Gugu po fillon biznesin me idenë që të ofrojë diçka të re në treg, një model biznesi që duke ofruar koncepte kreative, i gjenë gjithmonë zgjidhje partnerit në mënyrën me efektive të mundshme. Gugu është agjenci e marketingut e profilizuar në krijimin e një identiteti në rrjetet sociale, me idenë e krijimit, ndërtimit, zhvillimit dhe menaxhimit të prezencës së bizneseve në rrjetet sociale. Eksperie
ncat e reja digjitale arrihen përmes propozimit të koncepteve interactive që ndihmojnë të lidhin biznesin e caktuar me audiencen e caktuar. Përveç tjerash, shërbimet përcjellëse janë zhvillim strategjik, përcaktim i audiencës në bazë të biznesit që prezantojmë, dizajnimi dhe konceptimi i përmbajtjes kreative, konsulencë, influencer marketing. Agjencia synon të pozicionohet në treg duke targetuar profile të bizneseve të caktuara kryesisht në fushën e Arkitekturës, te artit, ndërtimit të ulët dhe të lartë, jetës së natës, argëtimit, hotelerisë, gastronomisë dhe udhëtimit, për fillim në Kosovë, duke vazhduar dhe jasht saj. Filozofia e Gugu bazohet në thjeshtësimin e proceseve, gjuhës së komunikimit dhe transmetimit të mesazhit nëpër mes njohjes së vetvetes, njohjes së klientit dhe audiencës së targetuar. Në bazë të kësaj filozofie ndërtohet dhe modeli i biznesit të Gugu, ku i tërë operimi në mes të stafit bëhet me anë të komunikimit digjital e deri tek ndarja e punëve sipas ‘deliverables’. Operimi bëhet në mënyre digjitale, duke filluar nga komunikimi i stafit, komunikimi me klientët, ndarja e punëve dhe të ngjajshme. Mënyra se si do të operon agjencia është duke angazhuar ekipen ne zyre te GUGU-et staf professional, ‘freelance’ staf, staf të pavarur, ‘project-based’.