Shtëpia Botuese Idriz Seferi

Shtëpia Botuese Idriz Seferi Shtëpia botuese&Shtypshkronja Idriz Seferi Kumanovë

10/01/2026

Ramazani 2026
Imsakije për Muajin e bekuar të Ramazanit, mundeni te kontaktoni në numrin e tel. 0389 (0) 75 525 093

28/11/2025
🇦🇱
28/11/2025

🇦🇱

🇦🇱️

23/02/2025

Huazuar nga poetja e respektuar Anila Kodra✍️

PSE PO HUMB DASHURIA

Ca na duan , ca s'na duan ,
Ca na shajnë , ca na lëndojnë ,
Ca në mulli të kokës bluajnë
Qimen, në qull të nxehtë kërkojnë .

Na duan vec kur ju duhemi ,
Kur kanë hall dhe nevojë për ne ,
Kur janë mirë si pluhur shuhemi
Për mirëmëngjesi, jo s'kanë nge .

Shohin vëngër kur ju tregojmë
Ndonjë ves ose një gabim ,
Sy përmbys dhe mërmërojnë
Thonë :- ky, është qefi im .

Pa na shajnë dhe ca të tjerë,
Që s'u shkon ujët në vijë ,
Çudi ! Po pse ore të mjerë,
Vall potiset toka me pahir ?!

Pastaj stisin ca të tjerë
Lloj -lloj fjalë e marifete ,
Qimen në sy tjetrit kërkojnë,
S'shohin trarin në sy për vete .

E përziejnë në një corbë,
Mish- mash dhe lesh e li ,
S'dinë respekt kokën si torbë,
Harrojnë që janë fara njeri .

Ngatërrojnë dynjanë, sa keq !
Ndihen mirë nga polemikat .
Çdo miqësi e çojnë për dreq
Njësoj siç bën dhe politika .

Pse u prish kjo botë o miq ?
Vëllai spo e do vëllanë ?
Shpirtrat kujt i kërkojnë ofiq ?
E rrahim kot ujë në havanë ?

Motra për motrën xhelozon,
Thua janë si dy shemra ,
Pasuria ndjenjën sundon,
Thyer copash janë dhe zemrat .

Edhe Zoti shumë mirë e pa ,
Që çdo ditë humb dashuria ,
Lamtumira tani më s'po ka,
Kur ndahet prindi nga fëmija .

Sa trishtohem kur shikoj sot,
Ka humbur shpirti s'ka dashuri ,
U ndot , u përlye kjo botë,
Si gjellë e prishur në tepsi .

Leku , paraja s'jane gjithçka,
I kishe dje, shkuan, dhe prap vijnë ,
Është më shumë sot fukara,
Kush shpirtin e hedh në greminë .

Zgjatni dorën kujt po rrëzohet,
E mos shihni ç'bëjnë të tjerë ,
Një ditë kur qielli t'ju turbullohet,
Ajo dorë do ju trokasë në derë .

Prap pyes veten e s'gjej përgjigje,
Ç'po ndodh sot me njerëzit vallë?
Ikin bijtë kalojnë male e brigje,
Harrojnë prindërit , s'kanë më mall.

Errur sytë pas gjësë së bukur,
Dhe më shumë pas pasurisë,
Ca në tokë , ca në burgje futur,
Kot pret nëna në derë të shtëpisë.

Më thoni, si u bë kjo botë kështu ,
Vallë pse shkoi e humbi dashuria,
Të gjithë pa frena shkojnë kuturu,
Të trembur njerzit nga mirësia.

Kjo jetë është e shkurtër shumë,
Çdo mëngjes shtohet nga një rrudhë,
Lëreni dashurinë të rrjedhë si lumë,
Me zemër mirësisë hapini udhë.

Zoti vetë të gjithë na ka bekuar,
Nga dashuria na sjell në jetë,
Lum kush shpirtin ka pasuruar,
Me mirësi e bardhësi të vërtetë.

Anila Kodra Kotroçi
Ancora io.

💥2025💥
31/12/2024

💥2025💥

Kalendari 2025
30/12/2024

Kalendari 2025

Temë Diplome📘📚
17/12/2024

Temë Diplome📘📚

04/12/2024

Ti duhet të ngrihesh e të provosh prapë
Dielli do na ngroh edhe pse është larg
Ti duhet të qeshësh jo pse të them unë
Po pse brenda teje ka gëzime shumë
Je një zgjua bletësh ku gumëzhinë hareja
Botës sot i duhen fjaltë tua të reja
E djeshmja ka vdekur, e nesërmja s’ka ardhur
Na mjafton e sotmja zemrat për t’i ngjallur
Çdo zemër e gjallë dhimbje do të ndjejë
Parajsën e humbur shpirti do ta gjejë
E vetmja betejë që s’mund ta fitosh
Është ajo për t’cilën ke frikë të luftosh
Ti duhet të ngrihesh jo pse të them unë
Po pse zgjimi yt, gjumit i jep fund.
> Fatmir Muja

Address

Boris Kidric 30 Kumanovë
Kumanovo
1300

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtëpia Botuese Idriz Seferi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtëpia Botuese Idriz Seferi:

Share