2M Printing Durres

2M Printing Durres Fotokopje & Printime dixhitale me ngjyra. Lidhje & Ngjitje Librash
Zarfa te loguar , Flyer , Kalendare , Postera , Kalendare , Revista . Punime Desig

Shkrimi i sotem ne gazeten Nacional ku evidentohet krijimtaria e shkrimtarit Kadri Ali ne lufte kunder korrupsionit. Ky ...
16/04/2022

Shkrimi i sotem ne gazeten Nacional ku evidentohet krijimtaria e shkrimtarit Kadri Ali ne lufte kunder korrupsionit. Ky shkrim meriton nje vemendje te vecante sepse ky shkrimtar nepermjet dy romaneve "Baballare te padenje" dhe pjesa e dyte e tij"Ketu stacionohen diktaturat" jep tabllo reale te jetes se sotme.

Përrallat, si një nga nënllojet më tëpërhapura të krijimtarisë gojore, sjellindisa nga tiparet më thelbësore të njëvendi...
02/11/2020

Përrallat, si një nga nënllojet më të
përhapura të krijimtarisë gojore, sjellin
disa nga tiparet më thelbësore të një
vendi, si mënyrat e jetesës, traditat dhe
botëkuptimin.
Tridhjetë e katër përrallat popullore
spanjolle, të shqipëruara nga Diana
Jaka, vijnë si një arsenal i trashëguar
nga kultura orale dhe në përmbajtjen e
tyre, kanë elementin fantastik, magjik,
ashtu si përrallat e cilitdo vend të botës.
Fakti që ato nuk kanë autorësi, iu jep
atyre një shtrirje të gjerë, duke i kthyer në një pasuri shoqërore që trashëgohet,
ruhet e pasurohet nga vetë shoqëria.
Përrallat spanjolle, edhe pse i referohen besimit dhe traditave vendase, kjo, nuk do të
thotë aspak që ato mund të kenë kufzime në
leximin dhe përthithjen prej lexuesit të cilit
po i ofrohen.
Ato nuk janë shumë të gjata dhe lex8
ohen me shumë kënaqësi. Për çdo lexues
është legjitime pyetja:
“ Çfarë më sjell mua ky libër, çfarë ftoj unë
prej tij dhe sa ai, mund të jetë libri i duhur
për mua?”
Me Përrallat popullore spanjolle, lexuesi do të futet në një botë fantastike, plot
aventurë, siç mund të jetë vetëm bota e
një përralle. Në mënyrë të veçantë për lexuesin e vogël, do të jetë si hapja e një porte
në një kopësht magjik, ku ëndrrat më të
pabesueshme plotësohen dhe imagjinata
kapërcen çdo kuf.
Karakteristikë që vihet re në këto
përralla është se gjatë shqipërimit, janë lënë
në origjinal emrat e përveçëm, pavarësisht
paraleleve të tyre në shqip si: Hose- Josif; San
Pedro- Shën Pjetri; San Horhe- Shën Gjergji
etj. Këto dhe emrat e disa vendeve në Spanjë, (“Gjarpri i Balzolës”
“ Kovaçi i Salamakës”, “Zonja e Ambotos”),
bëjnë që lexuesi mos të shkëputet për asnjë
çast nga vendi i origjinës së këtyre përrallave dhe të përhumbet i tëri në rrëfm. Këtu
kufjtë tokësorë shkrihen dhe ia lenë vendin
shijimit të fantastikes ku: Miushja që fshinte9
shkallët lidhet në martesë me miun; Shtatë
lepujt e bardhë janë shtatë princa; Vajza lidhet në martesë me tre burra; I vjetri i shpellës
rreh djalin se kishte ofenduar gjyshin; Gajdja
i bën të gjithë të kërcejnë; Manteli i artë bën
çudira etj, etj.
Ashtu si në të gjitha përrallat, edhe
në përrallat spanjolle, ka objekte magjike
si: uji i verdhë, manteli i artë, gajdja magjike, pasqyra, balsami çudibërës etj. Fundi,
përfundimi i tyre është i lumtur dhe lexuesi
merr një orientim optimist si: e mira gjithmonë triumfon, trimi gjithmonë do të ftojë,
apo e bukura princeshë do ta gjejë princin
e saj. Përrallat popullore spanjolle që po vijnë në duart e lexuesit shqiptar, kanë thurje interesante të subjektit, larmi dhe fantazi.
Ato janë dokument kulture dhe historie.
Kanë vlera flozofke dhe didaktike. Duke
e lënë lexuesin në shoqërinë e tyre, kujtoj
shkrimtarin, poetin dhe gazetarin Ambrose
Bierce dhe thënien e tij se përralla, është një
gënjeshtër e vogël, për të ilustruar një të vërtetë të madhe.
4 gusht, 2020
Teuta Dhima

Kohët e fundit profesor Islam Alikaj, autori i dhjetra librave për matematikën, botoi librat “ Shpëtoni matematikën e gj...
02/11/2020

Kohët e fundit profesor Islam Alikaj, autori i dhjetra librave për matematikën, botoi librat “ Shpëtoni matematikën e gjimnazit” dhe “Matematika 12 - plotësimi teorik për tekstin e Oxford –it!” botuar nga shtëpia botuese 2M printing. Po e them që në fillim se botimi i këtyre dy librave është një ngjarje e shënuar për arsimin parauniversitar e veçanarisht për gjimnazet e Shqipërisë.
Përse ngjarje e shënuar?
Sepse në të dy librat jepen informacione të analizuara shkencërisht se si nga ministria e Arsimit janë hedhur poshtë tekstet e matematikës parauniversitare dhe janë zëvendësuar me tekstet e Oksford-it, gjë që sipas prof. Islam Alikaj dhe jo vetëm atij ishte e palejueshme, e nxituar dhe mjaft e gabuar.
Dhe ai thotë me të drejtë se “ Për gati dhjetë vjet, shkollat tona përdornin tekstet e atyre autorëve që bënë të pabesueshmen.

Dhe ja odiseja e revoltës së profesor Isalm Alikaj:  “Jam i lumtur që “detyra” për shpëtimin e matematikës në gjimnazet ...
02/11/2020

Dhe ja odiseja e revoltës së profesor Isalm Alikaj:
“Jam i lumtur që “detyra” për shpëtimin e matematikës në gjimnazet tona m’u besua mua.
Ju do të pyesni:
“Kush ju a besoi këtë detyrë”?
Kjo “detyrë e shenjtë” ishte mendimi im për të ringritur matematikën e rrëzuar në Arsimin Parauniversitar!
Për të arritur në zgjidhjen e kësaj detyre, duhej zbuluar disniveli ndërmjet teksteve tona të matematikës me këto lloje tekstesh që zbarkuan nga Anglia.
Për të zbuluar se sa i theksuar është ky disnivel, i krahasova këta tekste lidhur me formimin matematik të gjimnazistëve.
Përfundimi ishte dëshpërues!
Këto tekste të Oksford-it janë hartuar për shkollat e mesme profesionale, d.m.th. se nuk vlejnë për gjimnazet.
Lëshova thirrjen e fuqishme: “Shpëtoni matematikën e gjimnazit ( media vizive N.T.V. dhjetor 2017 )”.
Më parë ( viti 2014), në median e shkruar, vërtetova se tekstet tona të matematikës janë të nivelit europian.”

Sapo doli nga shtypi libri i shkrimtarit Vladimir Muca, "Mendime kritike...". Libri, botim i shtepise botuese 2M, eshte ...
22/10/2020

Sapo doli nga shtypi libri i shkrimtarit Vladimir Muca, "Mendime kritike...". Libri, botim i shtepise botuese 2M, eshte nje permbledhje artikujsh kritike ne boten e letersise. Libri ka 524 faqe dhe kushton 1200 leke.

oli nga shtypi vellimi poetik 'Nen vellon e henes' i autores Nada Minguli Kurti, me nje parathenie nga shkrimtari Dorani...
09/10/2020

oli nga shtypi vellimi poetik 'Nen vellon e henes' i autores Nada Minguli Kurti, me nje parathenie nga shkrimtari Doranin Agalliu. Libri eshte botim i shtepise botuese 2M printing. Kushton 500lek/5 euro. Ky eshte vellimi i trete poetik i kesaj autoreje qe botohet ne kete sht[pi botuese. Doranin Agalliu i cileson poezite e ketij vellimi fryme e re e te shkruarit me ndjenjer dhe ciltersi. Jo vetem nga ana e permbajtjes por dhe nga stili i te shkruarit poezite jane te evoluara...

Doli nga shtypi libri me tregime " Klubi i xhentelmeneve" i autorit Ben Shehu. eshte libri i dyte i ketij autori mbas bo...
24/09/2020

Doli nga shtypi libri me tregime " Klubi i xhentelmeneve" i autorit Ben Shehu. eshte libri i dyte i ketij autori mbas botimit te romanit "Ata nuk duhet ta dine". Ky liber trajton probleme te kohes sone dhe me kete permbledhje tregimesh Ben Shehu paraqitet para lexuesve si nje autor i afrimuar ne gjinine e prozes, me nje stil te vecante e plot fantazi.
Tek futesh ne subjektet e ketyre tregimeve te duket sikur edhe ti ben pjese ne to. Nje lexues qe ka njohur romanin e tij"Ata nuk duhet ta dine" e kupton rrjedhshmerine origjinale ne menyren e te treguarit. Libri eshte botim i shtepise botuese 2Mprinting.
Kushton 5oo leke dhe ndodhet ne librari 'Hugo" ne Durres dhe ne " Art librari" e "Bukinisti.al." ne Tirane. Gjithashtu ndodhet dhe prane studios 2M, ne rrugen e Kuminit ne Durres.

Ka dalë nga shtypi " Fjalori latino- epiriotik" përgatitur nën kujdesine studjuesit Skënder Hushi. Ky libër voluminoz bë...
02/09/2020

Ka dalë nga shtypi " Fjalori latino- epiriotik" përgatitur nën kujdesin
e studjuesit Skënder Hushi. Ky libër voluminoz bën pjesë në serinë e fjalorëve të veçantë që ky studjues ka përgatitur siç janë "Fjalori italiano- epiriotik" dhe "Nomi atlantidei pelasgi-illirici nel mondo".
Këta fjalorë janë botim i shtëpisë botuese 2M.

Libri i shkrimtarit Ylli Baro "Une e dua Klajden" ka 40 tregime te shkurtra te cilat me subjektet e tyre i bejne jehone ...
14/08/2020

Libri i shkrimtarit Ylli Baro "Une e dua Klajden" ka 40 tregime te shkurtra te cilat me subjektet e tyre i bejne jehone ngjarjeve te diteve tona ne Shqiperi dhe ne boten e huaj. Kjo veti e autorit eshte diktuar edhe nga profesioni i Ylli Baros i cili ka qene kapiten me anije per nje kohe te gjate.
Libri eshte botim shtepise botuese 2m PRINTING dhe kushton 800 leke ose 8 euro.

Me rastin e daljes nga shtypi te librit "Rrugetim ne sagen e Bitrajve" nga shtepia botuese 2M printing po japim si komen...
12/08/2020

Me rastin e daljes nga shtypi te librit "Rrugetim ne sagen e Bitrajve" nga shtepia botuese 2M printing po japim si koment mendimin e zonjes Shpresa Kule:

Keto dite mu dha mundesia te lexoj librin e mikut tim, zotit Sazan Bitraj. Nuk mund te rrija pa trasmetuar qe me pelqeu shume per disa arsye. Po ve disa prej tyre.
1- Mendova: Do ishte mekat sikur Zoti Bitraj te mos e kishte shkruar kete liber.
2- Me habiti shume pershkrimi pa paragjykim, pa mllef, i ngjarjeve politike te para dhe pas luftes se dyte boterore ne vendin tone Shqiperine, ishte si nje furtune qe vrau, shkaterroi te gjitha shtresat shoqerore. Familja Bitraj arriti te mbijetoje ne te dy sistemet ( para dhe pas luftes, ne sistemin komunist), me ndershmeri, studim dhe pune.
3- Nuk e kam pare asnjehere Tragjasin, por ne menyren sesi autori e pershkruan ate vend me bukuri natyrore dhe shpirterore, me mori malli per te.
4- Me syte e mendjes shikoj mesues Elmazin qe me hecjen e cuditshme dhe me trokellimen e bastonit te tij, pjese e pandare e trupit, shkon nga fshati ne fshat per tu dhene mesim femijeve te Tragjasit e zonave per-rreth te etur perhere per dituri.
Lexim te mbare.

Libri i Lutfi Dukes 'Rrenjet e mia" eshte nje pasqyre shembullore se si mund te permblidhen historite e prejardhjes se n...
12/08/2020

Libri i Lutfi Dukes 'Rrenjet e mia" eshte nje pasqyre shembullore se si mund te permblidhen historite e prejardhjes se nje fisi, ne rastin e ketij libri, fisi i Dukaje (Dukaliqeve) nga Bosnja qe u sistemua ne afersi te Shijakut. Edhe pse shume gjera dihen per boshnajket e fshatit Borake dhe Kozhase, Lutfi Duka ka ditur te dershe shpirtin e tij krijues dhe ka dhene te plote sagen e Dukajve nder shekuj.
Libri eshte botim i 2 M printing.

Address

L5
Dures
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when 2M Printing Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share