Vlorabiznes

Vlorabiznes Faqja vlorabiznes.com është një faqe reklamuese për bizneset pa pagesë . Në këtë faqe mund të reklamo Reklamo Biznesin në vlorabiznes.com

Gëzuar Vitin e Ri 2026, familja e madhe e ‘Vlora Biznes’! 🎉Le të sjellë ky vit i ri mundësi të reja, ide të freskëta dhe...
31/12/2025

Gëzuar Vitin e Ri 2026, familja e madhe e ‘Vlora Biznes’! 🎉
Le të sjellë ky vit i ri mundësi të reja, ide të freskëta dhe sukses të pakufizuar për secilin prej jush. Uroj që çdo ditë të jetë e mbushur me energji pozitive, bashkëpunime të frytshme dhe arritje që na bëjnë krenarë. Le të rritet kjo komunitet, të forcohen lidhjet dhe të realizohen ëndrrat e çdo biznesi, ideje dhe pasioni që kemi. Shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja – që 2026 të jetë viti ynë më i suksesshëm deri tani! 💼✨
Faleminderit që jeni pjesë e kësaj rrugëtimi së bashku. Le të vazhdojmë të rritemi, të frymëzojmë dhe të bëjmë ndryshimin bashkë!

VLORA PA UJË DHE MËSIMI QË NA DHA FLAUERS SHOSHI TE GJITHEVE!Ana e përkundërt e tufës së drejtorëve që o janë në burg, o...
30/12/2025

VLORA PA UJË DHE MËSIMI QË NA DHA FLAUERS SHOSHI TE GJITHEVE!
Ana e përkundërt e tufës së drejtorëve që o janë në burg, o janë në arrest shtëpie dhe e ca të tjerëve që kanë marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë, është inxhinieri Flauers Shoshi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.
FLAUERS SHOSHI eshte ndryshe ! Gjurmët e punës së tij i gjen prej Malësisë së Madhe e Shkodrës e deri në Vlorë gjatë këtyre ditëve.
Portretin e Flauers Shosh*t e pame keto 5 dite mes qytetarëve të Vlorës, bërë njësh me ta duke u folur me dorë në zemër dhe sy më sy.
E nëse qytetarët e Vlorës, pavarësisht hallit të madh që i ka zënë, besojnë se gjendja e rëndë e mungesës së furnizimit me ujë do të zgjidhet, kjo lidhet me faktin se ata i besojnë Flauers Shosh*t jo vetëm prej fjalëve që ai u tha duke qenë mes tyre, por, ngaqë e kanë parë në punë gjithë këto ditë.
E kemi parë aty, të përkushtuar, të palodhur dhe të vërtetë.
Flauersi nuk di të kapërdiset, nuk di të bërtasë e as të rend për t’iu ngjitur nga pas shefit.
Flauersi di të punojë. Ndaj ai di të bëjë edhe atë që nuk e bëjnë dot as ministrat, as deputetët, as këshilltarët dhe as zyrtarët e tjerë të Vlorës, të jesh në anën e qytetarëve të Shqipërisë.

Sh*tet Peugeot 307 Shum ekonomike Kondicioner✅Xhama te zinj me leje ✅Kambio manuale✅Karburanti: Dymish naft✅Viti: 2004 ✅...
23/10/2025

Sh*tet Peugeot 307
Shum ekonomike
Kondicioner✅
Xhama te zinj me leje ✅
Kambio manuale✅
Karburanti: Dymish naft✅
Viti: 2004 ✅
Cmimi: 2000€ , i diskutushem pasi te shikohet nga afer ✅
Me letra te rregullta ✅
Nr: 069 295 3817

27/04/2025

Farmir Xhafaj !

Fatmir Xhafaj deputeti i te gjitheve! Te gjithe bashke  do ja dalim!I urojme vetem suksese!
16/03/2025

Fatmir Xhafaj deputeti i te gjitheve! Te gjithe bashke do ja dalim!
I urojme vetem suksese!

Gati për sfidën e re!

Miqtë e mi!

Përpara është një tjetër sfidë e re! Po rinis këtë garë për të fituar së bashku me ju një mandat të ri në shërbimin ndaj vendit!

Në rrugëtimin tim politik i kam qëndruar besnik dashurisë për vendin tim, përfaqësimit të vlerave më të mira të socialistëve që më kanë mbështetur e inkurajuar me zemër në çdo hap edhe në momentet më të vështira të jetës sime politike e personale. Mirënjohje miqtë e mi socialistë! Unë jam njëri prej jush, dhe ndaj jush do të mbetem përherë borxhli dhe mirënjohës!

Në gjithë karrierën time i kam shërbyer me devotshmëri zgjedhësve të mi, interesave të qytetarëve, dhe sfidave të vendit tim! Jam shumë krenar për çfarë kam bërë deri më tani si deputeti juaj, si ministër i Brendshëm e i Drejtësisë, si Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, dhe tashmë si Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për thellimin e reformave për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit. Kam adresuar problemet e qytetarëve të Tiranës e jo vetëm, në Parlament, në Qeveri e në çdo institucion e forum tjetër, me bindjen se kështu përmbush detyrimet e mia në kontratën e besimit që kam me zgjedhësit e mi.

Për mua të jesh deputet, përfaqësues i interesave të qytetarëve, është mision, është përgjegjësi për shpresat e njerëzve që të votojnë e besojnë. Politika, sipas meje, nuk është e nuk duhet të jetë një lojë, por një punë shumë serioze, një përgjegjësi e madhe për fatet e njerëzve çka kërkon seriozitet, përkushtim, përunjësi dhe respekt e besnikëri ndaj shtetit e ligjit. Këto vlera kanë udhëhequr e motivuar jetën time politike, ushtrimin e funksioneve në qeveri apo në Kuvend.

Kam pranuar të bëhem pjesë e këtij rrugëtimi të ri, pasi ndjej se kam përgjegjësinë politike e qytetare për të përmbushur plotësisht misionin për konsolidimin e reformës në drejtësi në standardet më të mira evropiane dhe për të vazhduar punën e nisur për konsolidimin e shtetit të së drejtës, për të ndërtuar një shoqëri të mbështetur në institucione të qëndrueshme si garanci për një qeverisje më të mirë, për një luftë të ashpër ndaj korrupsionit dhe për të forcuar sundimin e ligjit dhe barazinë e kujtdo para tij, për një Shqipëri më të mirë për të gjithë ne, të ardhmen e fëmijëve, nipërve e mbesave, për Shqipërinë2030 në BE!

Me bindjen e vendosmërinë se kjo është rruga e duhur për të konsoliduar së bashku shtyllat e shtetit modern, për të thelluar më tej reformat për Shqipërinë në BE dhe për të vijuar së bashku me punët që kemi përpara, ju ftoj të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi historik, me Partinë Socialiste në 11 maj!

Unë dhe skuadra ime jemi gati për këtë sprovë të re, kandidimin tim në zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të PS-së për qarkun Tiranë. Maksimalisht i motivuar dhe i përkushtuar të përmbush besimin që më është dhënë për të përfaqësuar zgjedhësit e mi dhe për të shkruar një tjetër histori suksesi, ashtu siç bëmë edhe 4 vite më parë kur bashkuam mendjet dhe zemrat e qytetarëve të mrekullueshëm të kryeqytetit në një betejë të përbashkët duke bërë një sukses të jashtëzakonshëm.

Gjithçka falë jush miqve të mi, falë ekipit të mrekullueshëm që më mbështet me aq besim e përkushtim! Falë djemve dhe vajzave, burrave e grave, socialistëve të ekipit fantastik të Njësisë Nr.10, në zemrën e Tiranës, të cilët jam me fat që i drejtoj në gjithë këto vite, në disa beteja elektorale, të gjitha të suksesshme!

Me shumë përunjësi dhe mirënjohje do kërkoj përsëri jo thjesht votën tuaj, por zemrën e socialistëve dhe besimin e zgjedhësve në të gjithë qarkun e Tiranës për një sfidë të re, për një tjetër rrugëtim të përbashkët të sukseshëm!

Bashkë është e mundshme! Me mbështetjen e zemrave dhe kontributet tuaja 𝐃𝐎 𝐓’𝐉𝐀 𝐃𝐀𝐋𝐈𝐌!

Indirizzo

Incisa In Val D'Arno
Florence
50064

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Vlorabiznes pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Condividi