QRAPT."Mosha Pijade" Tetovë

  • Home
  • QRAPT."Mosha Pijade" Tetovë

QRAPT."Mosha Pijade" Tetovë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from QRAPT."Mosha Pijade" Tetovë, Marketing Agency, Rruga:"ILINDENSKA" Nr. 301, .

REGJISTRIMET 2026/2027 në: QRAPT “Mosha Pijade”-TetovëTë dashur nxënës të klasës së nëntë, E ardhmja juaj fillon pikëris...
12/06/2026

REGJISTRIMET 2026/2027 në: QRAPT “Mosha Pijade”-Tetovë

Të dashur nxënës të klasës së nëntë,
E ardhmja juaj fillon pikërisht tani! Zgjidhni një arsim cilësor profesional, kushte moderne për mësim, praktikë profesionale dhe mundësi për zhvillim në karrierë.

📅 Regjistrimi i parë është më 16 dhe 17 qershor, ndërsa i dyti më 24 qershor.

📝 Për regjistrim nevojiten:

✔ Certifikata e lindjes

✔ Dëftesat origjinale nga klasa VI deri në klasën IX

✔ Certifikata, diploma dhe vërtetime (nëse keni, për pikë shtesë)

🌟 Zgjidhni profesionin. Zgjidhni të ardhmen!

📍 Ju presim!

https://e-uslugi.mon.gov.mk📌Nëse ju nevojitet ndihmë gjatë aplikimit elektronik ose në procedurën e regjistrimit, mund t...
12/06/2026

https://e-uslugi.mon.gov.mk
📌Nëse ju nevojitet ndihmë gjatë aplikimit elektronik ose në procedurën e regjistrimit, mund të drejtoheni lirisht në ambientet e shkollës. Ekipi ynë është në dispozicion për mbështetje dhe udhëzime.

11/06/2026

Fundi i një viti shkollor- fillimi i kujtimeve të bukura.

U mbyll një kapitull i veçantë i këtij viti shkollor, i mbushur me mësime, përpjekje, sfida dhe suksese. Sëbashku kemi ndarë momente të paharrueshme, kemi mësuar gjëra të reja dhe kemi ndërtuar kujtime që do të na shoqerojne gjatë.

Të dashur nxënës,
Jemi krenarë për punën, përkushtimin dhe rritjen tuaj gjatë këtij viti. Mos harroni se suksesi vjen nga këmbëngulja, besimi në vetvete dhe dëshira për të mësuar..

Ju urojmë pushime të mbara, çaste të lumtura me familjen dhe miqtë. Shijojeni verën, pushoni dhe rikthehuni me energji të reja për sfidat dhe sukseset që ju presin.

Të dashur Maturantë,
Pas shumë vitesh përkushtim, po qëndroni në prag të një etape të re, plot mundësi dhe ëndrra për t’u realizuar. Ju urojmë nga zemra shumë suksese në çdo provim! Besoni në veten tuaj, në dijen që keni fituar dhe në punën që keni bërë gjatë gjithë ketyre viteve.

Mbani mend se notat janë të rëndësishme, por vlerat, karakteri dhe ëndrrat tuaja janë ato që do t’ju udhëheqin në jetë.

Suksese në provime! Fluturoni lart dhe mos ndaloni kurrë së besuari në veten tuaj! 🎓📚♥️

Qoftë kjo festë e bekuar burim paqeje, dashurie dhe mbarësie.Le të ndriçohet rruga juaj me dritën e lutjeve që s’keni pu...
27/05/2026

Qoftë kjo festë e bekuar burim paqeje, dashurie dhe mbarësie.
Le të ndriçohet rruga juaj me dritën e lutjeve që s’keni pushuar së bëri.

Me fat Bajrami! ♥️

Sot, në qendrën tonë shkollore u realizua një orë mjaft kreative dhe frymëzuese në lëndën e artit figurativ me Prof. Fat...
26/05/2026

Sot, në qendrën tonë shkollore u realizua një orë mjaft kreative dhe frymëzuese në lëndën e artit figurativ me Prof. Fatlon Ibishi.

Nxënësit patën mundësinë të shprehin talentin, imagjinatën dhe kreativitetin e tyre përmes punimeve artistike, dhe krijuan një atmosferë të bukur bashkëpunimi dhe inspirimi.

Përkushtimi dhe udhëzimi profesional i profesorit e bënë këtë orë mësimore edhe më të veçantë. 🎨👏✨

21/05/2026
Ne ditën e hapur te QRAPT."Mosha Pijade" Tetovë na nderoi me prezencë edhe Restaurant Trenditional House, me të cilët t ...
18/05/2026

Ne ditën e hapur te QRAPT."Mosha Pijade" Tetovë na nderoi me prezencë edhe Restaurant Trenditional House, me të cilët t kemi të nënshkruar memorandum bashkpunimi për realizimin e mësimit praktik të nxënësve tanë!
Mosha Pijade 🤝 Restaurant Trennditional House

Sot shkolla jonë hapi dyert jo vetëm për vizitorët, por edhe për ëndrra, kujtime dhe mundësi të reja.Dita e Hapur na bër...
18/05/2026

Sot shkolla jonë hapi dyert jo vetëm për vizitorët, por edhe për ëndrra, kujtime dhe mundësi të reja.

Dita e Hapur na bëri bashkë me buzëqeshje dhe krenari për gjithçka që përfaqëson shkolla jonë.

Mirë se erdhët në vendin ku dijet marrin jetë dhe miqësitë bëhen kujtime të paharrueshme! ✨📚🎓

Me shumë kënaqësi mirëpritëm semimaturantët në shkollën tonë në kuadër të “ Ditës së Hapur”. Ishte një ditë e mbushur me buzëqeshje, kureshtje dhe njohje të reja, ku ata patën mundësinë të shohin nga afër ambientin, aktivitetet dhe frymën që e bën shkollën tonë të veçantë.

Shpresojmë që kjo vizitë të ketë qenë një hap më pranë ëndrrave dhe zgjedhjeve të tyre për të ardhmen! 🤗📚💚

18/05/2026

Address

Rruga:"ILINDENSKA" Nr. 301

1202

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38944330494

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QRAPT."Mosha Pijade" Tetovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to QRAPT."Mosha Pijade" Tetovë:

  • Want your business to be the top-listed Advertising & Marketing Company?

Share