Fabrika e mobiljeve BUNGU shpk ka filluar prodhimi që nga viti 1971. Kompleksi i fabrikës përfshin sipërfaqën prej 1 ha, me tërë infrastrukturën e saj. Që nga fillimi dhe deri në tani janë investuar shumë e konsiderueshme në linja të reja prodhuese, teknologji, energjetikë, infrastrukturë, marketing si dhe në sektore tjera. Në kuadër të kompleksit të fabrikës së Bungu shpk janë edhe linja e prodhi
mit te karrigave, linja e prodhimit te garniturave, linja e prodhimit te dhomave te gjumit etj. BUNGU shpk posedonë teknologjinë më moderne dhe kemi partneritet ekskluziv me disa prej mobilierive më perstigjioze në Kosovë. Çdo produkt i Bungu shpk kalon nëpër filtrime shumë rigoroze në rrugëtimin e saj deri tek shtëpitë e juaja. Çdo produkt i Bungu shpk e bart vulën e mjeshtrisë së përsosur dhe dashurisë ndaj punës që e bëjmë. Kombinimet e panumërta, stilet e ndryshme, ngjyrat dhe kërkesat e juaja për funksionalitet specifik, janë vetëm disa prej gjërave të cilat ne jemi shumë të lumtur që t’i përmbushim për ju. Ofertat tona takohen me lloj-llojshmërinë dhe diversitetin e kërkesave tuaja, sipas stilit të jetës dhe kënaqësisë suaj.