17/09/2026
Pjesë e të njëjtit apartament 2+1 në Garden Building, kjo dhomë është konceptuar për dy djem në moshë shkollore, duke kombinuar në pak m² gjithçka që u nevojitet në përditshmëri.
Dy krevate individualë, hapësirë e përbashkët studimi për dy, garderobë e bollshme dhe një zonë qendrore e lirë për lojë krijojnë një ambient funksional që mund të përshtatet ndërsa fëmijët rriten.
Paleta e gjelbër e kombinuar me dru natyral, panelet me riga dhe ndriçimi i ngrohtë i japin dhomës një karakter modern dhe të qetë .
📍 Tirane
Interior Design | ark.A_office
Po projektoni apartamentin tuaj?
📩 Na dërgoni planimetrinë në DM dhe ne e transformojmë në një hapësirë të menduar për mënyrën tuaj të jetesës.