Shoqeria TONA- Alb eshte nder shoqerite private me te vjetra agroushqimore ne Korce dhe ne gjithe Shqiperine, e cila filloi aktivitetin qe ne vitin 1992, ne vitet e para te demokracise dhe ekonomise se tregut te lire. TONA, sukseset dhe fitimet i ktheu gradualisht ne investime te fuqishme per te qene pararoje e tregut ne gjithe Shqiperine. Si rrjedhoje, ne 1998 u mundesua te investohej ne ndertimi
n e nje fabrike moderne ne qytetin e Korces me hapesire 2 800 m2, investim i cili shpejt dha frutet e saj. Kerkesa per produktet TONA eshte gjithnje ne rritje dhe po punohet per plane afatshkurter dhe afatgjate per zgjerimin e aktivitetit prodhues dhe tregtar. Si rrjedhoje TONA-ALB ne planet e saj afatshkurtra ka si prioritet zgjerimin e hapesirave te saj prodhuese dhe magazinuese, si dhe permiresimin e teknologjise me makineri e pajisje te cilat jane fjala e fundit e teknologjise. Nga vetem 3 produkte tradicionale sallamerie te prodhuara para vitit 1998, sot kompania ka zhvilluar 60 produkte cilesore, si salcice, sallame, proshuta, konserva te mish*t, produkte krudo dhe gjithcka qe lidhet me bazen e mish*t. Se fundmi po hedh ne treg produktet pica dhe pite te ngrira per sherbime familjare. Permes nje programi intensiv gjate 2004, kompania ka punuar per te plotesuar standardet e njohura nderkombetarisht te higjenes dhe sigurise ushqimore, Praktikat e mira te Prodhimit. Nje nga investimet me te domosdoshme per te plotesuar te gjitha kerkesat e Bashkimt Europian shoqeria e ka bere para 4 vitesh duke siguruar certifikimin me ISO 9001-2008 dhe HACCP. Persa I perket politikes se vendosjes se cmimeve shoqeria TONA- ALB SH.P.K, ndjek nje politike ku gershetohen kostoja, objektivat e kompanise, kerkesa e konsumatorit si dhe duke konsideruar operatoret e tjere ne tregun e perpunimit te mish*t.