08/06/2026
Ne nuk jemi hakerë dhe nuk zhvillojmë asnjë lloj sulmi apo lufte hibride. Akuzat e tilla nuk përfaqësojnë të vërtetën dhe nuk i shërbejnë dialogut demokratik.
Ne jemi të rinj shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që përdorim zërin tonë për të shprehur mendimet dhe shqetësimet tona në mënyrë paqësore. Jemi kudo në Shqipëri dhe në diasporë. Ne jemi rinia, ne jemi e ardhmja e vendit tonë.
Besojmë te liria e shprehjes, te demokracia dhe te e drejta e çdo qytetari për t’u dëgjuar. 🇦🇱🤝🦅
🦩 Protestat kanë marrë dhen!
Nga 🇬🇧 Londra në 🇺🇸 Boston, nga 🇨🇦 Toronto në 🇮🇹 Romë, Milano, Firence e Torino, nga 🇧🇪 Brukseli në 🇩🇰 Kopenhagen, nga 🇬🇷 Athina në 🇩🇪 Frankfurt, Hamburg, Stuttgart e Dortmund, shqiptarët po bashkohen në një zë të vetëm.
Nuk ka rëndësi sa larg jemi nga Atdheu. Kur preket toka, deti, natyra dhe e ardhmja e Shqipërisë, zemrat tona rrahin njësoj.
Kjo nuk është protestë e një partie.
Kjo nuk është protestë e një individi.
Kjo është thirrja e një populli që refuzon të heshtë.
🦩 Nuk kemi Tokë për të Sh*tur!
🦩 Dialogu bëhet në shesh!
🦩 Marshojmë për Shqipërinë!
Sot në Diasporë.
Nesër kudo ku jetojnë shqiptarë.
🇦🇱 Një popull.
🇦🇱 Një flamur.
🇦🇱 Një histori.
🇦🇱 Një zemër.
ShqiptaretEBashkuar SaveAlbania ProtectNature Shqiperia Albania FlamingoRevolution 🦩🇦🇱