illyrians

illyrians Historinë ton nuk prek dot kush. APOLLONIA VAZHDON TË ZBULOJË ENIGMA... !!! Sajmir Shpuza, punonjës pranë QSA, Tiranë. Në lidhje me rëndësinë e zbulimeve prof.

Zbulimet e fundit në Apolloni e kanë ndryshuar krejt rrjedhën e punimeve në qytetin antik, duke u dhënë atyre një hov dhe përmasa më të mëdha. Brënda një harku të shkurtër kohor, ekspedita e përbashkët arkeologjike shqiptaro-franceze ka zbuluar bustin e një atleti apollonian, bustin e një aristokrateje që mendohet të jetë bashkëshortja e atletit, një këmbë në bronx dhe së fundmi portikun dhe agora

në e qytetit, që i përkasin periudhës helenistike. "Pas një pauze 3-4-vjeçare ne rifilluam punimet për gjetjen e qëndrës së Apolonisë të periudhës helenistike ( shekulli i VI para Krishtit)", tha prof. Sipas tij, zbulimi i portikut dhe agorasë së perudhës helenistike është një nga më të rëndësishmet pasi hedh dritë mbi urbanistikën dhe qytetërimin e një kohe shumë më të hershme se ajo e periudhës romake që kemi njohur deri tani. Ai bëri të ditur se është zbuluar një pjesë e mirë të portikut dhe agorasë. "Për momentin dimë që kemi një mur portiku të gjatë rreth 130 metra linear, i cili ka dhe një fasadë kolonash, rreth 25 të tilla, me diametër rreth 1m. Kemi gërmuar dy ekstremitetet e portikut dhe një monument tjetër, që është më i hershëm, por që integrohet më pas në murin e portikut", tregon prof.Shpuza. Zbulimi i portikut, vuri në dukje ai, ka një rëndësi të veçantë pasi hap një perspektivë të qartë gërmimesh në Apolloni. "Zbulimet e deritanishme sjellin shumë të reja në lidhje me urbanistikën e qytetit, sepse bëhet fjalë për sheshin kryesor të tij. Ne nuk do të merremi vetëm me monumentin në vetvete, me portikun, por do të shohim dhe lidhjet e tij me lagjet e qytetit, sepse nga struktura që kemi zbuluar ato i përkasin banesave të organizimit të lagjeve të qytetërimit helenistik dhe klasik", tha prof.Shpuza. Sipas tij, qëndra e peridhës helenistike që posa ka nisur të zbulohet, ndodhet mes dy kodrave kryesore të qytetit( kodrës së Akropolit dhe dhe kodrës 104, ku ndodhej një tempull. "Ne kemi një program 4 vjeçar studimi dhe gërmimi në këtë territor. Synimi ynë tashmë është zbulimi i plotë i qëndrës, zbulimi i monumenteve, restaurimi dhe vënia e tyre në dispozicion të plotë të vizitorëve", sqaroi prof.Shpuza. Ai vuri në dukje se muri i portikut, qoftë nga gjatësia, qoftë nga stili arkitektonik, është i veçantë dhe i pa krahasueshëm. "Është e vërtetë që muri i portikut është i një gjatësie shumë të madhe, rreth 130 metra linear dhe nuk kemi paralele të tilla", tha Shpuza, duke vënë në dukje edhe stilin e veçantë arkitekturor të tij. "Mënyra si është ndërtuar është e veçantë. Është e vështirë të heqim paralele të tjera ndërtimi", tha ai. Shpuza shprehet se "duke qënë se bëhet fjalë për një nga qytetet më të mëdha të Ilirisë së Jugut, natyrisht dhe zbulimet që bëhen këtu janë shumë të rëndësishme”. "Aq më tepër që ne gërmojmë në qëndër të qytetit, në zonën monumentale të tij, ku ndodheshin gjithë ndërtimet kryesore dhe më madhështore", nënvizoi ai.

Gjergj kastrioti ...
25/07/2018

Gjergj kastrioti ...

01/05/2018
13/12/2016
19/09/2016
22/07/2016

Shqip Filmi I Ri I Skenderbeut Fatlind alban betim albana shqipe trima Sabie Flamur

22/07/2016

Historinë ton nuk prek dot kush.

Address

Rruga Gergj Fishta
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when illyrians posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share