Poezi nga Mevlude Abdullahi

Poezi nga Mevlude Abdullahi Rreshta poetike

Faqja nuk mirëmbahet nga vet autorja

28/02/2022

وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا إِلَىٰ شَيَاطِينِهِمْ قَالُوا إِنَّا مَعَكُمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ

28/02/2022

ڕۆژێڪ دێ دوعایەڪەت قبووڵ دەبێت،
هەزاران خەمت لەبیر دەباتەوە..
زەردەخەنەیەڪ بڪە😊، 'الله' لەگەڵتە..
Një ditë lutjet e tua do të përgjigjen.
Do të harrosh mijëra hidhërime..
Buzëqesh😊, 'Allahu' është me ty.

Mbulesa (Hijab)Koka ime nën të, nuk ndryshoi gjë,pos më shtoi më shumë dashurindaj Zotit të gjithësisë…-Pse?-,,Një ditë ...
28/02/2022

Mbulesa (Hijab)

Koka ime nën të, nuk ndryshoi gjë,
pos më shtoi më shumë dashuri
ndaj Zotit të gjithësisë…
-Pse?
-,,Një ditë do ta mësosh edhe ti
ketë që më pyet tani.,,
Mos u ndiko nga ,,psetë,, e të tjerëve.
-Nga kjo ide?
-,,Çfarë të të them unë ty.,,
Iden ma thuaj ti, iden
unë nuk e njoh për shami.
-Nuk më pëlqen ti me shami, muslimane,
mund të jesh edhe pa shami.
-,,Isha, por sikur jam plotësuar tani.,,
Gjerë sa nuk e praktikon,
ndjesin as rëndsinë nuk i a di.
-Ke përfitime, beneficione?
-,,Subhan Allah. Sa mendjeprishur je bërë o njeri!,,
Nga që nuk e kuptojnë, apo thjesht loj?
-Hiqe se nuk ke prej saj asnjë dobi.
-,,Sa shumë më është shtuar dashuri
nuk e ndien at ëmbëlsi ndaj shamisë.,,
E çka di për shamin, ma argumenton dot,
që më jep ketë këshillë?!
- Heshtie.
- ,,Prandaj, gjëja më e mirë.,,
Ty të gjykon njeri për veshjën tënde,
o për flokët e tua? Lëre, mos u fut në botën e askujt.
Fli i qetë mos vrit mendjën ç`thotë njeri,…
Zoti i vetmi këto punë i di, mbase,
një ditë edhe kokat e tyre i sheh nën shami.
/a Shiko më pak Shiko më pak

Gëzuar 14 vjet shtet!
16/02/2022

Gëzuar 14 vjet shtet!

15/01/2022

KJO VLEN PËR TËRË JETËN TËNDE

Vepro çfarë të duash, mirëpo mos e dëmto askënd.

Dallohu me çfarë të duash, mirëpo mos u bëj mendjemadh ndaj askujt.

Diskuto me kë të duash, mirëpo mos ofendo asnjëherë.

Zemërohu si të duash, mirëpo mos e lëndo askënd.

Mos ndiej keqardhje për faljen që ia bëre atij që të dëmtoi, edhe atë fort, sepse kjo është shumë më e mirë sesa të ndiesh keqardhje se ti e dëmtove dikë dhe ai nuk ta fali.

Nëse njerëzit të garojnë për dynja, ua lë dynjanë atyre.

Nëse njerëzit të garojnë për ahiret, ti bëhu më i shpejti prej tyre.

Allahu ia jep dynjanë atij që e do dhe atij që nuk e do, kurse ahiretin ia jep vetëm atij që e do.

27/12/2021

Ezani në xhami

Nga sabahu e gjerë në jaci
I palodhshëm në përulje
Para Zotit pas vete me xhemat
Sa shumë sevapë
I palëkundur në islam
I mbrojtur nga i mallkuari shejtan
Me duaja dhe Kur’an
I lumtur qofsh o musliman
Me din e iman
Shendet e harmoni
Për ty…
/a

09/12/2021

Etja e urtësive tua

Kopshti me nektarë
Lulet në shkretëtirë
Për ne janë tharë
Pa bukurinë e të dashurit tonë
Muhammed alejhi ue selem
Lypësarë mbi sipërfaqen e tokës
Urtësitë e tij gërrmohen
Të varrosura së bashku
Në vet zemrën e tij
Ne gërmues të etur
Për thesarin pa skaj
Qofsh i bekuar dhe i mëshiruar
O i dërguar i Zotit

/a

Gëzuar shqiptarë.
28/11/2021

Gëzuar shqiptarë.

24/11/2021

Mos u trishto

Ti o shpirt i trishtuar
Ule kokën para Krijuesit tënd
Trishtimi o shpirt i trishtuar
Trishtimin për ta larguar
Nuk je i vetëm në ketë botë

Vetmia të kaplon atherë
Kur të harron i vetmi Zot
Buzëqesh edhe për fatkeqësit e tua
Nuk i ke zgjedhur ti
Por Krijuesi yt të ka sprovuar

Thuaj falemnderit Allah
Përveç teje tjetër ska
Tuat janë gjitha caktimet
Lumturia dhe hidhërimi
Lindja dhe vdekja
Ska asgjë që ndryshon
Në ketë jetë e as jetën tjetër

/a

29/10/2021

Bora

Se q‘u trazu ky milet
O Allah vend spo zëjnë
Enden si pa kokë
Vrapojnë sa më larg
Bëhen shërbëtorë
Në tokë të vet nuk i le
Fqinji agresor
Zot i ynë drejtoji
Të pafetë nga kjo botë
Që krijojnë trazira largoi
Shkaktarët e luftërave
Qetësi mëshirë dhe mirësi
Mbi njerëzimin lësho.
/a

09/10/2021

Para Allahut

Përulemi
Ngrihemi kokëulur
Flasim me Allahun
Në heshtie
E mendojmë se
Ai qëndron aty
Para nesh
E ne kokëulur
Flasim rrëfehemi
Kërkojmë falje
Dikush edhe me lotë
Pas lotëve buzëqeshim
E falemnderojmë
Për të mirat që na i ka dhënë
Çdo ditë kështu
Pendim lotë
Falemderim buzëqeshje
Elhamdulilah Allah.

/a

Address

Qendër
Bujanovc
17850

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Poezi nga Mevlude Abdullahi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share