Lifestyle Business Media Consulting

Lifestyle Business Media Consulting You & You the best from LIFE
This is Lifestyle when "You" given everything for yourself

Lifestyle Business & Media Consulting shpk është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar në Shqipëri, që ofron shërbime të personalizuara në fushën e konsulencës, komunikimit dhe zhvillimit të biznesit. Themeluese dhe administratore është Aina Hoti, e cila sjell mbi 20 vite përvojë ku kompania ofron konsulencë në biznes, media dhe komunikim, duke lidhur përvojën shumëvjeçare me vizionin modern për zhvillim dhe inovacion.

📖 Metoda e Nagomi-tnjë lexim për ata që ndihen të lodhur nga ritmi, presioni dhe zhurma e përditshme.Ky libër nuk premto...
05/01/2026

📖 Metoda e Nagomi-t
një lexim për ata që ndihen të lodhur nga ritmi, presioni dhe zhurma e përditshme.

Ky libër nuk premton zgjidhje magjike.
Ai propozon diçka më të qëndrueshme: ekuilibrin e brendshëm.

Është për njerëzit që:

duan të jetojnë pa konflikt të vazhdueshëm me veten,

kërkojnë qetësi mendore pa u shkëputur nga realiteti,

besojnë se mirëqenia lind nga harmonia, jo nga presioni.

Nagomi është arti i të jetuarit në paqe me ritmin tënd,
duke pranuar, rregulluar dhe balancuar – jo duke luftuar gjithçka.

Një libër për ata që duan më pak zhurmë
dhe më shumë qartësi në jetë. 🌿

2026 nuk ka nevojë për pozitivitet të rremë.Ka nevojë për sinqeritet, ekuilibër dhe ndjeshmëri.Pozitiviteti i tepruar sh...
04/01/2026

2026 nuk ka nevojë për pozitivitet të rremë.
Ka nevojë për sinqeritet, ekuilibër dhe ndjeshmëri.

Pozitiviteti i tepruar shpesh kthehet në toksicitet
dhe lë pasoja që kërkojnë kohë për t’u shëruar.

Sepse edhe drita, kur është e tepruar, verbëron.
Edhe lulet, nga uji i tepërt, prishen.

Në Human Performance & Well-being,
nuk flasim për maska, por për vetëdije.
Jo për presion për të qenë “gjithmonë mirë”,
por për performancë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Prandaj, jepni me zemër…
por edhe me mençuri.
👉 Kujdes çfarë jepni dhe si e jepni.

ABI Connexion - Lifestyle Business Media Consulting
Human Performance & Well-being in Real Estate Sales

Fillojmë vitin nga baza njerëzore e performancësFlasim për sh*tje, targete dhe rezultate.Harrojmë njeriun që i mban të g...
01/01/2026

Fillojmë vitin nga baza njerëzore e performancës

Flasim për sh*tje, targete dhe rezultate.
Harrojmë njeriun që i mban të gjitha në këmbë.

Qartësinë nën presion.
Qëndrueshmërinë në kohë.
Aftësinë për të vendosur pa u konsumuar.

Sepse performanca reale
nuk fillon nga numrat,
por nga njeriu që i krijon ato.

ABI Connexion
Lifestyle Consulting SH.P.K

Fundi i vitit është moment reflektimi, mirënjohjeje dhe vizioni për atë që po vjen.Çdo hap, çdo bashkëpunim dhe çdo ide ...
25/12/2025

Fundi i vitit është moment reflektimi, mirënjohjeje dhe vizioni për atë që po vjen.
Çdo hap, çdo bashkëpunim dhe çdo ide na ka çuar më pranë asaj që ka më shumë vlerë: zhvillimit me qëllim.
Gëzuar Krishlindjet

✨ Viti 2026 le të jetë:
– një vit qartësie
– një vit rritjeje të qëndrueshme
– një vit ku investimi kryesor është te vetja dhe vizioni yt

Nga Lifestyle Business Media Consulting,
ju urojmë festa të ngrohta dhe një Vit të Ri të mbushur me ekuilibër, sukses dhe frymëzim.

🌟 Gëzuar Festat & Vit të Mbarë 2026!

Lifestyle Business & Media ConsultingSOT, 24 tetor – ora 15:00 (online)Ftojmë të gjitha profesionistet dhe sipërmarrëset...
24/10/2025

Lifestyle Business & Media Consulting

SOT, 24 tetor – ora 15:00 (online)
Ftojmë të gjitha profesionistet dhe sipërmarrëset e diasporës në: “Funds & Enterprise Workshop – Fuqizimi i Gruas së Diasporës Shqiptare.”
👩‍🏫 Me Dr. Elisabeta Katiaj & Prof. Asc. Soana Jaupllari mbi rrugët konkrete për fonde, partneritete dhe ndërtim kapacitetesh.
🎓 Certifikatë trajnimi për të gjithë pjesëmarrësit.

🔗 Hyni direkt në Zoom:
https://us05web.zoom.us/j/86753099934?pwd=yHyA2XT44MjBKUGfcqtIm9WEKGhZlJ.1

“Fjalët ndërtojnë ura ose mure. Zgjedh gjithmonë të ndërtosh ura.”👉 Komunikimi i mirë është arti për të lidhur, jo për t...
13/10/2025

“Fjalët ndërtojnë ura ose mure. Zgjedh gjithmonë të ndërtosh ura.”

👉 Komunikimi i mirë është arti për të lidhur, jo për të ndarë.

🦅 Mësimi nga Skifteri: Fuqia e NdryshimitNdonjëherë, detyrohemi të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë, edhe pse ja...
11/10/2025

🦅 Mësimi nga Skifteri: Fuqia e Ndryshimit

Ndonjëherë, detyrohemi të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë, edhe pse janë të vështira.

E dini çfarë bën skifteri kur mbush 40 vjeç?
Skifterët jetojnë deri në 70 vjet, por për të arritur këtë moshë, duhet të marrin një vendim jetik.

Në moshën 40 vjeçare, thonjtë e tyre humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e bërë të pamundur rrokjen e prenës. Sqepi i mprehtë fillon të lakohet, duke mos e kryer më funksionin e tij. Ndërkohë, krahët rëndohen nga pesha e puplave, duke e vështirësuar fluturimin.

Në këtë pikë, skifteri ka vetëm dy alternativa: të vdesë ngadalë ose të hyjë në një proces të dhimbshëm ndryshimi, që zgjat 150 ditë. Ai zgjedh të jetojë.

🔹 Fluturon në majat më të larta dhe fillon të thyejë sqepin e vet mbi shkëmbinj, derisa ky të thyhet.
🔹 Pasi i rritet sqepi i ri, ai shkul kthetrat e vjetra.
🔹 Kur i rriten kthetrat e reja, fillon të heqë puplat e vjetra.

Pesë muaj pas kësaj torture, skifteri del më i fuqishëm, më i lehtë dhe rilind për të jetuar edhe 30 vite të tjera.

✨ Ky është mesazhi i tij për ne:
Edhe ne, për të ecur përpara, shpesh duhet të lëmë pas zakonet, ngarkesat dhe mendimet që na mbajnë peng. Procesi mund të jetë i dhimbshëm, por është i vetmi që na çon drejt rritjes dhe një jete më të plotë.

🌟 Ndonjëherë duhet të kalojmë nëpër dhimbje për të rilindur më të fortë.

🌍💚 10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit MendorShëndeti mendor është themeli i mirëqenies sonë.Balanca, qetësia dhe kujde...
10/10/2025

🌍💚 10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Shëndeti mendor është themeli i mirëqenies sonë.
Balanca, qetësia dhe kujdesi për veten janë çelësi për të jetuar më të plotë dhe për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme në jetë dhe në punë.

✨ Mos harroni:

Të flisni hapur.

Të kërkoni mbështetje kur keni nevojë.

Të gjeni kohë për gjërat që ju japin kuptim dhe gëzim.

🌸 Kujdesi për mendjen dhe shpirtin është investimi më i mirë që mund t’i bëni vetes.

🌟 Sot dhe çdo ditë, kujdesuni për veten tuaj dhe për njëri-tjetrin.

🔑 Mësimi i ditës: Secili në profesionin e vet!Një gomar dhe një ujk u ndeshën në një situatë të papritur. Ujku u mashtru...
09/10/2025

🔑 Mësimi i ditës: Secili në profesionin e vet!

Një gomar dhe një ujk u ndeshën në një situatë të papritur. Ujku u mashtrua nga zgjuarsia e gomarit dhe harroi rolin e tij, duke përfunduar i mundur.
👉 Kur humbasim fokusin tek forca dhe zanati ynë, gabojmë rëndë.

💡 Këshilla për jetën & punën:
Mos u përpiq të bësh atë që nuk është fusha jote. Ekspertiza dhe aftësitë e tua janë arma më e fortë. Mëso t’i përdorësh aty ku shkëlqen!



*Historia ne komente...

🌟 Liderizëm“Një lider i mirë nuk të thotë çfarë të bësh – ai të frymëzon të bësh më të mirën.”👉 Frymëzimi është forca që...
08/10/2025

🌟 Liderizëm
“Një lider i mirë nuk të thotë çfarë të bësh – ai të frymëzon të bësh më të mirën.”

👉 Frymëzimi është forca që e kthen një grup në ekip dhe një ide në realitet.

✨ Motivim & Kuptim“Nuk është lodhja që të ndal, por mungesa e kuptimit në punën tënde.”💡 Kur e gjen kuptimin, çdo ditë b...
07/10/2025

✨ Motivim & Kuptim
“Nuk është lodhja që të ndal, por mungesa e kuptimit në punën tënde.”

💡 Kur e gjen kuptimin, çdo ditë bëhet frymëzim dhe jo barrë.

✨ Rruga drejt Suksesit ✨Besoni te vetja! 💡Pengesat dhe pamundësitë janë pjesë e natyrshme e rrugës. Dështimet nuk janë f...
06/10/2025

✨ Rruga drejt Suksesit ✨

Besoni te vetja! 💡
Pengesat dhe pamundësitë janë pjesë e natyrshme e rrugës. Dështimet nuk janë fundi, por mundësi për të mësuar, reflektuar dhe për t’u rritur.

👉 Për të tejkaluar momentet e pasigurisë, ndiqni disa hapa të thjeshtë:
1️⃣ Reflektoni mbi përvojat dhe mësimet e marra.
2️⃣ Rivlerësoni qëllimet sipas situatës aktuale.
3️⃣ Kërkoni mbështetje te njerëzit e duhur.
4️⃣ Përmirësoni aftësitë përmes trajnimeve dhe zhvillimit personal.
5️⃣ Mbani një mendje pozitive dhe fokus te progresi.
6️⃣ Jepini vetes pushim kur është e nevojshme.
7️⃣ Jini të hapur ndaj ndryshimeve.
8️⃣ Përqendrohuni gjithmonë në anën pozitive.

🌱 Çdo hap i vogël është një hap më afër suksesit. Ndryshimi dhe zhvillimi vijnë përmes sfidave – përdorini ato për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Adresse

Lausanne
1001

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 17:00
Dienstag 09:00 - 17:00
Mittwoch 09:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 17:00

Telefon

+41786415058

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Lifestyle Business Media Consulting erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Lifestyle Business Media Consulting senden:

Teilen

Kategorie