vna.al

vna.al Platformë e pavarur informimi dhe analize që sjell lajme, histori dhe fakte me integritet profesional. Ku në thelb është e vërteta. VNA

Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar një skemë kriminale që nisi nga takimet në Aruba dhe Majorka për tjetërsimin e pronave pë...
12/06/2026

Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar një skemë kriminale që nisi nga takimet në Aruba dhe Majorka për tjetërsimin e pronave përmes dokumenteve të falsifikuara. Trojet e përfituara në mënyrë të paligjshme u transferuan te kompani ndërtimi, duke u investuar në kulla pranë stadiumit "Air Albania" dhe në vila në "Green Coast". Ky proces shërbente për të integruar në ekonominë formale pasuritë me origjinë të dyshimtë.

Sipas dosjes hetimore, dokumente të falsifikuara u përdorën edhe për të zhvendosur artificialisht toka drejt vijës bregdetare në Zvërnec për llogari të Artur Shehut. Për këtë arsye, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive mbi llogaritë bankare të përfituara nga transaksionet me një kompani me pronarë nga Katari. Shuma e bllokuar nga gjykata kap vlerën rekord të mbi 128 milionë eurove, për të shmangur tjetërsimin apo transferimin e mëtejshëm të këtyre fondeve.

https://vna.al/nga-aruba-te-kullat-e-tiranes-cfare-zbulon-dosja-e-spak-per-skemen-e-pronave-i25033

12/06/2026

“Himni” që po e shoqëron kryeministin çdo ditë.

Foto nga protesta e 13-të përballë kryeministrisë
12/06/2026

Foto nga protesta e 13-të përballë kryeministrisë

12/06/2026

Protestuesit “pushtojnë” sheshin “Italia” me thirrjet: “Poshtë patronazhistët”.

Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e saj të 13-të, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largim...
12/06/2026

Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e saj të 13-të, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e të gjithë klasës së vjetër politike. Aktivistë dhe qytetarë të shumtë marshuan nga qendra drejt Kryeministrisë, ku lanë simbolikisht një shkresë dorëheqjeje te dera e institucionit. Pjesëmarrësit shprehën mbështetje të fortë për SPAK-un, duke kërkuar hetime të thelluara për korrupsion ndaj udhëheqësve kryesorë të vendit.

Ditën e shtunë në orën 10:00, protestuesit do të zhvendosen në Rrjoll në mbështetje të banorëve që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti. Ndërkohë, mobilizimi në kryeqytet do të vijojë sërish nesër në mbrëmje, ku qytetarët janë ftuar të mblidhen në orën 18:00. Organizatorët përsëritën thirrjet për qëndresë dhe rritje të pjesëmarrjes, duke premtuar se tubimet nuk do të ndalen.

https://vna.al/dita-e-13-te-e-protestes-qytetare-vijojne-thirrjet-per-doreheqje-dhe-hetime-ndaj-klases-politike-tubimi-vazhdon-neser-i25031

Ja edhe Kadri Hasbiu që uron nga burgu
12/06/2026

Ja edhe Kadri Hasbiu që uron nga burgu

Kur në 35 vjetorin e partisë nuk të lenë të rrish as pranë shokut Gramoz…
12/06/2026

Kur në 35 vjetorin e partisë nuk të lenë të rrish as pranë shokut Gramoz…

12/06/2026

Vijon marshimi i protestuesve në kryeqytet.

Monedha evropiane ka shënuar një tjetër rënie rekord në tregun shqiptar, duke zbritur për herë të parë nën kufirin e 95 ...
12/06/2026

Monedha evropiane ka shënuar një tjetër rënie rekord në tregun shqiptar, duke zbritur për herë të parë nën kufirin e 95 lekëve. Që nga viti 2015, euro është zhvlerësuar me rreth 31%, ku ritmet më të forta të rënies janë regjistruar pas vitit 2023. Sipas ekspertëve të tregut, ky nënçmim historik i monedhës së përbashkët lidhet me dy faktorë kryesorë.

Së pari, sektori i ndërtimit po përdoret masivisht për pastrimin e parave të pista nga trafiku ndërkombëtar i drogës, gjë që u dëshmua edhe nga operacioni i fundit i SPAK-ut. Së dyti, rritja e jashtëzakonshme e turizmit ka sjellë një fluks të madh valute, ku vetëm në tremujorin e parë të vitit të huajt shpenzuan mbi 1 miliard euro. Kombinimi i këtyre burimeve ka mbytur tregun me euro, duke forcuar ndjeshëm pozicionin e lekut.

https://vna.al/pastrimi-i-parave-dhe-turizmi-cojne-euron-ne-nje-tjeter-nivel-minimal-rekord-si-ra-31-nga-2016-a-i25032

12/06/2026

Arrestohet biznesmeni Ilir Shtufi: U ndalua në Selanik, po udhëtonte drejt Turqisë

Address

Tirana
1023

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when vna.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to vna.al:

Share