Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë

Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë Faqja zyrtare e Drejtorisё sё Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë pranë Bashkisë Pogradec

📜 HISTORIA NUK TRAFIKOHET📌 Në kuadër të 29 Shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, DRTK Korçë organizon ek...
25/09/2026

📜 HISTORIA NUK TRAFIKOHET

📌 Në kuadër të 29 Shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, DRTK Korçë organizon ekspozitën “Historia nuk trafikohët – Trashëgimia qëndron në vendin e saj”.

📍 Varret Monumentale të Selcës së Poshtme
📅 29 shtator 2026
🕚 Ora 11:00

📌 Ekspozita synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së pasurive kulturore dhe parandalimit të trafikimit të tyre

Ju mirëpresim!

13/09/2026

📍 Info Point – Zyra e Informacionit Turistik, Pogradec

Një ndalesë e dobishme për çdo vizitor që dëshiron të zbulojë bukuritë, atraksionet dhe përvojat që ofron Pogradeci. 🌊🏞️

Mirë se vini! 💙



Sot, më 13 shtator përkujtojmë 119-vjetorin e lindjes së një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqiptare, Dhimit...
13/09/2026

Sot, më 13 shtator përkujtojmë 119-vjetorin e lindjes së një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqiptare, Dhimitër Pasko, i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli.

Mësimet e para i mori në qytetin e tij të lindjes, Pogradec, ndërsa studimet e mesme i kreu në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). U diplomua më 1931 në Bukuresht dhe në Shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë “Doktor i shkencave ekonomike”. Ka mbajtur pozicione të rëndësishme si: Drejtor i Bankës Nacionale të Rumanisë, Drejtor i Drejtorisë Qendrore të Bankës së Shtetit Shqiptar, etj. Kuteli botoi 16 libra dhe 25 artikuj në gjuhën rumune mbi ekonominë dhe financat.

Në këtë përvjetor është e rëndësishme të nderojmë trashëgiminë e tij dhe të rikujtojmë ndikimin e pazëvendësueshëm që Mitrush Kuteli ka pasur dhe do të ketë për letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Foto 1: Mitrush Kuteli
Foto 2: Poezia e parë e botuar prej tij, nën emrin Dhimitraq Pandi, në faqet e revistës lokale “Kalendari Poradeci”, botim i vitit 1920.




10/09/2026

Biblioteka publike "Mitrush Kuteli"

09/09/2026
09/09/2026

Mirëmëngjes ☀️me këtë spot promovuese të vlerave etno-kulturore dhe turistike të Pogradecit, shoqëruar me vargjet e Lasgush*t.
Një realizim i arrirë dhe plot pasion nga të rinjtë e talentuar të qytetit tonë. 👏

05/09/2026
05/09/2026
04/09/2026

Address

Pogradec, Shqipëri
Pogradec

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share