03/06/2026
UPA Summer School për moshat 12–17 vjeç
Ky trajnim është për të rinjtë që duan të hyjnë në botën e dizajnit grafik në mënyrë kreative, praktike dhe argëtuese gjatë verës. Për 1 muaj, pjesëmarrësit do të punojnë me Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator, dy nga programet kryesore në industrinë e dizajnit grafik.
Gjatë trajnimit do të mësohen bazat e dizajnit, teknika kreative, krijimi i ideve vizuale, prezantimi i projekteve dhe bashkëpunimi në ekip. Pjesëmarrësit do të mësojnë gjithashtu si të komunikojnë duke përdorur terminologjinë e dizajnit, duke i ndihmuar të shprehin idetë e tyre më qartë dhe më profesionalisht.
Përveç aftësive teknike, ky program ndihmon në zhvillimin e aftësive kognitive dhe kreative, si mendimi vizual, zgjidhja e problemeve, analiza e ideve dhe ndërtimi i koncepteve kreative. Pjesëmarrësit gjithashtu do të njihen me përdorimin e Inteligjencës Artificiale si mjet ndihmës në procesin kreativ.
Trajnimi është i përshtatshëm për moshat 12–17 vjeç dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme. Qëllimi është që secili pjesëmarrës të zhvillojë aftësitë bazë në dizajn dhe të krijojë projektet e para praktike.
Detajet:
�Kohëzgjatja: 1 muaj, gjithsej 30 orë mësimore.
�Orari: E hënë, e mërkurë dhe e premte, nga 12:00 deri 14:00
�Data: 25 Qershor – 23 Korrik�
Nuk kërkohet përvojë e mëparshme�
Numri i vendeve: vetëm 10 pjesëmarrës
Pagesa dhe regjistrimi:
�Çmimi: nga 150€ në 99€ për gjithë trajnimin�Rezervimi i vendit bëhet me pagesë prej 50€, e cila llogaritet në çmimin total të trajnimit.
Pasi vendet janë të limituara, regjistrimi bëhet sipas parimit kush rezervon i pari, siguron vendin.
Për më shumë info ose për të rezervuar vendin, na kontaktoni ose ejani në zyrë për të mësuar më shumë rreth programit.
📍 UPA Academy�
📞 043 888 880