MediaFokus

MediaFokus Portal Informativ

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohet një person për vrasja të rëndë .............Gjilan, 09 Tetor 2026 – Prokuroria Themelore...
09/10/2026

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohet një person për vrasja të rëndë
.............

Gjilan, 09 Tetor 2026 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datën 09.10.2026, rreth orës 14:30 nga Policia e Kosovës-NJHP në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Livoç i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast i rëndë, nën dyshimin se i pandehuri V.R. (38 vjeç) nga Gjilani, për motive akoma të pa njohura, me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N.B (27 vjeç), vëllain e bashkëshortes, tani të ndjerin E.B (31 vjeç) si dhe ka plagosur rëndë djalin e xhaxhait të bashkëshortes së tij, tani të dëmtuarin M.B (48 vjeç), i cili për shkak plagëve të marra është duke u trajtuar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar arma-pistoletë “Bereta”, me leje të skaduar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, si dhe prova materiale. Gjithashtu janë kryer kontrolle në tri lokacione të pronave të pandehurit dhe janë sekuestruar prova të tjera materiale.

I pandehuri nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar për Dhunë në Familje.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, përfundon njoftimi.

“Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt” – Hoxha nga Gjilani me dedikim prekës për Egzon dhe Nafije ...
09/10/2026

“Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt” – Hoxha nga Gjilani me dedikim prekës për Egzon dhe Nafije Bogujevcin, të cilët u vranë sot
--------------------------
Tragjedia e sotme në Gjilan, në të cilën u vranë Egzon e Nafije Bogujevci, motër e vëlla, ka tronditur qytetarët në mbarë vendin, shkruan Mediafokus.info.

Hoxha i njohur nga Gjilani, Bashkim Bajrami, në një dedikim prekës, ka thënë se Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt.

“Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt. Egzoni sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit. Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dhe t’i shpërblejë me Xhenet”, ka thënë Bajrami.

“Allahu familjes së tyre dhe të gjithë të afërmve u dhëntë sabër e i rrite fëmijët e motrës të ndjerës e ju t’ju jep forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, ka shkruar hoxha i njohur nga Gjilani.

Ndryshe, në pasditën e sotme në Livoç të Ulët të Gjilanit dyshohet se Valon Ramushi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Nafije Bogujevcin dhe vëllanë e saj, Egzonin, ndërkaq i plagosur rëndë ka mbetur xhaxhai i tyre.

Pak minuta pas tragjedisë, i dyshuari është dorëzuar në polici./Mediafokus.info/

Aksident mes katër veturave në Parallovë, 11 persona të lënduarLajmi ne koment:
09/10/2026

Aksident mes katër veturave në Parallovë, 11 persona të lënduar

Lajmi ne koment:

Tragjedia në Gjilan, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësoreLajmi ne koment:
09/10/2026

Tragjedia në Gjilan, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Lajmi ne koment:

Dyshohet se gruaja në Gjilan u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij / Lajmi...
09/10/2026

Dyshohet se gruaja në Gjilan u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij / Lajmi në koment👇

Personi që mbijetoi në Gjilan është xhaxhai i gruas që dyshohet se u privua nga jetaLajmi në koment:
09/10/2026

Personi që mbijetoi në Gjilan është xhaxhai i gruas që dyshohet se u privua nga jeta

Lajmi në koment:

"Çifti dhe miqtë ishin me vetura, burri doli dhe..." - Dëshmitari rrëfen rastin e rëndë në Gjilan Lajmi në koment:
09/10/2026

"Çifti dhe miqtë ishin me vetura, burri doli dhe..." - Dëshmitari rrëfen rastin e rëndë në Gjilan

Lajmi në koment:

Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vra*u bashkëshorten dhe vëllaun e saj-------------...
09/10/2026

Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vra*u bashkëshorten dhe vëllaun e saj
-------------
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas informacioneve fillestare, një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe një person tjetër, ndërsa më pas është vetëdorëzuar në Polici.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Infokusin se dy persona rreth 30-vjeçarë kanë humbur jetën, ndërsa një person i plagosur është transferuar në QKUK.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Policia konfirmon vdekjen e dy personave nga të shtënat me armë në Livoç tê Gjilanit - Sinjali sjell emrat e viktimave d...
09/10/2026

Policia konfirmon vdekjen e dy personave nga të shtënat me armë në Livoç tê Gjilanit - Sinjali sjell emrat e viktimave dhe dorasit

Sot, më 09.10.2026 rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore rreth 30-vjeçar i cili është gjetur brenda një veture.

Po ashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Gjithashtu në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar.

Ndërkohë, një person tjetër i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje ende nuk dihet.

I dyshuari është vetë dorëzuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit, thuhet në njoftim.

Ndêrkohë burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Valon Ramushin, i cili dyshohet se ka shtënë armë.

Sipas këtyre burimeve, viktimat janë Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, ndërsa i plagosur ka mbetur një tjetër vëlla i saj, Mazllum Bogujevci.

E FUNDIT: Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të UlëtDetajet e kësaj ngjarje tragjike në koment:
09/10/2026

E FUNDIT: Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët

Detajet e kësaj ngjarje tragjike në koment:

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MediaFokus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category