11/04/2025
📌 Rëndësia e prezantimit Real të Produkteve në Epokën e “ AI “
Me zhvillimin e teknologjive të reja, veçanërisht gjenerimit të imazheve përmes inteligjencës artificiale (AI), shumë kompani po i shfrytëzojnë këto mjete për të krijuar vizualizime të shpejta dhe të bukura të produkteve të tyre. Kjo është padyshim një mundësi e mirë për të testuar ide dhe për të eksploruar ngjyra apo ambiente të ndryshme vizuale.
Megjithatë, është shumë e rëndësishme të bëjmë një dallim të qartë mes vizualizimeve gjeneruese për inspirim dhe materialeve reale për përdorim profesional në posterë, reklama apo komunikim me klientin final.
Pse nuk rekomandohet përdorimi i imazheve të gjeneruara për reklama reale:
1. Produktet nuk përfaqësohen realisht – AI krijon versione “perfekte” të materialeve, teksturave dhe ngjyrave, që shpesh nuk përputhen me produktin real.
2. Krijohet pritje e gabuar tek konsumatori – kjo mund të ndikojë negativisht në besueshmërinë dhe imazhin e brandit tuaj.
3. Mungon ndjesia e origjinalitetit – fotot reale transmetojnë identitetin unik të produktit dhe atmosferën që dëshironi të komunikoni.
4. Përputhshmëria ligjore dhe etike – në disa raste, përdorimi i imazheve që nuk përfaqësojnë produktin real mund të konsiderohet reklamim i rremë.
- Roli ynë si agjenci kreative -
Ne nuk jemi këtu vetëm për të “bërë dizajn”, por për të ndihmuar që produktet tuaja të paraqiten në formën më të mirë dhe më besnike ndaj realitetit – për të rritur sh*tjet, për të ndërtuar besimin e klientëve dhe për të forcuar identitetin e brandit tuaj në treg.
Përdorimi i mjeteve si AI është një pjesë shtesë në procesin tonë kreativ, por jo zëvendësues i punës profesionale që bazohet në koncept, stil, përvojë dhe ndjesi reale.
Për çdo projekt që zhvillojmë bashkë, synimi ynë është cilësia, profesionalizmi dhe afatgjatësia e rezultateve. Prandaj, nëse keni nevojë për përmbajtje vizuale për fushata reklamuese, posterë apo materiale të tjera promovuese, ne rekomandojmë gjithmonë përdorimin e fotove reale të produkteve ose, kur është e nevojshme, organizimin e një seti profesional fotografik në përputhje me kërkesat dhe estetikën e brandit tuaj.
Ju falënderojmë për mirëbesimin dhe bashkëpunimin!
ENO-AD Creative Agency
www-eno-ad.com