Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar-Krahina BENA

Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar-Krahina BENA Shoqata e pajtimit Bena

FOTO ALBUM NGA KUVENDI I BENËS – 12.09.2026
15/09/2026

FOTO ALBUM NGA KUVENDI I BENËS – 12.09.2026

Z. Besim Kuka, një personalitet i nderuar dhe me kontribute të çmuara ndër vite për zonën dhe komunitetin, ndan mbresat ...
13/09/2026

Z. Besim Kuka, një personalitet i nderuar dhe me kontribute të çmuara ndër vite për zonën dhe komunitetin, ndan mbresat e tij nga Kuvendi i Parë i Shoqatës së Pajtimit Kombëtar “BENA”, i mbajtur më 12 shtator në Zall-Bastar.

Në fjalën e tij, z. Kuka vlerëson organizimin, pjesëmarrjen dhe frymën e bashkimit që karakterizoi Kuvendin, si dhe shpreh mirënjohjen për vlerësimin me certifikatën “Akademiku i Paqes”.

Besim Kuka:

“Mbresa të jashtëzakonshme dje, më datë 12 shtator, nga mbajtja e Kuvendit të Parë të Shoqatës së Pajtimit Kombëtar ‘BENA’, me kryetar z. Selim Abazi, i mbajtur afërsisht pas 200 vjetësh në Njësinë Administrative Zall-Bastar, pjesë e krahinës Benë.

Një organizim i përsosur dhe një interesim i banorëve të zonës për t’u vlerësuar shumë.

Pjesëmarrja në Kuvend ishte nga të gjithë misionarët e Shoqatës, të cilët janë edhe anëtarë të saj, si dhe nga të ftuar të tjerë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të shoqatave homologe nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Në Kuvend morën pjesë aktive edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Pajtimit Mbarëkombëtar, me kryetarin e saj z. Gjin Marku, të cilët ndanë eksperiencën e tyre të çmuar.

Unë pata nderin të jem njëri nga 8 të vlerësuarit me certifikatën ‘Akademiku i Paqes’, titull i propozuar nga Shoqata ‘BENA’ dhe i akorduar nga Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar, me kryetar z. Gjin Marku.

U ndjeva mjaft i vlerësuar dhe ky vlerësim më motivon që të jem sa më aktiv në veprimtarinë e Shoqatës ‘BENA’ në të ardhmen, duke dhënë kontributin tim në misionin e saj të paqes, pajtimit dhe bashkimit.”

🇦🇱BENA BASHKON BIJTË E SAJ – NJË KUVEND HISTORIK PAS DY SHEKUJSH 🇦🇱Më 12 shtator 2026, në Zall-Bastar, u zhvillua Kuvend...
13/09/2026

🇦🇱BENA BASHKON BIJTË E SAJ – NJË KUVEND HISTORIK PAS DY SHEKUJSH 🇦🇱

Më 12 shtator 2026, në Zall-Bastar, u zhvillua Kuvendi i Benës, një ngjarje e veçantë që, pas shumë brezash, mblodhi së bashku bijtë e bijat e krahinës, pasardhës të familjeve të saj, intelektualë, përfaqësues institucionesh dhe shoqatash nga treva të ndryshme shqiptare.

Mirënjohje e veçantë iu kushtua të ndjerit Musa Abazi, rithemelues i shoqatës, i cili la si amanet që paqja, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa të mbeten vlera prioritare të kësaj krahine. Sot këtë mision e vazhdon i biri, Selim Abazi, drejtues i Shoqatës së Pajtimit Kombëtar – Krahina Benë.

Me nderim u kujtua edhe i ndjeri Haxhi Goci, i cili me veprën mbi Kanunin e Krahinës së Benës dokumentoi dhe përjetësoi një pjesë të çmuar të traditës dhe zakoneve të kësaj treve.

Kuvendin e nderuan Gjin Marku, drejtues i Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve, përfaqësues të Prefekturës, Shoqata Tirona si e ftuar nderi, si dhe shoqata simotra nga Shkodra, Kalisi–Luma, Malziu i Kukësit e treva të tjera shqiptare.

Ndër figurat e krahinës që përshëndetën Kuvendin ishte edhe Faik Basha, ish-drejtues në disa struktura të sigurisë dhe një ndër ekspertët më të njëhur të çështjeve të sigurisë në vend. Në fjalën e tij, ai vuri theksin te disa prej vlerave që kanë karakterizuar ndër breza njerëzit e Benës: besa dhe besnikëria, familja, respekti, solidariteti dhe bashkëjetesa paqësore, duke nënvizuar përgjegjësinë për t’ua përcjellë këto vlera brezave të rinj.

Në të njëjtën frymë, Presidenti i Nderit i Shoqatës, Azem Nela, dhe z. Besim Kuka, një prej figurave të spikatura të krahinës, përcollën mesazhe të forta për bashkimin, paqen dhe mirëkuptimin. Në vijim të këtij misioni, ata paraqitën angazhimin e përbashkët që fryma e pajtimit, mirëkuptimit dhe begatisë të vazhdojë të jetë rruga e Benës, duke respektuar dhe çuar përpara edhe amanetin e lënë nga Musa Abazi.

Një domethënie të veçantë i dha Kuvendit edhe prania e pasardhësve të burrave të Kuvendit historik Benë–Krujë, të cilët dëshmuan se historia nuk ruhet vetëm duke u kujtuar, por duke mbajtur gjallë traditën dhe vlerat e saj.

Në përfundim, të pranishmit nënshkruan “Deklaratën Sensibilizuese për Pajtim dhe Respektim të Ligjit”, duke u bashkuar rreth një zotimi të përbashkët për paqe, pajtim, mirëkuptim, respektimin e ligjit dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Kuvendi i Benës nuk ishte vetëm një rikthim te historia, por një urë mes të kaluarës dhe së ardhmes.

Sepse një krahinë nuk jeton vetëm në territorin e saj. Ajo jeton në kujtesën e njerëzve, në familje, në fjalën e dhënë, në respektin për të parët dhe në përgjegjësinë ndaj së ardhmes.🇦🇱

02/09/2026
Ne postribe Shkoder me Ikonen,Misjonarin e pa lodhur te pajtimit mbar-kombetar Z.Adem Isufi dhe me Shokun e Mikun tim Z....
15/08/2026

Ne postribe Shkoder me Ikonen,Misjonarin e pa lodhur te pajtimit mbar-kombetar Z.Adem Isufi dhe me Shokun e Mikun tim Z.Bib Vatnikaj.Nje dit e vecante dhe e pa harruar me Ademin 92 vjet mbi supe dhe dukej si nje djal i ri nje mendje te mpreht qe zor se i bie qoft dhe nje fjal posht duhen jo or por dit ta degjosh i pa merzitur ,bujar me zemren e tij te madhe se bashku me Bib Vatniken nuk ngopeshim duke e degjuar me tregimet e punen e palodhur te Ademit i kudo ndodhur i gatshem per te dhen me te miren e tij ne komunitet eh cfar mund te thuash tjeter per ket Misjonar qe nga gjuha e tij dalin vetem fjal e vepra te mira.erdhi koha per tu larguar por nuk po ndaheshim dot prej tij shpirti tij thoshte ju lutem rrini dhe pak dora tij e ngroht prinderore tregonte qart se dhe pasi qendruam rreth 3 ore nuk na leshonte ishim te detyruar te largoheshim por fizikisht se mendja dhe Zemra aty ngelej te Ademi zemer mir.Adem Isufi Zoti te dhente jet te gjate e shendet keshtu te pacim gnithmon.

Në Ditën e Dëshmorëve, më 5 Maj 2026, pranë Lapidarit të Brigadës XXIII Sulmuese në Krahinën e Benes , afër Njësisë Admi...
08/05/2026

Në Ditën e Dëshmorëve, më 5 Maj 2026, pranë Lapidarit të Brigadës XXIII Sulmuese në Krahinën e Benes , afër Njësisë Administrative Zall-Bastar, u zhvilluan homazhe dhe vendosje kurorash me lule në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Atdheut. Ishte një ditë kujtese, respekti dhe mirënjohjeje për bijtë dhe bijat më të mira të kombit shqiptar, të cilët sakrifikuan gjithçka për një Shqipëri të lirë.

Në atmosferë përulësie dhe respekti, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, shoqatave patriotike dhe banorë të zonës nderuan me mirënjohje të thellë veprën sublime të dëshmorëve të Brigadës XXIII Sulmuese dhe të dëshmorëve të Krahinës së Benes .
Kujtimi i tyre mbetet i paharruar dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Pas ceremonisë përkujtimore, zhvilluam edhe një vizitë në familjen e nipit të dëshmorit Sulejman Elezi, ku u pritëm me shumë respekt, ngrohtësi dhe mikpritje tradicionale. Familja e tyre tregoi edhe një herë vlerat e larta patriotike dhe njerëzore që trashëgojnë me krenari.

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për Z. Xhemal Qefalin dhe Z.Bajram Hoxhën, dy burra fisnikë dhe patriotë, të cilët kanë kontribuar shumë për ruajtjen e kujtesës historike, respektin ndaj dëshmorëve dhe organizimin e kësaj dite përkujtimore. Kontributi dhe përkushtimi i tyre janë shembull frymëzimi për të gjithë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Benes !
🇦🇱 LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

26/04/2026

“Bena – Djepi i Urtësisë, Nderit dhe Burrave të Mëdhenj në Shpirt; mençuria dhe trimëria e tyre nuk do të harrohen kurrë.”

Bena përfaqëson një nga ato krahina ku historia, kultura dhe tradita ndërthuren në mënyrë të natyrshme, duke krijuar një identitet të fortë dhe të qëndrueshëm ndër breza. E njohur për vlerat e saj të larta morale, kjo trevë ka qenë ndër shekuj një vatër e rëndësishme e urtësisë, e drejtësisë dhe e ndershmërisë.

Në këtë krahinë, fjala e dhënë ka pasur peshë të veçantë dhe besa ka qenë themel i marrëdhënieve shoqërore. Burrat e Benes janë dalluar jo vetëm për trimërinë e tyre në kohë sfidash, por edhe për mençurinë në vendimmarrje, për maturinë në gjykim dhe për përkushtimin ndaj ruajtjes së paqes dhe harmonisë në komunitet. Ata kanë qenë udhëheqës të heshtur, por me ndikim të thellë, duke ndërtuar ura mirëkuptimi dhe duke lënë pas një trashëgimi të vyer shpirtërore.

Odat e kësaj krahine kanë shërbyer si institucione të pashkruara të drejtësisë dhe dialogut, ku çështjet zgjidheshin me mençuri dhe me respekt të ndërsjellë. Aty janë formuar dhe forcuar parimet që sot konsiderohen themel i bashkëjetesës dhe i dinjitetit njerëzor.

Trashëgimia e Benes nuk qëndron vetëm në kujtesën historike, por jeton në vetëdijen kolektive të njerëzve të saj. Ajo reflektohet në mënyrën e jetesës, në mikpritjen e sinqertë dhe në respektin për traditën. Edhe në kohët moderne, këto vlera vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për brezat e rinj.

Në këtë kuptim, Bena mbetet një simbol i qëndrueshëm i urtësisë, i nderit dhe i madhështisë shpirtërore – një dëshmi e gjallë se vlerat e vërteta nuk zbehen me kohën, por forcohen dhe përcillen si një amanet i shenjtë.

Address

Myslym Keta
Tirana

Telephone

+355682580626

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar-Krahina BENA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share