NPL Sport Marketing SH.A.

NPL Sport Marketing SH.A. Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from NPL Sport Marketing SH.A., Advertising/Marketing, Sylejman Vokshi, nr. 5/A, Pristina.

Falenderojmë Kompaninë Regjionale Pastrimi për punën e tyre të palodhshme, në mbajtjen e pastërtisë së hapësirave në she...
07/08/2026

Falenderojmë Kompaninë Regjionale Pastrimi për punën e tyre të palodhshme, në mbajtjen e pastërtisë së hapësirave në sheshet e Prishtinës, sidomos gjatë kësaj periudhe të ngarkuar nga vizitorët dhe qytetarët e shumtë!

Apelojmë dhe lusim qytetarët që të mundohen, dhe ta ruajnë ambientin duke mos hedhur mbeturina!

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

Tashmë afër shesh*t Zahir Pajaziti gjendet edhe shtandi simpatik WEAR HOPE, dhe për të gjithë dashamirët e qenve dhe mac...
28/07/2026

Tashmë afër shesh*t Zahir Pajaziti gjendet edhe shtandi simpatik WEAR HOPE, dhe për të gjithë dashamirët e qenve dhe maceve mundeni me kontribu duke blerë bluzat e bukura😍

Wear Hope është një iniciativë humanitare e krijuar nga një grup vullnetarësh që kujdesen për kafshët pa strehë. Përmes sh*tjes së bluzave mbledhim fonde për ushqim, trajtime veterinare, vaksina, sterilizime dhe shpëtimin e qenve e maceve në nevojë.

Cdo blerje, cdo donacion do të thotë ushqim, trajtim, vaksinë, apo sterilizim.
Në cdo bluzë janë fotot e qenushave të cilët na presin cdo ditë!

🏊‍♀️ SHKOLLA E NOTIT PA PAGESË për fëmijët e Kryeqytetit! 💙Me kërkesë dhe iniciativë të Drejtorisë për Sport dhe Drejtor...
21/07/2026

🏊‍♀️ SHKOLLA E NOTIT PA PAGESË për fëmijët e Kryeqytetit! 💙

Me kërkesë dhe iniciativë të Drejtorisë për Sport dhe Drejtorisë për Arsim të Kryeqytetit,
N.P.L. SportMarketing iu është përgjigjur menjëherë duke ndihmuar në mënyrën e realizimit të këtij programi, si dhe duke vënë në dispozicion Pishinën e Gërmisë, për ta bërë të mundur zhvillimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për fëmijët tanë.

Ky program është një investim në sigurinë, shëndetin dhe zhvillimin e brezave të rinj, duke u ofruar mundësinë të mësojnë notin në kushte profesionale dhe plotësisht pa pagesë.

SportMarketing mbetet i përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e projekteve që promovojnë sportin, edukimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kryeqytetit.

Aplikoni: https://noti.kryeqyteti.net

Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i PASTËR SI LOTI ✅Falenderojmë IKSHPK për bashkëpunimin profesiona...
10/07/2026

Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i PASTËR SI LOTI ✅

Falenderojmë IKSHPK për bashkëpunimin profesional, dhe të shpejtë në nxerrjen e analizave në kohë rekorde🙏

Falënderojmë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për gatishmërinë dhe veprimin e menjëhershëm në marr...
08/07/2026

Falënderojmë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për gatishmërinë dhe veprimin e menjëhershëm në marrjen e mostrave dhe përgatitjen e analizave të ujit të Pishinës së Gërmisë.

Pishina e Gërmisë është nën kontrollin e vazhdueshëm të stafit profesional, përkatësisht biologes së NPL Sport Marketing SH.A. poashtu laboratorët përkatës dhe institucionet e shëndetësisë publike, me qëllim që cilësia e ujit, higjiena dhe siguria e të gjitha hapësirave të jenë në nivelin e duhur.

Falënderojmë qytetarët për besimin e vazhdueshëm dhe për numrin rekord të vizitorëve gjatë kësaj periudhe, krahasuar me 5 vitet e kaluara!

Do t’ju shërbejmë gjithmonë me nder dhe përgjegjësi🙏

‼️Njoftim për qytetarët‼️Të nderuar qytetarë,Ju njoftojmë se, me kërkesë të Inspektoratit Sanitar, Pishina e Gërmisë do ...
07/07/2026

‼️Njoftim për qytetarët‼️

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, me kërkesë të Inspektoratit Sanitar, Pishina e Gërmisë do të jetë përkohësisht e mbyllur deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

NPL “Sport Marketing” Sh.A. rregullisht kontrollon cilësinë e ujit dhe bën matjen e vlerave përkatëse, në përputhje me standardet dhe procedurat e brendshme të mirëmbajtjes. Gjendja e përgjithshme e Pishinës së Gërmisë është e mirë, si në aspektin e cilësisë së ujit, ashtu edhe të ambienteve brenda saj.

Megjithatë, duke marrë parasysh rregullat dhe procedurat e IKSHPK-së për pishinat publike, si dhe për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj qytetarëve, do të presim rezultatet zyrtare nga Instituti para vazhdimit të punës.

Si ndërmarrje, respektojmë dhe zbatojmë vendimet e organeve përgjegjëse, duke pasur si prioritet kryesor sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

Pas përfundimit të procedurave dhe marrjes së rezultateve zyrtare, do t’ju informojmë me kohë për vazhdimin e punës së Pishinës së Gërmisë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

Sot, në takim pritëm Kryeshefin Ekzekutiv të NPL Pallati i Rinisë z. Shpend Bilalli, ku u zotuam për bashkëpunim të ndër...
03/07/2026

Sot, në takim pritëm Kryeshefin Ekzekutiv të NPL Pallati i Rinisë z. Shpend Bilalli, ku u zotuam për bashkëpunim të ndërsjelltë në mes të ndërmarrjeve tona publike lokale, për ngritjen e kapaciteteve dhe kualitet karshi projekteve kulturore dhe sportive 🤝

NPL Sport Marketing SH.A.x NPL Pallati i Rinisë

AKULL N’VERË 2026 – COLORFUL EDITION ❤️🧡💛💚💙💜🖤Me krenari prezantojmë AKULL N’VERË 2026 – COLORFUL EDITION, një koncept i ...
25/06/2026

AKULL N’VERË 2026 – COLORFUL EDITION ❤️🧡💛💚💙💜🖤
Me krenari prezantojmë AKULL N’VERË 2026 – COLORFUL EDITION, një koncept i ri festiv që do ta transformojë zemrën e kryeqytetit në një hapësirë të mbushur me energji, argëtim, kulturë dhe përvoja unike për të gjitha moshat.

Data: 10 Korrik – 22 Gusht 2026

Festivali do të shtrihet në dy nga hapësirat më ikonike të qytetit, duke krijuar dy zona të veçanta që së bashku do t’i japin Prishtinës një atmosferë unike verore dhe një përvojë të paharrueshme për qytetarët dhe vizitorët.

Sheshi Skënderbeu

Në zemër të festivalit do të vendosen 45 shtëpiza tematike, të dizajnuara sipas konceptit Colorful Edition, duke sjellë një shpërthim ngjyrash, kreativiteti dhe gjallërie në qendër të qytetit.

Në këtë zonë do të vendoset edhe Main Stage, ku gjatë gjithë festivalit do të zhvillohen performanca të DJ-ve, bendeve muzikore, artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe programe të ndryshme kulturore e argëtuese që do ta mbajnë qytetin aktiv çdo ditë dhe çdo mbrëmje.

Sheshi Zahir Pajaziti

Një zonë me atmosferë më relaksuese dhe familjare, ku do të vendosen 20 shtëpiza, të shoqëruara me muzikë ambientale, gastronomi dhe hapësira për socializim.

Për herë të parë në Prishtinë, në kuadër të festivalit do të vendoset edhe Ferris Wheel, një atraksion i ri që pritet të ndryshojë pamjen e qytetit dhe të bëhet një nga pikat më të vizituara dhe më të fotografuara gjatë verës.

⚽⚾🥎🏀🏐

Përveç programit artistik dhe muzikor, AKULL N’VERË 2026 do të sjellë një kalendar të pasur aktivitetesh sportive dhe rekreative, duke përfshirë bashkëpunime me HIROX, Prishtina Run Club, turne të basketbollit, mini-futbollit dhe shumë aktivitete të tjera për të gjitha grupmoshat.



APLIKIMET PËR BIZNESET JANË TË HAPURA

Bizneset që dëshirojnë të bëhen pjesë e AKULL N’VERË 2026 – COLORFUL EDITION dhe të prezantojnë produktet, shërbimet apo brendet e tyre para mijëra vizitorëve gjatë festivalit, mund të aplikojnë përmes linkut zyrtar të aplikimit.

:date: Afati i aplikimit është 10 ditë, nga 25 Qershor deri më 05 Korrik 2026.

Të gjitha kushtet e pjesëmarrjes, kriteret, dokumentacioni i nevojshëm dhe informacionet e detajuara janë të publikuara në linkun e aplikimit.

Për të garantuar transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit, pozicionimi i shtëpizave në të dy sheshet do të përcaktohet përmes shortit publik, pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe konfirmimit të pjesëmarrësve.

Ftojmë bizneset, prodhuesit vendorë, operatorët gastronomjikë, artizanët dhe brendet e ndryshme që të bëhen pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha verore në kryeqytet.

Linku për aplikim: https://www.prishtinafestive.com/

Vendet janë të kufizuara dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në thirrjen publike.

Dy sheshe. Një festival. Një qytet plot ngjyra.

Pishina e Gërmisë 💙
25/06/2026

Pishina e Gërmisë 💙

Bashkëpunimi vazhdon ndërmjet ndërmarrjes publike lokale SportMarketing dhe BPZ🤝Sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpu...
25/06/2026

Bashkëpunimi vazhdon ndërmjet ndërmarrjes publike lokale SportMarketing dhe BPZ🤝

Sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për lirim nga pagesa për shfrytëzimin e Pishinës së Gërmisë për të gjithë zjarrfikësit dhe anëtarë e familjeve të tyre!

E falenderojmë pa masë komandantin z. Malë Gashi dhe të gjithë punonjësit e brigadës profesionale të zjarrfikësve të Prishtinës për shërbimin e tyre të pandalshëm karshi qytetarëve 🙌

Address

Sylejman Vokshi, Nr. 5/A
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when NPL Sport Marketing SH.A. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share