VIKEL Suport Digital

VIKEL Suport Digital Asistencë teknike dhe administrative për aplikime online, shërbime kancelarie, suport digjital dhe ndërmjetësim për faqe udhëtimi/blerje online.

Njoftimi Zyrtar: Rihapen Regjistrimet në e-Albania për Klasat e Parë dhe Ciklin e Lartë (Gjimnaz)Ju njoftojmë se nga dat...
20/08/2026

Njoftimi Zyrtar: Rihapen Regjistrimet në e-Albania për Klasat e Parë dhe Ciklin e Lartë (Gjimnaz)

Ju njoftojmë se nga data 24 gusht deri më 7 shtator, hapet zyrtarisht procesi i regjistrimit të nxënësve në platformën online e-Albania për vitin e ri shkollor.

Ky proces përfshin:

Klasat e parë: Për të gjithë fëmijët që mbushin 6 vjeç brenda vitit kalendarik dhe hyjnë për herë të parë në arsimin bazë.

Klasat e dhjetë (Gjimnaz / Shkolla Profesionale): Për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar arsimin e mesëm të ulët (klasën e 9-të) dhe do të vazhdojnë arsimin e mesëm të lartë.

Procedura e aplikimit:
Logohuni në platformën e-Albania me llogarinë tuaj si prind ose kujdestar ligjor.

Kërkoni shërbimin përkatës: "Regjistrimi në klasë të parë" ose "Regjistrimi në klasë të dhjetë".

Plotësoni formularin e aplikimit sipas udhëzimeve. Shkolla përkatëse sugjerohet automatikisht nga sistemi bazuar në vendbanimin tuaj (kartën e identitetit).

Dërgoni aplikimin dhe ndiqni statusin e tij online.

Ju lutemi të gjithë prindërve dhe nxënësve të kryejnë aplikimin brenda afatit të caktuar (24 gusht - 5 shtator) për të garantuar regjistrimin në kohë.

Punë, projekte, aplikime... por mos harroni të bëni gati edhe valixhet! Ku po ju nisin pushimet këtë vit? Na tregoni me ...
26/06/2026

Punë, projekte, aplikime... por mos harroni të bëni gati edhe valixhet!

Ku po ju nisin pushimet këtë vit? Na tregoni me një emoji në komente!

🌊 – Plazh dhe det
⛰️ – Aventurë në mal
🏡 – Pushim në shtëpi / relaks

Dhe mos harroni: Ndërsa ju shijoni rrezet e diellit, Vikel Suport Digital është këtu për t'ju dhene suport.

Mbylleni kompjuterin, lini mënjanë çdo stres të javës dhe thjesht shijoni fundjavën. Ditët e pushimit janë bërë për të m...
29/05/2026

Mbylleni kompjuterin, lini mënjanë çdo stres të javës dhe thjesht shijoni fundjavën. Ditët e pushimit janë bërë për të marrë energji të reja pranë njerëzve që doni.

Fundjavë të qetë dhe të mbarë për të gjithë ju! 🌿✨

Në jetë shohim vetëm anën e bukur, por harrojmë se pas çdo buzëqeshjeje fshihet një histori plot sakrifica.Suksesi nuk ë...
20/05/2026

Në jetë shohim vetëm anën e bukur, por harrojmë se pas çdo buzëqeshjeje fshihet një histori plot sakrifica.

Suksesi nuk është fat, por rezultat i çdo rrëzimi që të ka mësuar të ngrihesh më i fortë.

Respekt për çdo njeri që lufton në heshtje, punon me ndershmëri dhe nuk dorëzohet kurrë!

Nga një foto e vogël, në një vepër arti gjigante!A keni një foto të vjetër të shtëpisë që është sa një kartëvizitë dhe k...
15/05/2026

Nga një foto e vogël, në një vepër arti gjigante!
A keni një foto të vjetër të shtëpisë që është sa një kartëvizitë dhe keni frikë se po u zmadhua humb pastertine.

Te VIKEL, ne e kthejmë foton tuaj në skicë digjitale me rezolucion maksimal. Kjo do të thotë që ju mund ta printoni atë në çfarëdo përmase dhe ngjyre që dëshironi:

✅ Në format të vogël për ta mbajtur mbi tavolinën e punës.
✅ Në kornizë të madhe për ta vendosur si pikturë në sallon.
✅ Në zamadhime gjigante (Pllakat) pa humbur asnjë detaj dhe pa u prishur cilësia e vijave. 🖼️📏

Pse ta bëni këtë te VIKEL?
Sepse ne e kthejmë kujtimin tuaj në një format që nuk vjetrohet kurrë dhe që i përshtatet çdo hapësire të shtëpisë tuaj të re.

📍 Na vizitoni për një provë: Rruga e re e Trenit, Elbasan.

U lodhët duke u munduar me kompjuterin apo telefonin? E dimë që ndonjëherë aplikimet në internet, nxjerrja e dokumenteve...
11/05/2026

U lodhët duke u munduar me kompjuterin apo telefonin?

E dimë që ndonjëherë aplikimet në internet, nxjerrja e dokumenteve apo edhe blerja e një bilete duken si "mal me përpjetë". Nuk keni pse shqetësoheni më!

Te VIKEL, ne jemi këtu për t'ju dhënë një dorë me të gjitha punët tuaja në internet.

Çfarë bëjmë konkretisht për ju?
✅ Dokumente në e-Albania: Ju duhet një vërtetim apo certifikatë dhe nuk dini ku të klikoni? Ne e nxjerrim për ju.
✅ Bileta Udhëtimi: Doni të udhëtoni? Ne ju gjejmë dhe ju presim biletën online per ju.
✅ Ndihmë me Telefonin/komjuterin/e mailin : Ju është bllokuar diçka?
✅ Blerje në Internet: Doni të porositni diçka online por keni frikë ose nuk dini si? Ne ju ndihmojmë ta blini sigurt.
✅ Printime & Skanime: Për çdo letër që ju duhet e printuar apo e skanuar shpejt e shpejt.

Mos e vritni mendjen me gjëra që ju harxhojnë kohën dhe ju prishin qetësinë. Na lini neve të merremi me to! 😊

📍 Na gjeni tek Rruga e Trenit prane Pallatit te Alsionit
📞 Telefon: 068 903 1901
📧 Email: [email protected]



"Vonesat në aplikime shpesh ndodhin sepse na shpëton një njoftim! ⏳🚨Kthejeni në zakon: Kontrolloni rregullisht 'Hapësirë...
06/05/2026

"Vonesat në aplikime shpesh ndodhin sepse na shpëton një njoftim! ⏳🚨

Kthejeni në zakon: Kontrolloni rregullisht 'Hapësirën Ime' në e-Albania për lajmet më të fundit mbi aplikimet tuaja. Përditësimet vijnë aty në kohë reale.

Kujdes maturantë!Procesi i aplikimit online për Formularin A1 dhe A1Z është hapur. Sigurohuni të plotësoni hapat e saktë...
05/05/2026

Kujdes maturantë!
Procesi i aplikimit online për Formularin A1 dhe A1Z është hapur. Sigurohuni të plotësoni hapat e saktë brenda afatit 3-ditor (5,6,7 Maj) për të mos rrezikuar procesin e maturës.

Hapat që duhet të ndiqni:

1️⃣ Identifikimi në e-Albania: Hyni në profilin tuaj personal në portalin e-Albania.
2️⃣ Kërkoni shërbimin: Shkruani në kërkim "Matura Shteterore".
3️⃣ Plotësimi i të dhënave: Kontrolloni të dhënat tuaja personale dhe zgjidhni lëndët me zgjedhje sipas preferencave tuaja.
4️⃣ Konfirmimi: Pasi të keni kontrolluar çdo fushë, kryeni dërgimin e aplikimit.

📌 Mos harroni:

Aplikimi kryhet vetëm online.

Konsultohuni me mësuesit tuaj ose koordinatorin e shkollës për çdo paqartësi me lëndët.

Keni pyetje apo vështirësi me platformën? Na shkruani në DM për ndihmë! 📩

Siguria digjitale është po aq e rëndësishme sa ajo fizike!   e-Albania përmban të dhënat tona më sensitive, ndaj kujdesi...
04/05/2026

Siguria digjitale është po aq e rëndësishme sa ajo fizike! e-Albania përmban të dhënat tona më sensitive, ndaj kujdesi me "Double Security" është i domosdoshëm.

Nëse të ka ndodhur të humbasësh aksesin, na shkruaj në DM ose vizito zyrat tona për asistencë! 📩

👇Adresa: Vikel Suport Digital Rruga 25 Nentori, Elbasan, Albania 3001
👉 WhatsApp: +355 689031901 🟢

Çdo gjë fillon me një mendim!  Mënyra se si zgjedhim të shohim botën përcakton rrugëtimin tonë. Kur mendojmë pozitivisht...
26/04/2026

Çdo gjë fillon me një mendim!

Mënyra se si zgjedhim të shohim botën përcakton rrugëtimin tonë. Kur mendojmë pozitivisht, ne nuk po injorojmë sfidat, por po zgjedhim të besojmë te mundësitë dhe forca jonë për t’i kaluar ato.

Një mendje pozitive:
✨ Gjen zgjidhje aty ku të tjerët shohin pengesa.
✨ Tërhiq energji të mirë dhe njerëz motivues.
✨ Ndërton besim për të hedhur hapa të rëndësishëm në jetë dhe në punë.

Niseni ditën me optimizëm dhe besim te vetja. Gjërat e mëdha kërkojnë kohë, durim dhe mbi të gjitha, një qëndrim pozitiv!

Si po e nisni ju këtë javë? Na tregoni një mendim pozitiv në komente! 👇

Address

Vikel Suport Digital Rruga 25 Nentori
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 13:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when VIKEL Suport Digital posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share