Emisioni "Me Zemer te Hapur"

Emisioni "Me Zemer te Hapur" Emisioni social "Me Zemer te Hapur" në News24 TV. Na ndiqni cdo dite nga e hena - ne te premte ora 12:00 - 13:30 Ky emision ka 17 vite qe zhvillohet ne News24

Një nënë nga Elbasani përjetoi ditët më të vështira të jetës së saj, pasi dy djemtë e saj, 12 dhe 17 vjeç, u larguan nga...
23/09/2026

Një nënë nga Elbasani përjetoi ditët më të vështira të jetës së saj, pasi dy djemtë e saj, 12 dhe 17 vjeç, u larguan nga banesa dhe humbën kontaktet me familjen.Frika dhe pasiguria e detyruan familjen të kërkonte ndihmë, ndërsa rasti i tyre u bë pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur”. Kërkimet u zhvilluan edhe përmes ekranit, me shpresën se çdo informacion mund të çonte në gjurmët e dy të rinjve.Njëri prej tyre, 12-vjeçari, ishte larguar edhe më herët nga banesa, ndërsa këtë herë shqetësimi ishte edhe më i madh, pasi familja nuk kishte asnjë kontakt me të. Ndërkohë, edhe vëllai i tij 17-vjeçar ishte larguar, duke e lënë nënën përballë ankthit të dyfishtë.Njëri prej djemve u kërkua edhe live në emision, ndërsa çdo telefonatë dhe çdo informacion u ndoq me shpresën se do të sillte lajmin që nëna priste.Dhe sot, më në fund, pas ditëve të ankthit dhe kërkimeve, lajmi është i mirë.Të dy djemtë janë gjetur dhe janë rikthyer pranë nënës së tyre.Por pas gëzimit të rikthimit në shtëpi mbeten shumë pyetje. Ku qëndruan? Çfarë ndodhi gjatë kohës që ishin larg? Përse u larguan dhe çfarë i shtyu të dy vëllezërit të merrnin këtë vendim? Sot, në “Me Zemër të Hapur”, do të dëgjojmë rrëfimin e nënës, por edhe zërin 17 vjecarit. Pas rikthimit të tyre në familje, ata do të tregojnë çfarë ndodhi dhe çfarë fshihet pas këtyre ditëve të vështira. Ndiqni rrëfimin…

Një nënë nga Elbasani jetoi ditë të tëra mes ankthit, frikës dhe shpresës për të birin 12-vjeça, i cili ishte larguar ng...
21/09/2026

Një nënë nga Elbasani jetoi ditë të tëra mes ankthit, frikës dhe shpresës për të birin 12-vjeça, i cili ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me familjen.Familjarët iu drejtuan Policisë, ndërsa nëna nisi ta kërkonte kudo ku mund të kishte një gjurmë të të birit. Informacione të pakonfirmuara e çuan edhe në Durrës, aty ku shpresonte se mund ta gjente.Por historia e 12 vjeçaarit nuk ishte një largim i vetëm.Sipas nënës, 12-vjeçari është larguar edhe herë të tjera nga shtëpia dhe në disa raste është gjetur pas disa ditësh. Këtë herë, mungesa e gjatë e kontaktit e bëri frikën edhe më të madhe.Nëna rrëfen se natën kur u largua, djali ndodhej në banesë. Familjarët ishin në gjumë, ndërsa ai doli fshehurazi nga shtëpia. Sot I mituri është gjetur,por kthimi i tij pranë familjes nuk e mbyll këtë histori.Përkundrazi, ngre një pyetje shumë më të madhe, se çfarë po e shtyn një fëmijë 12-vjeçar të largohet vazhdimisht nga shtëpia?Familjarët kanë ngritur edhe shqetësime për shoqërinë me të cilën mund të jetë përfshirë dhe për sjellje që nuk i përkasin moshës së tij. Këto janë çështje që tashmë kërkojnë vëmendje, jo vetëm nga familja, por nga të gjithë të rriturit që kanë një rol në jetën e një fëmije.Ndiqni rrefimin…

Lajm i mirë!Gjendet shendosh e mire 12 vjeçari ne Tirane duke lypur. Eshte e disajta here qe 12 vjeçari humb kontaktet m...
19/09/2026

Lajm i mirë!

Gjendet shendosh e mire 12 vjeçari ne Tirane duke lypur. Eshte e disajta here qe 12 vjeçari humb kontaktet me familjen per jave te tera!

Nëna e një 12-vjeçari nga Elbasani ka bërë një apel prekës për ndihmë, pasi me djalin e saj Arjanito, ka humbur kontakte...
19/09/2026

Nëna e një 12-vjeçari nga Elbasani ka bërë një apel prekës për ndihmë, pasi me djalin e saj Arjanito, ka humbur kontaktet., Familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Elbasanit, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. Deri më tani, nëna shprehet se nuk kanë marrë asnjë informacion për vendndodhjen e djalit. Nga hetimet paraprake të kryera nga policia dhe bazuar edhe në deklarimin e vëllait të të miturit, dyshohet se Arjanito është larguar për të lypur, një veprim që sipas familjarëve, e ka bërë edhe herë të tjera.Dyshohet se eshte konsumues i cigares dhe lendeve narkotike Megjithatë, vendndodhja e tij mbetet ende e panjohur.
Burime bëjnë me dije se Policia ka bërë shpalljen në kërkim të 12-vjeçarit dhe vijon punën intensive për lokalizimin dhe gjetjen e tij, duke verifikuar çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit. Nëna tregon se kjo nuk është hera e parë që Arjanito largohet nga shtëpia. Edhe në raste të mëparshme ai është larguar pa njoftuar familjen, por është gjetur pas disa ditësh. Këtë herë, sipas saj, situata është shumë më shqetësuese, pasi kanë kaluar rreth disa javë pa asnjë kontakt dhe pa asnjë të dhënë konkrete. Sipas dëshmisë së saj, natën kur u largua, 12-vjeçari ndodhej në banesë dhe përfitoi nga momenti kur familjarët ishin në gjumë për t’u larguar në mënyrë të fshehtë, duke dalë nga ballkoni. Në përpjekje për të gjetur të birin, nëna thotë se ka marrë disa informacione jozyrtare se ai mund të jetë parë në qytetin e Durrësit. Për këtë arsye, ajo është nisur vetë drejt këtij qyteti, me shpresën se do të arrijë ta gjejë.
Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë parë Arjaniton ose disponojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të na kontaktojne ne mesenger te faqes tone. Çdo informacion, sado i vogël të duket, mund të jetë vendimtar për gjetjen e 12-vjeçarit dhe rikthimin e tij pranë familjes.

18/09/2026
18/09/2026
Një dëshmi e rrëfyer për herë të parë në një studio televizive vjen sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”. Ish-...
18/09/2026

Një dëshmi e rrëfyer për herë të parë në një studio televizive vjen sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”. Ish-gruaja e Bledar Bakajt ka vendosur të flasë publikisht për historinë e saj, për marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe për gjithçka që ka përjetuar gjatë dhe pas jetës së tyre së bashku.Në këtë histori është edhe një fëmijë, i cili i lidh ata edhe pas ndarjes.Deshmia e saj eshte ne kufijt e horrorit, tronditese, pasi dhuna dhe torturat ndaj saj vazhdojne te jetojne edhe sot me te.Për herë të parë, ajo do të rrëfejë në një studio televizive detaje nga historia e saj, duke sjellë përballë publikut versionin dhe përjetimet e saj për një marrëdhënie që tashmë i përket së shkuarës, por që duket se ende mbart shumë pyetje dhe të pathëna.Dëshmia e saj vjen pas ngjarjes se rende ne Roskovec, ku 34 vjecarja Merita Gremaj u mbajt peng dhe u perdhunua nga po o njejti personazh Bledar Bakaj. Ndiqni rrefimin...

Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit.52  vjeçari Bledar Bakaj ka shkuar në...
15/09/2026

Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit.52 vjeçari Bledar Bakaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur me drapër këtë të fundit.I lënduari Enver Gremaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autori Bledar Bakaj u arrestua vetëm gjysmë ore pas ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. B., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi B. B., 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë. Shtetasi B. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. B., u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec. Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën", njoftoi sot policia.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Ditën e djeshme, në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, u rikthye në vëmendje një prej ngjarjeve më të rënda që tro...
11/09/2026

Ditën e djeshme, në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, u rikthye në vëmendje një prej ngjarjeve më të rënda që tronditi opinionin publik disa muaj më parë. Një vajzë e mitur u dhunua nga një grup bashkëmoshataresh, ndërsa pamjet e rënda të ngjarjes, pas shpërndarjes në rrjetet sociale, u bënë virale dhe shkaktuan një reagim të fortë publik. Por pas atyre pamjeve që u panë nga mijëra njerëz, ishte një vajzë që duhej të përballej me frikën, tronditjen dhe pasojat psikologjike të asaj që kishte përjetuar. Dje, disa muaj pas ngjarjes, ajo vendosi të flasë. Sipas dëshmisë së saj, gjithçka nisi pasi disa vajza i kerkuan te sqaronin dicka mes tyre. Dëshmia e saj solli në vëmendje jo vetëm momentet e dhunës, por edhe pasojat që një ngjarje e tillë mund të lërë tek një e mitur, edhe shumë kohë pas përfundimit të saj. Por historia nuk përfundon me dëshminë e vajzës. Ditën e sotme është babai ai që jep dëshminë e tij, duke sjellë për publikun këndvështrimin e familjes dhe gjithçka që ka ndodhur pas ngjarjes së rëndë. Një baba që flet për momentet e vështira që ka përjetuar familja, për gjendjen e vajzës dhe për atë që kanë pesuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndiqni rrefimin...

Sot, në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, rikthehet në vëmendje një prej ngjarjeve më të rënda që tronditi opinio...
10/09/2026

Sot, në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, rikthehet në vëmendje një prej ngjarjeve më të rënda që tronditi opinionin publik disa muaj më parë. Një vajzë e mitur u dhunua nga një grup bashkëmoshataresh dhe pamjet e ngjarjes, pasi u shpërndanë në rrjetet sociale, u bënë virale, duke shkaktuar reagim të fortë publik. Por pas atyre pamjeve që panë të gjithë, ishte një vajzë që duhej të përballej e vetme me frikën, tronditjen dhe pasojat psikologjike të asaj që kishte përjetuar. Sot, disa muaj më pas, ajo flet sërish. Këtë herë me zërin e saj, duke treguar detaje të asaj dite dhe të momenteve që pasuan. Ajo rrëfen se gjithçka nisi pasi disa vajza i kërkuan të shkonte me to, duke i thënë se kishin një “muhabet për të sqaruar”. Ajo pranoi, pa e ditur se çfarë do të ndodhte. Por ajo që duhej të ishte një sqarim mes bashkëmoshataresh, sipas dëshmisë së saj, u kthye shumë shpejt në një situatë dhune.Shkak për përplasjen, sipas vajzës, ishte një akuzë se ajo kishte puthur të dashurin e njërës prej tyre. Një akuzë që ajo e mohon kategorikisht. Ajo tregon se njërën prej vajzave e kishte shoqe, ndërsa vendin ku u dërgua atë ditë nuk e njihte më parë. Sipas dëshmisë vajza tregon se gjithçka zgjati rreth gjysmë ore. Kur u la e lirë, ajo nuk i tregoi menjëherë familjes se çfarë kishte ndodhur. Shkoi në spital, pasi nuk ndihej mirë. Tregon se kishte shenja në fytyrë, në buzë dhe në kokë dhe se dhimbjet ishin aq të forta sa e kishte të vështirë të qëndronte e shtrirë. Por, sipas dëshmisë së saj, në spital askush nuk e pyeti për shenjat që kishte në trup apo për mënyrën se si ishin shkaktuar.Por, sipas dëshmisë së saj, momenti i frikës nuk përfundoi me daljen nga spitali, ndiqni rrëfimin...

Address

Na Gjeni Midis Arkivit Te Shtetit Dhe Harry Fultz Tek Rruga Panorama Tiranë
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Emisioni "Me Zemer te Hapur" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share