21/07/2025
Ditët e fundit hasa në LinkedIn një nga fushatat më të thjeshta dhe më interesante të marketingut që kam parë kohët e fundit, dhe nuk ishte as me buxhet të madh, as me video të kushtueshme.
Mbase shumë prej nesh edhe mund të kenë hasur postime në LinkedIn me foton bashkangjitur këtij posti. Për çfarë bëhej fjale?!
fitoi një çmimin si “Banka më e mirë në Shqipëri” nga EuroMoney, një nga institucionet më prestigjoze ndërkombëtare në vlerësimin tërësor të bankave.
Zgjodhi ta ndajë këtë sukses në mënyrën më të zgjuar (për mendimin tim): përmes zërit të punonjësve të saj.
Të gjithë ndanë të njëjtin mesazh, të njëjtën krenari, nga profilet e tyre personale në LinkedIn.
Por pse jo nga profili i kompanise?!🤔
Ja disa arsye që të vijnë në mendje:
1️⃣Sepse kur njerëzit flasin për një arritje, mesazhi perceptohet si më i vërtetë e më i sinqertë. Në vend që vetë banka të thoshte: “Ne jemi më të mirët!”, e thanë punonjësit me krenari.
2️⃣Një avantazh tjetër është që postimet e punonjësve mund të shiheshin nga dhjetëra mijëra profile, dhe shumë prej tyre mund të mos e ndjekin fare bankën në rrjete sociale.
3️⃣Gjithashtu, një pikë që vlen të përmendet është forcimi i të ashtuquajturit “Employer branding”, pra forcimi i imazhit të bankës si punëdhënës i mirë. Në këtë mënyrë, mund të tërhiqen talente të reja, si dhe ruhet motivimi i punonjësve aktualë.
4️⃣Në fund, duke përfshirë punonjësit, i bën të ndihen që i përkasin një komuniteti a një bashkësie më të madhe.
Kjo është ajo që quhet marketing i brendshëm, “brand advocacy”, dhe “social proof” në maksimumin e vet.
Në një kohë kur njerëzit kanë më shumë besim tek njerëzit sesa tek reklamat, ky është një mësim për çdo markë në 2025:
“Punonjësit janë reklama më e besueshme.”
Për mua, ideja ishte 10/10.👏
Ti si e mendon?