BlackDeal_al

BlackDeal_al Mirë se vini "Black Deal" Marrëveshja e zezë. Kjo është ajo marrveshja që SHQIPTARËT kanë bërë këto 30 vjet me politikanët Shqiptarë.

Një marrëveshje që shkon në të kundërt me ëndërrën dhe dëshirën e çdo Shqiptari për një jetë më të mirë, më të qetë dhe më të begatë për të gjithë ata dhe fëmijët e tyre. Një marrëveshje që nuk ka përfituar askush përveç politikanëve tanë dita ditës po pasurohen duke vjedhur popullin dhe duke e lënë atë në mëshirë të fatit. NE DUHET TA NDRYSHOJMË KËTË REGJIM DHE DUHET TA NDRYSHOJMË SËBASHKU.

26/04/2022

32 vite më parë, në kryeqytetin e Shqipërisë, e pikërisht në Qytetin “Studenti”, studentët e Universitetit të Tiranës ngritën krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit, kundra këtij regjimi famëkeq. Ata në datën 8 Dhjetor 1990 vendosën të bojkotonin mësimin dhe të protestojnë kundra regjimit, fillimisht për ndërprerjen e energjise elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në ato momente, kushtet tepër të vështira që kishin studentët në konvikte e në shkolla.
Ata organizuan një protestë, në të cilën ndodhi edhe një incident: policia e ushtria përdorën dhunë për të shpërndarë studentët dhe disa protestues morën plagë nga dhuna që përdorën forcat e pushtetit komunist. Kjo do të sillte dhe irritimin e mëtejshëm të studentëve dhe kërkesat e tyre u zgjeruan. Përveç kërkesave për plotësimin e kushteve të jetesës ata kërkuan lejimin e pluralizmit si dhe dënimin e dhunuesve të studenteve. Ngjarjet rodhën shumë shpejt dhe pas shumë protestave ku zëri kryesor që dëgjohej ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një përfaqësi studentësh e kryesuar nga Azem Hajdari, iu drejtua me 11 Dhjetor 1990, Pallatit të Brigadave ku priteshin në takim nga Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërise, Ramiz Alia, njëkohësisht edhe President i vendit. Ky është dhe momenti më kyç i lëvizjes studentore.
Në atë mbledhje, Ramiz Alia, duke parë që studentëve u ishin bashkangjitur tashmë dhe qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria, dhe pushteti nuk kishte më fuqinë t’i bënte ballë Lëvizjes për Demokraci, pranoi pa kushte Pluralizmin Politik në Republikën e Shqipërisë.
Lëvizja Studentore Shqiptare lindi si rezultat i një serie protestash studentore e demonstratash që u përshkallëzuan në një konflikt të hapur me sistemin totalitar e partinë-shtet. Ndërmjet arritjeve të shënuara të kësaj lëvizjeje janë mbajtja e zgjedhjeve të para demokratike në Shqipëri, formulimi i qartë i kërkesave politike që sollën pluralizmin në Shqipëri, galvanizimi i masave të popullit në mbështetje të forcave politike opozitare që lindën më pas, organizimi i grevës së urisë, që çoi në rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shmangien e Luftës Civile në një moment shumë kritik të tranzicionit të Shqipërisë prej sistemit totalitar. Sot, ne jetojmë në një vend të lirë e demokratik, dhe për këtë një meritë të padiskutueshme ka Lëvizja Studentore e 8 Dhjetorit të vitit 1990, e kryesuar nga Lideri i Demokracisë, “Nderi i Kombit” Azem Hajdari si dhe mijëra studentët e intelektualët që me uraganin studentor përmbysën regjimin më gjakatar që kishte njohur Europa. 8 Dhjetori i vitit 1990, kjo datë historike, do të mbetet në memorien e shqiptarët si prelud i ndryshimit të sistemit shoqëror në Shqipëri, nga komunizmi njëpartiak në demokraci pluraliste. Shqipëria ishte i vetmi shtet totalitar policor në Europë Dhjetori i vitit ’90 vendosi në axhendën e shqiptareve ballafaqimin.
Dhjetoristët dhe gjithë populli shqiptar, në këtë ditë historike, nderojnë kujtimin e Liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, i cili u vra më 12 Shtator 1998. Rrugën për fitoren e demokracisë e të pluralizmit shqiptar, rinia studentore e nisi 32 vjet më parë nga ai vend që sot quhet Sheshi “Demokracia”, në krye të së cilës ishte tribuni Azem Hajdari. Studentët e udhëhequr nga Azemi mbushën rrugët e Tiranës, sheshet dhe shpirtrat e shqiptarëve me dritën e lirisë. Në dhjetor të vitit 1990, Shqipëria ishte i vetmi shtet totalitar policor në Europë. Në atë kohë të acartë, kur bisha komuniste ishte në përpëlitjet e fundit, barra e përplasjes me regjimin më gjakatar që kishte njohur njerëzimi ra mbi studentët e universiteteve të Tiranës dhe të qendrave të tjera të arsimit të lartë në Korçë, Shkodër, Elbasan e në Gjirokastër.

Në periudhën ndërmjet Dhjetorit 1990 dhe Prillit 1991, studentët shqiptarë demonstruan ndjenjë të lartë përgjegjësie politike dhe dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset e tranzicionit prej sistemit totalitar në një sistem demokratik. Këto ngjarje kanë lënë gjurmë të thella në zhvillimet e mëvonshme politike, ekonomike e shoqërore në shtetin shqiptar. Studentët që morën pjesë në veprimtaritë e Lëvizjes Studentore, kanë qenë kontribues shumë aktivë në të gjitha nivelet e politikës shqiptare.
Por të gjithë e dimë rrjedhojën e ngjarjeve që kanë ndodhur këto 32 vite PSEUDO DEMOKRACI në SHQIPËRI.
A ka shkruar gjithçka në krahun e duhur këto 32 vite, Si jetojnë Shqiptarët sot dhe a janë plotësuar ëndërrat e qindra atyre studentëve të dhjetorit 90 për një Shqipëri Europiane nga politika jonë në këto 30 vite.
Këto dhe shumë tema të tjera do ti diskutojmë këtu SËBASHKU. Na ndiqni.

06/03/2022

Përshëndetje.

Jemi mësuar që nëpër faqe dhe grupe të ndryshme në facebook të diskutojmë për tema të ndryshme si dashuria, shoqëria, lidhje apo shumë tema të të parëndësishme për kohët e tanishme. Nuk po them qe dashuria dhe shoqëria janë të pa rëndësishme për jetën e njeriut, sepse ku nuk ka dashuri dhe shoqeri nuk ka jetë. Por ne duhet të diskutojmë më shumë për një të ardhme më të mirë për ne dhe për familjet tona, për një jetë më të lirë, më të qetë, për të drejtat dhe liritë tona, për të drejtën e fjalës, për drejtësi dhe barazi, për një demokraci që është ëndërr e kahershme e çdo Shqiptari, për një ligj që të jetë i njëjtë për të gjithë, për një ekonomi më të mirë.
Këto dhe shumë tema të tjera do ti diskutojmë këtu SËBASHKU.

Ju mirëpresim.

06/03/2022

"Black Deal" Marrëveshja e zezë.
Kjo është ajo marrveshja që SHQIPTARËT kanë bërë këto 30 vjet me politikanët Shqiptarë. Një marrëveshje që shkon në të kundërt me ëndërrën dhe dëshirën e çdo Shqiptari për një jetë më të mirë, më të qetë dhe më të begatë për të gjithë ata dhe fëmijët e tyre. Një marrëveshje që nuk ka përfituar askush përveç politikanëve tanë dita ditës po pasurohen duke vjedhur popullin dhe duke e lënë atë në mëshirë të fatit.
NE DUHET TA NDRYSHOJMË KËTË REGJIM DHE DUHET TA NDRYSHOJMË SËBASHKU.

Address

Rruga E Dibrës
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BlackDeal_al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share