Dewired Media

Dewired Media Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dewired Media, Marketing Agency, Str. Mother Teresa, Gjilan.

Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë për të qenë pjesë e garës për Ese!Cmimet për tre vendet e para do të jenë dhurata me karak...
08/02/2017

Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë për të qenë pjesë e garës për Ese!

Cmimet për tre vendet e para do të jenë dhurata me karakter edukativ në vlerë prej 100 Euro.

Afati i fundit për dërgim të ese-së është 12 shkurt, 2017.

Tema: Rëndësia e vullnetarizmit për komunitetin

Kriteret për aplikim: Nxënësit/et e shkollave të mesme të komunës së Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës.

Kriteret për Ese: Microsoft Word, max. 1000 fjalë

Eseja duhet t’u pergjigjet këtyre pyetjeve:
• Çfarë nënkuptoni me punë vullnetare dhe aktivizëm qytetar?
• Si mund të ndikojë puna vullnetare në përmirësimin e jetës në Komunitet?
• Cilat janë sfidat dhe problemet në komunën tuaj?
• Cilat ndryshime do dëshironit t’i shihnit pas 3 viteve në komunën tuaj?

Dërgoni ese-në në e-mail adresën: [email protected]

Në e-mail po ashtu dergon ikëto të dhena:
- Emri dhe Mbiemri
- Viti i lindjes
- Shkolla
- Numrin e telefonit

Ky projekt mbështetet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Asociacionin e të Rinjve George William në Kosovë (GWYA) që kanë për synim inkurajimin e vullnetarizmit dhe të aktivizmin qytetar. Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë British Embassy, Pristina.

Eseja duhet t’u pergjigjet këtyre pyetjeve: • Çfarë nënkuptoni me punë vullnetare dhe aktivizëm qytetar?• Si mund të ndi...
16/01/2017

Eseja duhet t’u pergjigjet këtyre pyetjeve:
• Çfarë nënkuptoni me punë vullnetare dhe aktivizëm qytetar?
• Si mund të ndikojë puna vullnetare në përmirësimin e jetës në Komunitet?
• Cilat janë sfidat dhe problemet në komunën tuaj?
• Cilat ndryshime do dëshironit t’i shihnit pas 3 viteve në komunën tuaj?

THIRRJE PËR VULLNETARËOJQ KAND - Qendra për Zhvillim Social dhe Kulturor kërkon të angazhoj vullnetarë për implementimin...
11/01/2017

THIRRJE PËR VULLNETARË

OJQ KAND - Qendra për Zhvillim Social dhe Kulturor kërkon të angazhoj vullnetarë për implementimin e projektit “Bëhu Aktiv!”

Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijës dhe fuqizimi i të rinjve që përmes shkrimit, diskutimit dhe aksioneve simbolike të bëhen faktorë të ndryshimeve pozitive në shoqëri. Ne synojmë krijimin e në modeli të ri të punës vullnetare, i cili do t’i motivoj të rinjtë për t’u bërë pjesëtarë të përgjegjshëm dhe aktiv në komunitetet e tyre.

Komunat që do të jenë pjesë e projektit janë Gjilani, Vitia dhe Kamenica, ku nga secila komunë do të përfshihen nxënësit e shkollave të mesme. Në këtë formë do të krijohet një përfshirje më e gjerë dhe përfaqësuese, ashtu që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të arrihet identifikimi i sfidave dhe problemeve me të cilat përballen të rinjtë në këto komuna.

Bëhu Aktiv! është projekt në kuadër të institutit Demokracia për Zhvillim (D4D) në partneritet me Asociacionin e të Rinjve George William në Kosovë (GWYA) që kanë për synim inkurajimin e vullnetarizmit dhe të aktivizmin qytetar. Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë British Embassy, Pristina.

Të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar të dhënat personale dhe një letër motivimi (max.200 fjalë) në e-mail adresën: [email protected].

Për të gjithë vullnetarët të cilët do të jenë pjesë e aktiviteteve, KAND do t'i mbuloj të gjitha shpenzimet.

Presim aplikacionet deri më 25 Janar, 2017.

Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni në numrin e telefonit: +386 (0) 49 828 665; +377 (0) 44 206 292, ose na shkruani në e-mail: [email protected]

Address

Str. Mother Teresa
Gjilan
60000,

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dewired Media posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share