07/09/2026
Në nderim të veprimtarisë dhe kontributit të paçmuar të Irfan Vlash*t - Daj' Fon, ftohen të gjithë dashamirësit, miqtë dhe bashkëqytetarët të marrin pjesë në ceremoninë e tij përkujtimore.
Atdhedhashuria, përkushtimi dhe humanizmi i tij lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën kombëtare e shoqërore, duke shërbyer si shembull lartësie e fisnikërie për të gjithë ne.
Detajet e takimit:
Data: 13.09.2026
Ora: 13:00
Vendi: Qendra e Veleshtës - Te Rrapi
Prania juaj do të jetë një nderim i madh për kujtimin dhe veprën e tij.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur!