FreshNews22

FreshNews22 Get informed about the latest news from the country, world, region, sports, economy, health etc…

Himara po kalon sonte, ndoshta naten me te veshtire ne disa dekada.Zjarret kane perparuar me shpejtesi drejt qytetit, du...
04/09/2026

Himara po kalon sonte, ndoshta naten me te veshtire ne disa dekada.

Zjarret kane perparuar me shpejtesi drejt qytetit, duke djegur banesa e biznese.

Eshte nate dhe nuk mund te behen nderhyrje nga ajri.

Njerezit jane ne panik per pronen qe po humbin.

Ka nje kerkese nga bashkia per tu larguar nga zonat qe perbejne rrezik per jeten.

Te lutemi qe te mos kete asnje te lenduar.

Nderkohe shume turiste qe ndodheshin ne hotele jane duke u perballur me te nejten situate.
Ka nje angazhim maksimal, por nata kufizon veprimet.
/Mentor Kikia/

04/09/2026

Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut, lidhur me sulmin fizik ndaj Edi Kuçit. Sipas raportimeve të Klan Kosovës, në kuadër të hetimeve është kërkuar edhe arrestimi i Markut. Në pamjet e siguruara nga redaksia shihet se ai, së bashku me disa persona të tjerë, e rre...

Ju faleminderit që na besuat rolin e kamarierit në ahengjet tuaja familjare, tashmë kemi filluar me rezervime edhe për s...
02/09/2026

Ju faleminderit që na besuat rolin e kamarierit në ahengjet tuaja familjare, tashmë kemi filluar me rezervime edhe për sezonin e ardhshëm.

Shpejtoni, shpejtoni, shpejtoni sepse datat janë të rezervuara 😜😜😜

02/09/2026

Kurti dhe Abdixhiku drejtuar “Presidentit të ri” të Kosovës:

Do të bëjmë President, por votat nuk i kemi do i blejmë në treg 😜😜

Për gjynah e bënë të djersohet të gjorin prej dëshirës së madhe për tu bërë President!!!

02/09/2026

Ishte koha kur Kuvendi i RMV-së udhëhiqej nga Talat Xhaferi, me LEGJITIMITET të plotë, kurse sot është krejt ndryshe, i vendosur një “kasetofon” nga ana e kryeministrit të vendit!

02/09/2026

Të paktën në emisione mos u shfaqni sepse shfaqeni si kopja e Mickoskit.

Ndryshimet kushtetuese gjoja ishin vija e kuqe e Flen-it, kurse sot, pas më shumë se 2 vite në pushtet, veçse i përsërisin fjalët e padronit të tyre.

Është mëkat dhe absurde se si arriti që ky person i skandaleve të bëhet Kryetar i Kuvendit të RMV-së, një nga institucionet me peshën më të madhe në vend!

01/09/2026

Një pyetje për 12 këshilltarët komunalë që dje votuan për mbylljen e katër shkollave në Strugë:

Si fjetët mbrëmë?

A e menduat për një moment se çfarë do të thotë ky vendim për nxënësit, prindërit, mësuesit dhe të ardhmen e këtyre shkollave?

31/08/2026

Mos kofsh në likurën e tyre…

Pollozhani: Diskriminim në emër të "racionalizimit"! Kritere të dyfishta dhe shumë pyetje pa përgjigjePa informacion të ...
31/08/2026

Pollozhani: Diskriminim në emër të "racionalizimit"! Kritere të dyfishta dhe shumë pyetje pa përgjigje

Pa informacion të plotë, pa asnjë analizë të qartë, dhe me plot kontradikta nga ana e Komunës së Strugës.Sot u soll vendimi për mbylljen e shkollave periferike në Bogovicë, Zhepin, Poum dhe Nerez.
Në Nerez, mbani mend mirë - nuk ka asnjë. As edhe një të vetëm!
Pyetjet tona? Pa përgjigje konkrete. Pa përgjigje bindëse. Vetëm heshtje dhe fjalë boshe.
Sepse, argumenti i tyre se "shkollat në Bogovicë, Zhepin dhe Poum po mbyllen për shkak të numrit të ulët të nxënësve", thjesht nuk qëndron, kur në të njëjtën gjendje, madje me të njëjtin numër të ulët nxënësish, janë edhe shkollat periferike të Lukovës dhe Piskupishtës, në kuadër të SHFK "Jabllanicë". Po ato pse mbeten të paprekura?!
Nëse kriteri është numri i nxënësve, atëherë pse ky kriter nuk zbatohet njësoj për të gjithë?!
Kjo s'është çështje politike e ditës, s'është lojë partish dhe interesash të vogla. Është çështje e trajtimit të barabartë të vendbanimeve dhe, mbi të gjitha, e fëmijëve tanë!
Fatkeqësisht, në Komunën e Strugës po krijohet gjithnjë e më shumë përshtypja se ky "racionalizim" s'bëhet mbi bazën e nevojave reale e kritereve të njëjta për të gjithë, por nën hijen e lobimeve dhe interesave të caktuara. Dhe këtë s'e themi ne - e tregojnë faktet vetë!
Prandaj kërkojmë, me zë të lartë:
- Cilat janë kriteret e sakta?
- Kush e ka bërë këtë analizë dhe ku është ajo, në letër e në shifra?
- Dhe përsëri - pse të njëjtat kritere nuk zbatohen për të gjitha shkollat periferike?
Sepse, nëse kriteret ndryshojnë nga një vendbanim në tjetrin, sipas dëshirës e interesit të kujt-di-çfarë, atëherë kjo nuk është racionalizim! Është standard i dyfishtë, është diskriminim! Dhe ne këtë nuk e pranojmë!

Këshilltarët e VLEN-it në Butel ankohen për fëmijët!?Çfarë hipokrizie!! Të dalësh të flasësh kundër vetes, kundër “koali...
31/08/2026

Këshilltarët e VLEN-it në Butel ankohen për fëmijët!?

Çfarë hipokrizie!! Të dalësh të flasësh kundër vetes, kundër “koalicionit” i cili të uli në kolltukun e këshilltarit, e çka është më tragjike, duke qenë në Qeveri del dhe luan rolin e viktimës.

Të jesh në pushtet me “takat politik” do të thot që të ofrosh zgjidhje në situata të tilla, por kur je pa takat politik ndodh një gjë e tillë.

Address

Struga
6330

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FreshNews22 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to FreshNews22:

Shortcuts

Share