori deri tani.

“A e keni denoncuar në Prokurori vjedhjen? Kjo është vepër penale, ju si udhëheqës e keni si detyrim, keqpërdorimet që ndodhin në ndërmarrjen tuaj ju duhet t’i denonconi”, tha Agron Arifi.

Zeqiri tha se nuk e kanë denoncuar, pasi rasti nuk ka ndodhur në periudhën kur kam qenë ai në krye të ndërmarrjes, por se janë vjedhur para 4 viteve.

Nga Më Mirë për Tetovën i kanë bërë thirrje Prokurorisë të hetojë rastin.

Portalb.mk kërkoi nga Prokuroria nëse do veprojnë në këtë rast, por nga ky institucion nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske.

Në një atmosferë të mbushur me krenari dhe dashuri për gjuhën dhe kulturën shqiptare, një grup fëmijësh nga Biblioteka “...
06/03/2026

Në një atmosferë të mbushur me krenari dhe dashuri për gjuhën dhe kulturën shqiptare, një grup fëmijësh nga Biblioteka “Linkest” në Manastir patën mundësinë të zhvillojnë një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Fëmijët e Manastrit deri në kryeministri mbëritën më mbështetjen e Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani.

Ky moment simbolik dëshmoi edhe një herë se gjuha shqipe dhe identiteti kombëtar jetojnë dhe forcohen përmes brezave të rinj, kudo që ata ndodhen.

“Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 🇦🇱

Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë e mësuar, çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre.

Ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit 🦅🇦🇱” ka shkruar Meidani në Facebook.

Sot tentuan me na e heq flamurin… nesër do ta heqin nëse ju vazhdoni me hesht!Në fushë sot nuk u prek vetëm një flamur –...
21/02/2026

Sot tentuan me na e heq flamurin… nesër do ta heqin nëse ju vazhdoni me hesht!
Në fushë sot nuk u prek vetëm një flamur – u prek dinjiteti i çdo shqiptari.
Dhe kjo ndodhi ndërsa ju, politikanë shqiptarë në qeveri, rrini në heshtje!
A e dini çfarë do të thotë ky flamur?
Është gjaku i dëshmorëve, është sakrifica e prindërve tanë, është identiteti ynë që nuk falet!
Zgjohuni!
Sepse sot po na e ulin flamurin para syve tuaj, e ju nuk flisni!
Për çfarë jeni aty, nëse nuk mbroni nderin dhe simbolin e popullit tuaj?!
Mos e harroni:
Populli nuk harron heshtjen, sidomos kur preket flamuri!
Flamuri është fituar me gjak – dhe nuk hiqet kurrë!

Reshjet intensive përmbysin fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të Sarajit
15/02/2026

Reshjet intensive përmbysin fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të Sarajit

10/02/2026

🔴Lëkundje tërmeti edhe në Fushë Kosovë, banorët dalin nga banesat

Kukaj po vazhdon trajtimin dhe rikuperimin nën kujdesin e stafit mjekësor 👇
09/02/2026

Kukaj po vazhdon trajtimin dhe rikuperimin nën kujdesin e stafit mjekësor 👇

ZYRTARE: FC Besa Saraj prezanton përforcimin e radhës, Artan Çilafi vesh fanellën kuqeziMerkatoja e FC Besa Saraj po vaz...
09/02/2026

ZYRTARE: FC Besa Saraj prezanton përforcimin e radhës, Artan Çilafi vesh fanellën kuqezi

Merkatoja e FC Besa Saraj po vazhdon me ritme të larta. Klubi nga Saraji ka prezantuar sot zyrtarisht prurjen e tyre më të re, talentin Artan Çilafi, i cili vjen për të përforcuar radhët e ekipit për sfidat e ardhshme kampionale.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit, duke vlerësuar lartë cilësitë e tij teknike dhe karakterin fitues që ai mbart. Çilafi shihet si një element kyç që do të sjellë freski dhe siguri në lojën e Besës.

“Jemi krenarë që po afrojmë djem me vullnet dhe talent si Artani. Ky transferim është dëshmi e punës sonë të vazhdueshme për të rritur cilësinë e ekipit dhe për t’u ofruar tifozëve tanë rezultate pozitive,” – thuhet në qarqet e klubit.

Me këtë lëvizje, FC Besa Saraj konfirmon ambiciet e saj të qarta për të qenë një faktor i rëndësishëm në futbollin vendor. Artan Çilafi pritet t’i bashkohet menjëherë stërvitjeve nën urdhrat e shtabit teknik për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës.

FOTOLAJM: Serbët në veri, përveç shtegut, tani kanë ndriçuar edhe flamurin serb në kalanë e Zveçanit
09/02/2026

FOTOLAJM: Serbët në veri, përveç shtegut, tani kanë ndriçuar edhe flamurin serb në kalanë e Zveçanit

Address

Shkup
Skopje
1060

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shqip Share posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share