Koroni Digital Agency

Koroni Digital Agency Menaxhim & këshillim të jashtëm për biznesin tuaj onlin & fizik. Trajnim mbi sh*tjen & menaxhimin.

Rritja fillon kur ndalon së pyeturi çfarë po funksionon sot dhe fillon të mendosh çfarë do të funksionojë nesër.Po ti te...
17/09/2026

Rritja fillon kur ndalon së pyeturi çfarë po funksionon sot dhe fillon të mendosh çfarë do të funksionojë nesër.

Po ti tek cila fazë je?

05/09/2026

PARIMI 004 – METODA KORONI™
DISIPLINA VLEN MË SHUMË SE MOTIVIMI.

Ka ditë kur do të zgjohesh plot ide, energji dhe dëshirë për të bërë gjithçka. Dhe do të ketë ditë kur nuk do të kesh dëshirë të bësh asgjë. Biznesit tënd nuk i intereson se cilën nga këto ditë po kalon.

Klientët presin përgjigje.
Porositë duhen përfunduar.
Shifrat duhen kontrolluar.
Problemet duhen zgjidhur.
Vendimet duhen marrë.

Këtu fillon ndryshimi mes të pasurit një biznes dhe të menduarit si sipërmarrës.

Motivimi të ndihmon të fillosh. Disiplina të bën të vazhdosh edhe kur entuziazmi ka ikur.

Dhe disiplina nuk do të thotë të punosh pa pushim.

Do të thotë të krijosh zakone, standarde dhe rutina që nuk varen çdo mëngjes nga pyetja:

"A kam dëshirë sot?”

Sepse një biznes i qëndrueshëm nuk mund të ndërtohet mbi humorin e pronarit të tij.
Ndërto zakone që punojnë për qëllimet e tua, edhe në ditët kur motivimi nuk shfaqet.

👉Ruaje. Sidomos për ditën kur nuk do të kesh motivim.

Një nga këshillat që do t’i jepja kujtdo që kërkon të rritet dhe të ecë përpara është kjo:"Gjej kohë për veten."Të ndalo...
04/09/2026

Një nga këshillat që do t’i jepja kujtdo që kërkon të rritet dhe të ecë përpara është kjo:

"Gjej kohë për veten."

Të ndalosh pak nuk do të thotë se po humbet kohë.
Pak qetësi, pak distancë nga zhurma, nga turma dhe nga ritmi i përditshëm, është mënyra për të rigjeneruar energjinë që të duhet për të vazhduar.

Sepse suksesi nuk është vetëm sa shumë arrin të ndërtosh.Është edhe sa mirë arrin të jetosh ndërkohë që e ndërton.

Mos e shty jetën për ditën kur biznesi yt do të jetë aty ku dëshiron.Jeto dhe ndërto biznesin tënd njëkohësisht.

Nëse je ok me këtë parim bëj LIKe ose KOMENTO me një emoji🤝🤝🤝.

26/08/2026

Shumë njerëz mendojnë se një ditë do zgjohen dhe do jenë gati.

Gati për biznes.
Gati për sukses.
Gati për të ndryshuar jetën.

Por e vërteta është tjetër.

Ti bëhesh gati rrugës.

Me çdo libër që lexon.
Me çdo gabim që bën.
Me çdo njeri që takon.
Me çdo sfidë që kalon.

Ashtu si kjo gotë mbushet pikë pas pike...

Edhe ti bëhesh versioni që ëndërron, pak nga pak.

Mos prit të ndihesh gati. Fillo.

💭 Çfarë po mëson këto ditë?

22/08/2026

PARIMI 003 – METODA KORONI™

Mos u dashuro me idenë.
Dashurohu me problemin që zgjidh.

Një nga gabimet më të zakonshme kur nisim një biznes është të mendojmë:

“Unë e dua këtë ide, prandaj do ta duan edhe të tjerët.”

Por tregu nuk funksionon kështu.

Klienti nuk blen sepse ti ke një ide të bukur.
Ai blen sepse ajo që ofron i zgjidh një problem, i plotëson një nevojë ose i krijon një dëshirë mjaftueshëm të fortë për të paguar.

Mund të kesh produktin më të bukur, ambientin më të kuruar apo shërbimin që ty të duket fantastik. Por nëse nuk e kupton pse duhet ta zgjedhë klienti, ke ndërtuar një ide — jo domosdoshmërisht një biznes.

Prandaj, para se të investosh më shumë para, kohë dhe energji, pyet:

Çfarë problemi po zgjidh?
Për kë?
Dhe pse duhet të më zgjedhë mua?

Sipërmarrësi i mirë nuk përpiqet t'i provojë tregut se ideja e tij është e shkëlqyer. Ai dëgjon tregun dhe ndërton atë që tregu ka arsye ta blejë.

Metoda Koroni™ | Parimi 003

Ruaje këtë parim. Mund të të kursejë shumë kohë, para dhe zhgënjim.

Mos hyr në vjeshtë me të njëjtat rezultate.Nëse biznesi yt po punon shumë, por rritja, sh*tjet dhe organizimi vazhdojnë ...
17/08/2026

Mos hyr në vjeshtë me të njëjtat rezultate.

Nëse biznesi yt po punon shumë, por rritja, sh*tjet dhe organizimi vazhdojnë të mbeten në të njëjtin nivel, ndoshta nuk të duhet të bësh më shumë—por të ndërtosh një strategji më të qartë.

Me mbi 15 vite përvojë në sh*tje dhe menaxhim, bashkëpunoj me biznese që duan të:

• rrisin sh*tjet
• përmirësojnë marketingun
• organizojnë proceset e punës
• pozicionohen më qartë në treg
• ndërtojnë një plan real rritjeje

Përmes konsultave dhe mentorimit 1:1, analizojmë biznesin tënd, identifikojmë çfarë po pengon rezultatet dhe ndërtojmë hapa konkretë për zhvillim.

Nëse po kërkon një mentore biznesi dhe një bashkëpunim serioz për sezonin e ri, më shkruaj në DM fjalën "BASHKËPUNIM”.

Nertila Koroni
Trajnuese & Mentore Biznesi

Vendi ku do të doja të kaloja shumicën e kohës… pranë detit, duke admiruar perëndimet.Po ti, ku e gjen qetësinë: pranë d...
13/08/2026

Vendi ku do të doja të kaloja shumicën e kohës… pranë detit, duke admiruar perëndimet.

Po ti, ku e gjen qetësinë: pranë detit, në mal apo në rehatinë e shtëpisë? 🤍

Ke një ide, por nuk di nga ta fillosh? Apo ke një biznes që ka ngecur?Problemi nuk është mungesa e dëshirës.Problemi ësh...
27/07/2026

Ke një ide, por nuk di nga ta fillosh? Apo ke një biznes që ka ngecur?

Problemi nuk është mungesa e dëshirës.
Problemi është që shumica e sipërmarrësve fillojnë pa një strategji, pa një plan dhe pa dikë që t'u tregojë rrugën. Pastaj humbasin kohë, para dhe motivim duke provuar gjithçka.

Unë nuk të premtoj sukses brenda natës.
Të ndihmoj të ndërtosh një biznes me drejtim, strategji dhe vendime të bazuara në eksperiencë reale.
Nëse je gati të investosh te biznesi yt, jo vetëm të ëndërrosh për të, atëherë le të flasim.

📩 Më shkruaj "MENTORIM" në inbox dhe të tregoj si mund të punojmë së bashku.

Address

Rruga Teodor Keko,, Tiranë, Shqipëria
Tirana
1052

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 15:00

Telephone

+355693928658

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Koroni Digital Agency posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Koroni Digital Agency:

Shortcuts

Share