Insight Sage

Insight Sage Insight Sage, faqja që mbledh e ndan dije dhe informacione të vlefshme, për konsumatorët dhe tregjet.

Dhuna dhe ngacmimet seksuale në punë shkaktojnë dëme për individët, familjet, bizneset dhe shoqërinë. Ato ndikojnë në je...
15/04/2024

Dhuna dhe ngacmimet seksuale në punë shkaktojnë dëme për individët, familjet, bizneset dhe shoqërinë. Ato ndikojnë në jetën, dinjitetin e njerëzve, shëndetin dhe mirëqenien, si edhe përkeqësojnë pabarazinë në shoqëri duke minuar produktivitetin e biznesit. Për t’i parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efektive, duhen njohur llojet, përhapja dhe subjektet e ekspozuara.

Për të lexuar raportin e plotë mund të klikoni link-un:
Shqip: https://www.togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2024/02/Raport_Ngacmimet-seksuale-ne-vendin-e-punes.pdf?fbclid=IwAR06idcYwhXL8jkGgb5GMKcBxOpXxvwCY_KZBOI2gfN7fZz8Fli_haDBjyE_aem_ARvlFqGNsaw5w45AqExHbkehqqxfhAEQqKZRnPA__PI4dz8DORpc6HNMiu4McMWcXKTHOQlcTYKJAyTBtOaYaxWP

English: https://www.togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2024/02/Report_Sexual-Harassment-in-The-Workplace.pdf?fbclid=IwAR0G9_WFXRdUnr7KNbKzFJzk8d2fdDuS5Qsvt2hg4EH79XcnE1zWWqSPXLQ_aem_ARvp9M7rFzO0dzK7iVZHHGpASxZnWZDoQFegtVxR4irwuLJvRmuDT5pxRFD7nLKUv5xx8vG4mXaSUCuv2zoy16bf


Insight Sage
Together for Life
Embassy of the Netherlands in Albania

Televizionin Ora NewsWebsite: www.oranews.tvYoutube http://bit.ly/2DDddtLFacebook: http://bit.ly/2RkUN4sInstagram ...

The X-FilesThe “Scully effect”: I WANT TO BELIEVE ...IN STEMNë vitet 90’ Dr. Dana Scully, në X-Files, ishte një nga pers...
11/02/2024

The X-Files
The “Scully effect”: I WANT TO BELIEVE ...IN STEM

Në vitet 90’ Dr. Dana Scully, në X-Files, ishte një nga personazhet e para femra shkencëtare multidimensionale. Deri në atë moment, shkencëtarët portretizoheshin si burra me flokë dhe përparëse të bardhë, në laborator, bashkë me ca burra të tjerë në sfond. Shkëlqimi i Dr. Scully si shkencëtare, objektive, skeptike, profesionale frymëzoi një brez vajzash dhe grash për të ndjekur karrierën në fusha shkencore dhe rriti numrin e regjistrimeve në këto degë në gjysmën e dytë të viteve 90’. Ky fenoment që tregon rëndësinë e përfaqësimit në media u quajt, Efekti Scully (the Scully effect).
Për ta konfirmuar këtë teori të përfolur në media, një institut kërkimor në 2018, realizoi një studim mes 2021 grave adulte në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) ndjekëse të serive X-Files.

· Gati dy të tretat (63%) e grave në studim, që janë të njohura me Dana Scully thonë se ajo ka rritur besimin e tyre në rëndësinë e STEM.
· Po aq, gati dy të tretat (63%) e grave që punojnë në STEM thonë se Dana Scully shërbeu si model për to kur ishin më të reja.
· Nëntë nga 10 (91%) gra që janë të njohura me karakterin e Scully thonë ajo shquhet si një personazh i fortë femër në televizion.
· Gratë në kampion u pyetën për atribute të ndryshme të karakterit të Scully. Fjalët më të përdorura për ta përshkruar atë ishin "e zgjuar", "inteligjente",dhe "e fortë".

11 Shkurt- Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë)

11 February- International Day of Women and Girls in STEM (Science, Technology, Engineering, and Mathematics)

P.S Studimi është realizuar nga The Geena Davis Institute on Gender in Media

A jeni artdashës, ndjekës i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor? Ju ftoj të beheni pjesë e studim...
09/01/2024

A jeni artdashës, ndjekës i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor?

Ju ftoj të beheni pjesë e studimit më të fundit nga Insight Sage

Kliko! Plotëso! Shpërnda!

30/12/2023

BANJOT ore, BANJOT!!!

LAJ DUART! 🙈

Ore, sa kushton një dreq paneli diellor?

Po ku lahet vaji i byrekut me ujë të ftohtë nga duart?!

Aman, ju konsulentët e biznesit! Kujtojuani pronarëve të bizneseve të shërbimeve (kafeneve, restoranteve, hoteleve) se banja (uji i ngrohtë, sapuni, letrat) është Nr. 1.

Të hash mish të pjekur në hell, peshk, pulë, apo byrekë, me duar, e pastaj t'i lash duart me ujë të ftohtë???

Për 2024-ën tashi 😜

Katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë (79,2%) do të votonin pro bashkimit në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovë...
28/11/2023

Katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë (79,2%) do të votonin pro bashkimit në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nëse do të thirreshin sot në një referendum për këtë çështje.
90% mendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm.

Gëzuar Pavarësinë!

(Barometri, Euronews, Data centrum dhe MRB, tetor 2022).

Shprehja një bie dhe qindra ngrihen, do ishte më e saktë, 23 bien dhe 100 ngrihen!!! Sipas INSTAT, gjatë vitit të kaluar...
20/10/2023

Shprehja një bie dhe qindra ngrihen, do ishte më e saktë, 23 bien dhe 100 ngrihen!!!

Sipas INSTAT, gjatë vitit të kaluar në vendin tonë u lidhën 18,781 martesa. Rroftë dashuria dhe me trashëgime çiftit 🫶
Në të njëjtën kohë 2.111 burra dhe 2.256 gra, kërkuan divorcin, që supozohet se norma e divorcit për 100 martesa mund të jetë rreth 23.25% (të dhënat finale nuk janë publikuar akoma).

Gëzuar Ditën Evropiane të Statistikave
Gëzuar Instituti i Statistikave (INSTAT)
20 Tetor 2023

Nën tymin e duhanit, rreth tavolinave të kafeneve në Tiranë a gjetkë nëpër Shqipëri, qarkullojnë plot legjenda urbane st...
20/10/2023

Nën tymin e duhanit, rreth tavolinave të kafeneve në Tiranë a gjetkë nëpër Shqipëri, qarkullojnë plot legjenda urbane statistikore. A e di të thonë që për çdo burrë ka 4 gra në Shqipëri? Jo, hidhet tjetri, une kam dëgjuar që ka 7, si në parajsë.
Statistikat e qiellit nuk i aksesojmë dot, por të vendin tonë po.
Instituti Statistikave raporton se raporti gjinor i popullsisë gjithsej më 1 janar 2023 është 98,0 meshkuj për 100 femra. E thënë ndryshe popullsia përbëhet nga 49.5% meshkuj dhe 50.5% femra.

Gëzuar Ditën Evropiane të Statistikave
Gëzuar Instituti i Statistikave (INSTAT)
20 Tetor 2023

🛑A keni pësuar apo dëshmuar personalisht, ngacmim seksual në vendin e punës? A keni raportuar rreth këtij ngacmimi? Klik...
10/04/2023

🛑A keni pësuar apo dëshmuar personalisht, ngacmim seksual në vendin e punës? A keni raportuar rreth këtij ngacmimi?

Kliko në foto, ndiq linkun dhe përgjigju në mënyrë anonime rreth ngacmimeve seksuale në vendin e punës. Ky pyetësor zgjat rreth 5 minuta. Shpërndaje me kolegët dhe ftoji të japin mendimin e tyre.
_______________________________________________________________________
Ky studim realizohet nga Insight Sage në bashkëpunim me Shoqata Together for Life dhe mbështetjen financiare të Ambasadës Hollandeze në Shqipëri. Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni në emailin [email protected]

Ndaj eksperiencën tënde! Plotëso pyetësor! Shpërnda!

🫦Sa të pranueshme janë batutat dhe komplimentat me sfond seksual në vendin e punës?Përgjigjuni në mënyrë anonime rreth n...
27/03/2023

🫦Sa të pranueshme janë batutat dhe komplimentat me sfond seksual në vendin e punës?
Përgjigjuni në mënyrë anonime rreth ngacmimeve seksuale në vendin e punës. Kliko, ndiq linkun dhe plotëso pyetësor në 5 minuta. Shpërndaje me kolegët dhe ftoji të japin mendimin e tyre.
_______________________________________________________________________
Ky studim realizohet nga organizata "Together for Life" dhe agjencia studimore "Insight Sage". Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni në emailin [email protected]

Ndaj eksperiencën tënde! Plotëso pyetësor! Shpërnda!

🫦A ngacmojnë femrat seksualisht në vendin e punës apo vetëm meshkujt?Përgjigjuni në mënyrë anonime rreth ngacmimeve seks...
27/03/2023

🫦A ngacmojnë femrat seksualisht në vendin e punës apo vetëm meshkujt?
Përgjigjuni në mënyrë anonime rreth ngacmimeve seksuale në vendin e punës. Kliko, ndiq linkun dhe plotëso pyetësor në 5 minuta. Shpërndaje me kolegët dhe ftoji të japin mendimin e tyre.

_______________________________________________________________________

Ky studim realizohet nga organizata "Together for Life" dhe agjencia studimore "Insight Sage". Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni në emailin [email protected]

Ndaj eksperiencën tënde! Plotëso pyetësor! Shpërnda!

Fëmijët e Down Syndrome Albania i kanë syckat e sinqerta, përqafimet të ngrohta, vallet me rritëm dhe patriotizmin e fla...
17/12/2022

Fëmijët e Down Syndrome Albania i kanë syckat e sinqerta, përqafimet të ngrohta, vallet me rritëm dhe patriotizmin e flaktë. Kjo është festa më e ciltër dhe gazmore në Tiranë dhe sfidojmë këdo që thotë të kundërtën.

Insight Sage falenderon secilin pjesëmarrës në studimin rreth stilit dhe veshjeve që vendosi t'ia dhuroi shpërblimin e tij, fëmijëve të Down Syndrome Albania dhe dhuratave të tyre të festave.

Santa Silvana Y. Xheka dhe Insight Sage ju falenderon për kontributin dhe dashamirësinë tuaj.

Gëzuar 2023!
✨✨✨✨

… dhe mos harroni truri i njeriut është i aftë për gjëra të pabesueshme, por ndonjëherë është gjithashtu i mangët. Ne pr...
23/11/2022

… dhe mos harroni truri i njeriut është i aftë për gjëra të pabesueshme, por ndonjëherë është gjithashtu i mangët. Ne priremi të bëjmë shumë gabimeve mendore si psh:
🧠 Tentojmë të vemë re vetëm ato gjëra që i kemi tashmë në arkivën e memorjes tonë ose që na konfirmojnë besimin që kemi krijuar.
🧠Projektojmë perjetimet apo mendimet e momentit në të shkuarën apo të ardhmen.
🧠 Thjeshtëzojmë probabilitet dhe të dhënat numerike për ti bërë më të përtypshme për trurin.
🧠 Pretendojmë se e dimë ç’mendojnë të tjerët por asimetrikisht ata nuk e dinë se ç’mendojnë ne.

Në total, ka mbi 180 paragjykime njohëse (cognitive bias) që ndërhyjnë në mënyrën se si ne përpunojmë të dhënat, mendojmë në mënyrë kritike dhe perceptojmë realitetin. Sigurisht, kjo është e gjitha pjesë e të qenit njerëzor - por paragjykimet e tilla njohëse mund të kenë gjithashtu një efekt të thellë në përpjekjet, investimet dhe jetën tonë në përgjithësi.

Herën tjetër që duhet të marrësh vendime të rëndësishme për biznesin ose organizatën tënde, lidhu me një studjues të jashtëm objektiv. Kontrolloji njohuritë e tua mbi tregun me analiza sistematike tregu. Kij besim tek intuita jote por furnizoje atë me dije korrekte dhe të rifreskuara.

Address

Hilton Garden Inn Tirana, 146 Bulevardi Gjergj Fishta
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Insight Sage posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Insight Sage:

Share