21/08/2026
BESA-BESË
Shërbimi: Menaxhim i brendit
Duke u frymëzuar nga misioni dhe vlerat e Besa-Besë, krijuam një identitet vizual që pasqyron kulturën dhe traditën duke komunikuar përkatësinë, bashkëpunimin dhe karakterin e shoqatës përmes një prezence vizuale të qëndrueshme.
Besa-Besë, e themeluar në vitin 2018 në Luksemburg, është një shoqatë jofitimprurëse që promovon kulturën, integrimin dhe bashkëpunimin mes diasporës shqiptare dhe shoqërisë luksemburgase. Përmes aktiviteteve të ndryshme, ajo synon të ruajë identitetin shqiptar, të forcojë lidhjet me vendlindjen dhe të krijojë ura bashkëpunimi ndërkulturor.