22/09/2026
Ulesh të krijosh një Reel dhe ngec që te fjalia e parë. Ke ide, por nuk di cilën të zgjedhësh, si ta nisësh dhe çfarë të thuash më pas.
Pastaj i shkruan ChatGPT: “Më jep një ide virale.”
Dhe merr një përgjigje që mund t’i përshtatej kujtdo.
Përmbajtja jote ka nevojë për më shumë kontekst: çfarë biznesi ke, kujt i flet, çfarë e shqetëson audiencën tënde dhe çfarë synon të arrish.
Në këtë karusel ke 7 prompte për të punuar me më shumë qartësi: nga ideja dhe hyrja që tërheq vëmendjen, te skenari, analiza e rezultateve dhe një plan testimi për 7 ditë.
Kopjo një prej tyre. Plotëso pjesët në kllapa me të dhënat e biznesit tënd. Pastaj përshtate përgjigjen me mënyrën si flet ti, me shembujt dhe përvojën tënde.
Një prompt është pikënisja. Zëri yt i jep jetë përmbajtjes. 🤍
📌 Ruaje karuselin për herën tjetër kur të ulesh të krijosh.
💬 Ku ngec më shpesh: te ideja, hyrja apo skenari?
✨ Më ndiq në Orsela Mataj SMM për ide praktike për marketingun, përmbajtjen dhe AI.