23/09/2026
Përshëndetje!
Jumbo Albania, pjesë e BALFIN Group, një prej grupeve më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në rajon, është një nga markat më të njohura të retail-it në Shqipëri, që ofron një gamë të gjerë produktesh për fëmijë, shtëpi, dekor, lodra dhe shumë të tjera.
Me një ambient miqësor dhe dinamik pune, Jumbo Korçë (West Park) kërkon të bëjë pjesë të stafit:
* Supervizore kasash
Kriteret e kërkuara:
* 2-3 vite eksperiencë pune në departamentin e kasës.
• Shumë të mira komunikimi, drejtimi dhe bashkëpunimi në grup.
* Fleksibilitet për të punuar me turne.
* Kujdes ndaj detajeve dhe përgjegjshmëri në punë.
* Vullnet i lartë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
Ne ofrojmë:
* Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.
* Kompensim ushqimor dhe transporti.
* Trajnime të paguara dhe mundësi zhvillimi profesional brenda rrjetit të BALFIN Group.
* Një ambient pune pozitiv dhe bashkëpunues, me vlerësim për performancën individuale.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] ose të kontaktojnë në Whatsapp tek numri: +35568 200 9964
njoftimin me dikë 🔄
edhe ti njoftimin tënd tek ne. 📥
Qëndroni me ne për më shumë. 🤗
__