28/12/2022
Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit tonë.
Punjonjësit e mirëmbajtjes së faqes aktive Kjo është Tërrnava Jonë, për herë të parë me vullnetin e punës dhe dëshirës së flaktë dhe tranparencës ndaj bashkëfshatarëve tanë paraqesin RAPORTIN 1 VJEÇAR të aktiviteteve të tyre brenda faqes së Kjo është Tërrnava Jonë.
Në fshatin tonë ka pasur brenda vitit aktivitete të llojllojshme duke marr parasysh postimet ditore te fotografive, e aq e rëndësishme aktiviteti obligativ i marr me shumë serozitet nga adminat me vetë dëshirë të postimeve të rasteve të vdekjeve, të punimeve si dhe shumë gjërave të tjera:
Tani në vijim do ti paraqesim disa nga këto pika nga fillimi i Janarit e deri në Dhjetor të vitit 2022.
Për çdo lëshim dhe harresë ju kërkojmë ndjesë.
1. Në fshatin tonë brenda këtij viti ka pasur 13 raste të vdekjes
2. Realizimi i punëve nga Këshilli i Xhamisë së fshatit tonë në aktivitetet e tyre brenda ne fshat.
3. Shoqata Humanitare Tërrnava me seli në Zvicërr me projektet e tyre në fshatin tonë.
4. Komuna e Preshevës me investimet e tyre dhe bashkëpunimet me Këshillin e Xhamisë si dhe Shoqatën Humanitare dhe atë të Bashkësis Lokale të fshatit tonë.
5. Projektet enkas për faqen tonë si dhe fshatin Tërrnavë nga kompania Pro Film Production.
6. Si dhe punimet e aktiviteteve të Bashkësisë Lokale në bashkpunim me selitë tjera.
RAPORTI NJË VJEÇAR:
25.02.2022: Këshilli i Xhamisë së bashku me Komunën e Preshevës bën realizimin e ndriçimit të dritave tek varrezat e fshatit tonë.
13.03.2022: Bëhet hapja e të pames nga Familja Emini mahalla Dushkaj me rastin e vdekjes së motrës së tyre.
17.03.2022: Bëhet varrimi i të ndjerës ( Gruaja e Haxhi Xhemalit )
24.03.2022: Bëhet varrimi i të ndjerit Agim Beqiri.
07.04.2022: Bëhet varrimi i të ndjerit haxhi Fejzë Bajrami.
01.05.2022: Këshilli i Xhamisë bën realizimin e shpërndarjes së dhuratave për fëmijet në shkollën fillore nga parashkollorët deri tek klasa e katërt.
10.06.2022: Bëhet vorrimi i të ndjerit Limon Ramadani.
21.06.2022: Bëhet vorrimi i vogëlushes së vogël së familjes Limani ( vajza e vogël e Jetonit )
22.06.2022: Bashkësia Lokale së bashku me Shoqatën Humanitare Tërrnava informojnë projektet e tyre në realizimin e ndriçimit se shtyllave elektrike në stadiumin e fshatit në bashkëpunim me Komunën, si dhe vetfinancimi i Shoqatës në projektin e rregullimit të tribinave apo ulëseve.
25.08.2022: Bëhet vorrimi i të ndjerit Milazim Shabani.
02.09.2022: Këshilli i Xhamisë bën shpërndarjen e dhuratave të nxënësve të shkollës sonë në bashkëpunim me shkollën Ibrahim Kelmendi në Tërrnavë.
05.09.2022: Bëhet varrimi i të ndjerës nëna e Arburim e Kushtrim Rash*ti.
13.09.2022: Fillojnë punimet në rregullimin e vetrrotullimit të autobusit në afërsi të shkollës fillore.
22.09.2022: Firma Pro Film Production me pronar Bekim Rexhepi bën inçizimin e një video enkas për faqen tonë për bashkëatdhetarët që jetojnë në gurbet.
28.07.2022- 07.10.2022: Shoqata Humanitare Tërrnava si dhe Bashkësia Lokale përfundojnë projektet e tyre në ndriçimin dhe rregullimin e tribinave apo ulëseve.
05.10.2022: Bashkësia Lokale përfundon punimet në rregullimin e rrugicave të mbetura në fshat në bashkëpunim me Komunën e Preshevës.
21.10.2022: Përfundon projekti humanitarë i dhuruar nga familja Shabani për trollin me në krye Fazlinë, në rregullimin e parkingut në afërsi të xhamisë së fshatit.
14.11.2022: Bëhet varrimi i të ndjerës, gruaja e agës Hamdi, mahalla Jakupaj.
15.11.2022: Bëhet varrimi i ndjerës, bashkëshortja e agës Fazli të agës Asllan.
01.12.2022: Bëhet varrimi i të ndjerit Veli Rash*ti.
14.12.2022: Bëhet varrimi i të ndjerit Muhameri djali i Arifit, mahalla Jakaj.
25.12.2022: Për faqen tonë dhe bashkfshatarët përkujdeset kompania Pro Film Production me video inçizime.
27.12.2022: Bëhet varrimi i të ndjerës ( gruaja e agës Haki)
Këto ishin disa nga aktivitet tona si menaxhues, ndoshta kemi harruar dhe kemi bërë lëshime, ne si staf ju kërkojmë ndjesë.
Toleranca dhe transparenca sjell vetëm fryte të bukura, shpresoje se jeni të kënaqur me punën tonë brenda kornizave të mundësive tona.
Ju jemi falenderues për bashkëpunimin me bashkfshatarët tanë edhe ata që jetojnë në gurbet.
Ky ishte raporti 1 vjeçar i punës sonë në platformën e rrjeteve sociale.
Vlersimi është i juaj për punën tonë. Për Tërrnavën tonë të dashur!
Me rrespekt stafi i punonjësve Kjo është Tërrnava Jonë ❤️