Genuine Effect

Genuine Effect A page of Genuine Marketing & PR Management Solutions.

INFORMACION PËR MEDIANPërmbyllet me sukses Panairi i Parë i Librit – Mat (Burrel, 1–2 maj 2026)Një ngjarje në kuadër të ...
03/05/2026

INFORMACION PËR MEDIAN

Përmbyllet me sukses Panairi i Parë i Librit – Mat (Burrel, 1–2 maj 2026)
Një ngjarje në kuadër të 104 Vjetorit të themelimit të Matit.

Në datat 1 dhe 2 maj 2026, në qytetin e Burrelit u zhvillua me sukses Panairi i Parë i Librit – Mat, një ngjarje kulturore që mblodhi së bashku autorë, botues dhe lexues nga e gjithë Shqipëria, duke e kthyer qytetin në një pikë referimi për librin dhe kulturën.

Gjatë dy ditëve të panairit u organizuan gjithsej 16 veprimtari letrare dhe promovuese, përfshirë takime me shkrimtarë të njohur, promovime librash dhe diskutime mbi krijimtarinë bashkëkohore.

Programi i Ditës së Parë (1 maj 2026) përfshiu takime dhe promovime me emra të njohur të letërsisë shqiptare si Rita Petro, Basir Bushkashi, Namik Dokle, Adi Darsi, Aleksandër Çipa, Esat Ruka, H. Hysuka dhe Fatmir Gjestila, duke kulmuar me prezantime të veprave të reja dhe reflektime mbi krijimtarinë letrare.

Dita e Dytë (2 maj 2026) vijoi me promovime të autoreve dhe autorëve si Elona Basha, Vilma Nika, Viktor Canosinaj, Dilaver Kurti (prezantuar nga Artan Kurti), Isuf Çipi, Rubjana Nika dhe Hasan Pasha.

Në orën 13:00 u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve, një moment kulmor i panairit.

Fituesit e çmimeve “Budi” ishin:

•⁠ ⁠Çmimi “Budi” për Poezinë: Basir Bushkashi, për librin “Zërat e ndjenjave”
•⁠ ⁠Çmimi “Budi” për Romanin: Namik Dokle, për trilogjinë “Atje ku dielli lind dy herë”
•⁠ ⁠Çmimi “Budi” Special (In Memoriam): Shkëlzen Zalli, për kontributin e tij të shquar në letërsinë për fëmijë

Juria e çmimeve u kryesua nga Aleksandër Çipa.

Në këtë edicion të parë morën pjesë 14 shtëpi botuese, të cilat kontribuan në pasurimin e programit dhe në krijimin e një atmosfere të gjallë kulturore.

Organizatorët shprehin mirënjohje të veçantë për Bashkinë Mat, për mbështetjen dhe mundësimin e realizimit të këtij aktiviteti, si dhe për të gjithë botuesit, autorët dhe lexuesit që i dhanë jetë këtij panairi.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e librit dhe kulturës në rajon, duke vendosur themelet për një traditë të re letrare në qytetin e Burrelit.

Urime për të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit në Panairin e Parë të Librit – Mat!

Aktiviteti u ndoq me pranine e spikatur te personaliteteve qe nderuan organizimin të tille si: Ambasadori i Republikës së Kosovës Skender Durmishi, Deputeti Bujar Leskaj, Prof. Dr. Bardhosh Gace, Deputeti Agron Malaj, Arta Marku, drejtore e QKLL, Ndue Dedaj, Agron Bala, Fatmir Toci, Irena Toci, Alfred Duka, Esat Ruka, Aferdita Onuzi, Prof. Dr. Etj.

Personalitete te shumte moren pjese dhe gjate ceremonise hapese te Panairit te Librit, ku Qendra e Studimeve Letrare Budi dhe themeluesi i saj Behar Gjoka, ne bashkepunim me partneret vendore ne Mat, organizuan nje ngjarje te shenjuar.

Genuine Effect ishte partner i eventit me kenaqesi ne mbeshtetje te thirrjes per kete ngjarje unike.

Genuine Effect

Dita e dytë - Panairi i Parë i Librit MAT Behar Gjoka Bashkia Mat Faqja Zyrtare “Me 1 dhe 2 maj 2026, u mbajt ne Burrel,...
02/05/2026

Dita e dytë - Panairi i Parë i Librit MAT Behar Gjoka Bashkia Mat Faqja Zyrtare

“Me 1 dhe 2 maj 2026, u mbajt ne Burrel, Panairi i Pare i Librit - Mat. Faleminderit botuesve qe u ben pjese e kesaj ngjarje per qytetin e Burrrelit. Faleminderit Bashkise Mat, qe mundesoj realizimin e kesaj veprimtarie. Falenderim per autore lexusit, qe i dhane tonin ketij eventi. Ne dy ditet e Panarit, u realizuan 16 vperimtari, promovuese dhe takime me shkrimtare nga gjithe Shqiperia. Ne diten e dyte u ndane edhe cmimet:
Cmimi Budi per poezine, per librin me poezi "Zerat e ndjenjave" te poetit Basir Bushkashi.
Cmimi Budi, per romanin, trilogjia "Atje ku dielli lind dy here", te shkrimtarit Namik Dokle.
Cmimi Budi, special, Inmemariam, Shkelzen Zalli, poeti dhe shkrimtari i shquar per femije.
Urime per fituesit dhe per pjesemarresit, botues, autore dhe lexues, ne Panarin e Pare te Librit, Mat!” (Behar Gjoka)

01/05/2026
Dita e Parë e Panairit të parë të Librit në Mat!
01/05/2026

Dita e Parë e Panairit të parë të Librit në Mat!

25/04/2026
“Rilindasi i mbramë iku në Xhenet. Fati e desh të kemi të pranishëm atdhetari. Pavarësisht keqkuptimeve. Studiuesi më i ...
23/04/2026

“Rilindasi i mbramë iku në Xhenet. Fati e desh të kemi të pranishëm atdhetari. Pavarësisht keqkuptimeve. Studiuesi më i thelluar i historisë së letërsisë shqipe, ne rrafshet e historisë dhe sociogjike. Shkrimtari i përveçëm si romancier, dramaturg, si dhe njeri nga kritikët më të mirë shqiptarë të periudhës bashkëkohore. Qosja një emër që rrallin patriarki e fjalë. Një mjeshtër i ligjërimit letrar, studimor, publicistik. Fati i shkrimtarëve është i tillë, lënë fjalën pas, e fjala është kujtesë e pashmangshme. Paqe Mjeshtër i Fjalës!” Behar Gjoka

Address

Pandi Dardha
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Genuine Effect posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share