Vass-Med Albania

Vass-Med Albania Sherbime grafike. Dizenjime. Printime. Kartvizita. Postera. Flyera. Fletepalosje. Stampime. Adezive. Banera. http://albanianhealth.blogspot.com/

Uji i Hudhrës – Përfitimet e Mëdha për ShëndetinHudhra është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën shqiptare.Për...
30/04/2021

Uji i Hudhrës – Përfitimet e Mëdha për Shëndetin

Hudhra është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën shqiptare.

Përfitimet kryesore të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë.

Konsumi i ujit të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj.

Shumë njerëz përdorin ujin e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato.

Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.

Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra është e shkëlqyer për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.

Ajo është efikase në parandalimin dhe kurimin e tuberkulozit, azmës, bronsh*tit dhe kollës.

Efikasiteti i hudhrës është më i lartë nëse hahet e gjallë ose e pjekur në furrë.

Atë mund ta përdorni edhe në përgatitjen e pomadave të cilat përdoren në raste të të ftohurës.

Hudhrën mund ta përdorni edhe në rastet e dhimbjes së dhëmbit duke vendosur gjysmën e një thelbi hudhër mbi dhëmballë.

Kur ju dhemb veshi, mund të shtrydhni pak hudhër dhe të hidhni një ose dy pika në veshin që dhemb.

Nëse hezitoni të konsumoni hudhra për shkak të aromës së saj klikoni këtu për të mësuar metodat natyrale për evitimin e erës së keqe të saj.

Burimi: Agroweb

Address

Tirane
Tirana
1001

Telephone

+355692048222

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vass-Med Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share