14/07/2023
O Zot, na stolis me moral te larte islam,
ne shtigje profetike ta shijojme dynjane,
n'tjetren,xhenetit t'i qasemi lirshem nga cdo ane.
O Zot na stolis ,Ti me durim,
xheneti te jete fati yne.
O Zot, na stolis me miresi,
dhe doemos me devotshmeri,
me vetpermbajtje,maturi,
zemergjeresi,e butesi,
ndaj te keqes, te prere,me ashpersi,
na stolis dhe me lehtesi,
na stolis gjuhen edhe zemren,
me Kuranin fisnik dhe me sunet,
na stolis me ndihmen Tende,
ta fitojme domosdo kete bote,
ne rrugen Tende,
te fitojme domosdo dhe ne ahiret.
Le te jete cdo gjymtyre e jona, vec deshmi,
deshmi adhurimi i bukur,per Ty,
si i vetmi Hyjni.
Adhurim i sinqerte,ndaj Zotit te gjithesise,
cdo frymemarrje,kushtese ndaj Allahut,Rrahmanise.
Zoti yne, te lutem,na stolis me devotshmeri,
na stolis me miresi,
me meshire dhe me dhembshuri,
me namaz,agjerim dhe sadaka,
me kujdesin per njeri tjetrin,
o er Rrahman, o el Fettah,
te rrojme e te veprojme vec per Allah,
me durim dhe trimerim,
ne rrugen e Allahut,
qe dhuron ngadhenjim,
na dhuro:
dituri te bollshme,te hajrit padyshim,
dhe mencuri te plote ne gjykim,
ne cdo ceshtje...,
Kurani kerim,te jete manuali yne,
Na stolis, o Zoti yne,perhere,me devotshmeri,
na stolis me te sinqertat adhurime, se sjellin lumturi,
me te bukurat frymezime...,
si lumenj mjalti te kulluar...,
Kurani Kerim, mrekullia me e madhe, o, sa e bekuar.
Le te jemi nga evlijate e Tu te dashur, ne kete jete,
dhe diten qe behet kiameti.
te rringjallemi,si besimtare te vertete,
me fytyra, qe shkelqejne,plot rrahmet,
te hyjne e te lumturohen ne xhenet,
ku do jete,dhe pishtari ndricues i njerezimit,
profeti. Muhamed,
dhe I dashuri me i ngushte i Allahut,
Profeti Ibrahim,
qe ndertoi Qaben e shenjte, ne Meke,
me birin e tij te urte, te dhembshurin, te butin, te bindurin,
profetin Ismail,
dhe profeti i madh Isa, Musa,
Merjemja plot bekime,
Asja, nenat e besimtareve, dhe cdo evlija...
O Zot, te lutemi,na stolis,Ti, me miresi,
me embelsi,dhe butesi,
me falje,dhe me njerezishmeri,
veshja me e bukur, per ne,
le ta kete emrin devotshmeri,
ndershmeri,sinqeritet, besnikeri,
per hirin Tend, qe posedon cdo miresi,
se me te tilla virtyte, zemra besimtare,
ne kete bote rron e qete, me dinjitet,
ne tjetren hyn plot siguri ne xhenet,
Na stolis me besim te forte, bindje ne Ty,
na stolis, o Zoti yne me siguri,
ne besim,
me udhezim te drejte,plot begatim,
xheneti te jete fati yne,
dhuro, o meshirues,
fatbardhesi, qe i paraprin!Amin!