Florina Marketing Agency

Florina Marketing Agency Ne jemi Partner Biznesi
ndihmojmë pronarët e bizneseve hap pas hapi
derisa brandi të gjenerojë para & klientë
Dm “SISTEM” dhe rezervojmë një konsultë

Mund të postosh çdo ditë dhe sërish të marrësh pak kërkesa.Imagjino që njerëzit i shohin videot, hyjnë në profil, por la...
21/09/2026

Mund të postosh çdo ditë dhe sërish të marrësh pak kërkesa.

Imagjino që njerëzit i shohin videot, hyjnë në profil, por largohen pa shkruar. Në atë rast, një video tjetër nuk e zgjidh pyetjen që kanë: “Pse duhet ta zgjedh këtë biznes?”

Ne ndjekim rrugën e klientit hap pas hapi, gjejmë ku largohet dhe përmirësojmë atë pjesë. Kështu, përmbajtja fillon të ketë një detyrë të qartë në sjelljen e kërkesave.

Ku mendon se po largohen klientët e biznesit tënd? Shkruaj “ANALIZË” në DM dhe e shohim bashkë.

19/09/2026

Ti po shikon 20 sekonda video.
Unë shoh çdo vendim që duhet marrë përpara se kamera të ndizet.

Në këtë xhirim për Silver Paradise, qëllimi nuk ishte vetëm të tregonim biznesin. Duhej të ndërtonim mënyrën si ky biznes i ri prezantohet, çfarë ndjesie përcjell dhe pse klienti duhet t’i besojë.

Çdo skenë planifikohet që të kthehet në një aset marketingu: përmbajtje që rrit autoritetin, prezanton vlerën e biznesit dhe punon vazhdimisht për sh*tjen.

Ky është roli im si Creative Marketing Director:
të lidh strategjinë, drejtimin kreativ dhe realizimin në një sistem përmbajtjeje që sjell rezultat.

Nëse dëshiron ta ndërtojmë edhe për biznesin tënd,
shkruaj “ASET” në koment ose në mesazh privat.

To be continued…

Shumica nuk të përgjigjen në DM, sepse mesazhi yt duket sikur është dërguar te 100 persona të tjerë.❌ Mos pyet vetëm: “A...
18/09/2026

Shumica nuk të përgjigjen në DM, sepse mesazhi yt duket sikur është dërguar te 100 persona të tjerë.

❌ Mos pyet vetëm: “A jeni të interesuar?”
✅ Trego që e ke parë biznesin dhe hap një bisedë konkrete:

“Përshëndetje [Emri], pashë që po promovoni [shërbimin]. Kam një ide që mund t’ju ndihmojë të sillni më shumë klientë. A mund t’jua shpjegoj shkurt?”

Mos dërgo menjëherë ofertën.
Krijo interes, trego vlerë dhe propozo hapin tjetër.

Ruaje këtë karusel për herën tjetër që do t’i shkruash një biznesi në DM. 📩

Shumica e bizneseve kërkon një taktika që do t’ua rrisë shikueshmërinëPor rritja zakonisht nuk vjen nga një ndryshim i m...
16/09/2026

Shumica e bizneseve kërkon një taktika që do t’ua rrisë shikueshmërinë

Por rritja zakonisht nuk vjen nga një ndryshim i madh. Vjen nga përmirësimi i disa numrave të vegjël:

🎯 cilësia e audiencës
💬 përqindja që kërkon informacion
🤝 përqindja që blen
💰 vlera e çdo klienti
🔁 numri i blerjeve të përsëritura

Nëse secili përmirësohet vetëm me 10%, rezultati total rritet me rreth 61%—sepse këta numra shumëzohen mes tyre.

Prandaj, ne nuk fillojmë gjithmonë me më shumë postime apo reklama. Gjejmë numrin më të dobët, e përmirësojmë, matim përsëri dhe kalojmë te pengesa tjetër.

Taktika ndryshon nga një biznes te tjetri. Procesi jo.

Nëse dëshiron të kuptosh se cila hallkë po pengon rritjen e biznesit tënd, shkruaj “RRITJE” në DM.

Ja si arrijmë ne ta bejmë këtë biznes pas biznesi prej 6 viteshFilluam nga biznesi: analizuam ofertën, pozicionimin, kli...
14/09/2026

Ja si arrijmë ne ta bejmë këtë biznes pas biznesi prej 6 vitesh

Filluam nga biznesi: analizuam ofertën, pozicionimin, klientin dhe pikat ku humbeshin mundësitë. Pastaj ndërtuam përmbajtjen, mesazhin dhe rrugën e qartë nga vëmendja te kontakti real.

Sepse marketingu nuk shpëton një sistem të dobët vetëm e ekspozon më shpejt.

Ne nuk matëm vetëm shikime. Matëm kontakte, biseda dhe klientë.

Nëse biznesit tënd i duhet më shumë se reklamë, shkruaj “SISTEM” në DM.

Më shumë postime nuk rregullojnë një sistem që nuk shet.Marketingu duhet të lidhë:Vëmendjen → Besimin → Kërkesën → Sh*tj...
11/09/2026

Më shumë postime nuk rregullojnë një sistem që nuk shet.

Marketingu duhet të lidhë:
Vëmendjen → Besimin → Kërkesën → Sh*tjen.

Mos mat vetëm shikimet. Mat kërkesat, bisedat dhe klientët.

Ke një problem me marketingun ose sh*tjet? Shkruaje në komente.

09/09/2026

Faleminderit për çdo bashkëpunim

Pas çdo rezultati që shihni, ka një proces që nuk duket: ide, përgatitje, prova, gabime dhe shumë të qeshura.

Këto janë prapaskenat e punës sonë — aty ku një ide kthehet në rezultat.

🎬 Na ndiqni për më shumë nga procesi real pas çdo projekti.

30 postime në muaj nuk janë strategji. Janë vetëm aktivitet.Përmbajtja bëhet marketing kur çdo postim ka një detyrë: të ...
08/09/2026

30 postime në muaj nuk janë strategji. Janë vetëm aktivitet.

Përmbajtja bëhet marketing kur çdo postim ka një detyrë: të fitojë vëmendje, të edukojë, të ndërtojë besim, të hapë një bisedë ose të drejtojë te oferta.

Nëse ti nuk e di çfarë pune duhet të bëjë postimi, as klienti nuk do ta kuptojë çfarë duhet të bëjë pasi ta shohë.

Mos pyet: “Çfarë do të postojmë?”
Pyet: “Cilin hap të klientit do të ndërtojë ky postim?”

Ruaje dhe dërgoja ekipit që menaxhon përmbajtjen tënde.

Shumë biznese mendojnë se problemi është çmimi.Shpesh problemi real është që klienti nuk e ka kuptuar vlerën.Nëse vlera ...
08/09/2026

Shumë biznese mendojnë se problemi është çmimi.
Shpesh problemi real është që klienti nuk e ka kuptuar vlerën.

Nëse vlera nuk komunikohet qartë, zbritja vetëm e ul perceptimin e ofertës.

Mos e ul çmimin para se të rrisësh qartësinë e vlerës.

Akoma bizneset mendojnë si në 2016. ❌ Fokus vetëm te çmimi ❌ Postime pa strategji ❌ Marketing vetëm “sa për sy e faqe” N...
07/09/2026

Akoma bizneset mendojnë si në 2016.

❌ Fokus vetëm te çmimi
❌ Postime pa strategji
❌ Marketing vetëm “sa për sy e faqe”

Ndërsa bizneset që po rriten realisht…

✅ ndërtojnë brand
✅ sistem reklamimi
✅ autoritet
✅ dhe një makineri që sjell klientë vazhdimisht.

Të bësh marketing nuk është të postosh në mediat sociale
Është sistem rritjeje për tërheqjen dhe konvertimin e klientëve

Address

Sokrat Miho Astir
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Florina Marketing Agency posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Florina Marketing Agency:

Shortcuts

Share