Kameleoni

Kameleoni Kameleoni është një agjensi kreative që ofron shërbime si: Logo dhe identitet, Media, Ueb dhe App, Biznes dhe Marketing, Paketime dhe Libra etj...

Dizajni fitues i fanellave të Përfaqësueses së Kosovës në minifutboll, që do të përdoren gjatë Kampionatit Evropian nga ...
15/05/2026

Dizajni fitues i fanellave të Përfaqësueses së Kosovës në minifutboll, që do të përdoren gjatë Kampionatit Evropian nga 20–24 maj, i cili do të mbahet në Tiranë. Një fanellë e mbushur me identitet, që shpresojmë të mbulohet edhe nga sukseset e djemve tanë!

Në procesin e dizajnimit të kësaj fanele, kemi synuar të ndërthurim identitetin modern me rrënjët më të lashta të trashëgimisë sonë dardane. Elementi kryesor i kompozimit është Rozeta Dardane me gjashtë petale, një simbol autokton i gjetur në monumente dhe artefakte arkeologjike në Kosovë, i cili përfaqëson jetën, dritën dhe përjetësinë. E vendosur në zemër të hartës së Kosovës, ajo simbolizon vazhdimësinë e identitetit tonë ndër shekuj dhe lidhjen e pandashme mes historisë së lashtë dhe realitetit të sotëm.

Rreth saj kemi integruar motivin e Labirintit Dardan, të frymëzuar nga gjetja unike arkeologjike e njohur si “Labirinti i Smirës”, që simbolizon rrugëtimin, mençurinë dhe mbrojtjen shpirtërore. Ndërsa rrezet që shpërndahen nga qendra drejt skajeve i japin dizajnit energji dhe jetë, duke përfaqësuar dritën, forcën dhe krenarinë e një populli me histori të lashtë. Çdo element është menduar me kujdes që kjo fanellë të mos jetë vetëm një veshje sportive, por një paraqitje vizuale e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Klienti: Socca Kosova
Shërbimi: Aksesor & Ilustrime (Fanelë);

[email protected]
+383 49 56 23 37
www.kameleoni.al

Logoja e panairit EXPO SHARRI 2024 është një kombinim i formave dhe ngjyrave të ndryshme, që simbolizojnë produktet dhe ...
19/10/2024

Logoja e panairit EXPO SHARRI 2024 është një kombinim i formave dhe ngjyrave të ndryshme, që simbolizojnë produktet dhe kompanitë e ndryshme që ekspozohen në panair. Këto elemente formojnë një mal, simbolikë kjo e komunës sonë, e cila shtrihet në një pozitë gjeografike të rrethuar nga malet dhe me një lartësi mbidetare të lartë. Kjo logo jo vetëm që pasqyron diversitetin e pjesëmarrësve, por edhe lidhjen tonë të ngushtë me natyrën dhe traditat lokale.

Përveç logos, dizajnuam gjithçka tjetër brenda panairit, duke krijuar një ambient tërheqës dhe të paharrueshëm për vizitorët. Nga pankartat dhe materialet promocionale, çdo detaj ishte menduar për të ofruar një përvojë të këndshme dhe për t'u mbajtur mend si një markë unike. Elementët vizualë u krijuan për të nxjerrë në pah cilësinë e produkteve vendore dhe për të promovuar identitetin tonë kulturor.

Klijenti: Shoqata e Afaristeve Sharri
Shërbimi: Logo & Identitet ( Logo, Pattern, BG.)
Biznes & Reklama ( Billbord, RollUp, Ftesa, Mirënjohje, Bexha.)
Ueb & App ( Posterë për Rrjete Sociale.)
Media ( Intro, Broadcast. )

[email protected]
+383 49 56 23 37
www.kameleoni.al

Dizajn unik i fanellave, me ngjyra që bien në sy dhe mbahen në mendje, të destinuara për kampionë!Klijenti: KF Bresana S...
30/07/2024

Dizajn unik i fanellave, me ngjyra që bien në sy dhe mbahen në mendje, të destinuara për kampionë!

Klijenti: KF Bresana
Shërbimi: Aksesor & Ilustrime (Fanelë);

[email protected]
+383 49 56 23 37
www.kameleoni.al

Vajzat kanë dhënë një kontribut të madh që nga themelimi i SHKA Bresana, duke qenë ideatore dhe pjesëmarrëse në të gjith...
26/07/2024

Vajzat kanë dhënë një kontribut të madh që nga themelimi i SHKA Bresana, duke qenë ideatore dhe pjesëmarrëse në të gjitha sukseset e arritura nga ky ansambël në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e ditur rëndësinë e tyre në të arriturat e SHKA Bresana dhe në shenjë respekti për to, këtë vit shamia e verdhë, e cila është pjesë e veshjes tradicionale të vajzave Opojne, do të përdoret si simbol i këtij edicioni të festivalit, kjo ishte ideja jonë gjatë përpilimit të këtij projekti.

Nga ana tjetër, duke ditur numrin e shteteve që do të prezentojnë në këtë festival, atëherë format dhe ngjyrat e ndryshme që kemi përdorur do të simbolizojnë popujt, traditat dhe flamujt e vendeve që do të prezantojnë në këtë festival, që nga themelimi i këtij festivali çdo vit jemi përpjekur ta pasurojmë me kreativitet duke e gërshetuar atë me traditën Opojane për të sjell një dizajn unik që bie në sy!

Klijenti: Opoja Vallëzon
Shërbimi: Logo & Identitet ( Pattern, BG )
Biznes & Reklama ( Billbord, Broshura Palosëse, Ftesa, Mirënjohje, Çmime, Stikera )
Media ( Intro, LedScreen BG )

[email protected]
+383 49 56 23 37
www.kameleoni.al

27/02/2024

Është krenari të jesh pjesë e projekteve të tilla, e ndihesh edhe më krenar kur të gjitha përpjekjet vlerësohen nga partnerët, realizuam diçka që të tjerët mund ta mendonin si të pamundur, madje e realizuam me më shumë profesionalizëm dhe kreativitet e në kohë të kufizuar.

Pasioni dhe drama u ndien komod vetëm tek Kameleoni, aty ku kreativiteti ndjen komoditet!

17/11/2023

Dëshmorët e Opojës, nën krahët e shqipës e rrugës së Adem Jasharit, ata që me sakrificën e tyre sollën lirinë në vatrat tona.
Punim artistik i punuar në një kualitet shumë të lartë, i planifikuar për printim në përmasa të mëdha, e gjitha kjo e mundësuar nga kompania kreative Kameleoni, me përdorimin e aplikacioneve të ndryshme dhe inteligjencës artificiale.
Ndalohet rreptësisht kopjimi ose nderhyrja në këtë punim, të interesuarit për skedarin origjinal për printim duhet të kontaktojnë autorin.

Kameleoni

Format dhe ngjyrat e ndryshme simbolizojnë popujt, traditat dhe vendet që do të prezantojnë në këtë festival, të gjitha ...
20/07/2023

Format dhe ngjyrat e ndryshme simbolizojnë popujt, traditat dhe vendet që do të prezantojnë në këtë festival, të gjitha të qëndisura në tapetin tradicional shqiptar, tapet ky i cili ka qenë simboli i festivalit OPOJA Vallëzon që nga themelimi i tij.

𝐊𝐥𝐢𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢: Opoja Vallëzon
𝗦𝗵ë𝗿𝗯𝗶𝗺𝗶: Logo & Identitet ( Pattern, BG )
Biznes & Reklama ( Billbord, Broshura Palosëse, Ftesa, Mirënjohje, Çmime, Stikera )
Media ( Intro )

[email protected]
+383 49 56 23 37
www.kameleoni.al

...në përgjithësi ikona simbolizon në mënyrën më të mirë se si arsimi shqip ishte mburojë në çdo etap për kombin dhe pop...
26/06/2023

...në përgjithësi ikona simbolizon në mënyrën më të mirë se si arsimi shqip ishte mburojë në çdo etap për kombin dhe popullin shqipëtar...

Klijenti: SHFMU "28 Nëntori" Bresanë
Shërbimi: Logo & Identitet ( Pako Logo, Pattern )

[email protected]
+383 49 56 23 37
www.kameleoni.al

08/06/2023

Kur dikush që e doni bëhet një kujtim, ai kujtim bëhet thesar.

Klijenti: Opoja Studio
Shërbimi: Media (Realizimi i klipit reklamuës);

[email protected]
+383 49 56 23 37
www.kameleoni.al

Address

Luftëtarët E Lirisë
Bresanë
22050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kameleoni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share