23/11/2022
Personi që bëri hapjen e ceremonisë së Kupës së Botës 2022 në Katar është Ganim Al-Muftah, vëlla binjak me Ahmed Al-Muftah.
Në historinë e tyre emocionuese të zanafillës gjejmë se, gjatë shtatëzanisë, nënës së tyre i paskan rekomanduar mjekët qe t’i abortojë, ngaqë njëri fetus ishte i prekur nga një sindromë e rrallë, si pasojë e së cilës i mungonte gjysma e poshtme e trupit. Por, prindërit, pa hamendje, kishin vendosur ta vazhdojnë shtatëzaninë dhe ja ku e kemi sot Ganim-in, një djalë hafiz, një djalë që ka diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe që shpreson një ditë të bëhet ambasador i Katarit në Angli.
Ky djalë mahniti secilin prej nesh me hapjen më të jashtëzakonshme në historinë e ceremonive hapëse të botëroreve të futbollit.