10/09/2026
E kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për bashkëpunimin strategjik afatgjatë me NLB Banka - një mbështetje financiare jetike për qendrën tonë, komunitetin, bizneset startup, dhe promovimin e ndërmarrësisë, kreativitetit, dhe inovacionit në Kosovë.
Kjo marrëveshje pozicionin bankën NLB si një mbështetës kryesor, të një ndër qendrave dhe komuniteteve më të mëdha të inovacionit dhe ndërmarrësisë, në Ballkanin Perendimor.
Përveç përkrahjes financiare, kjo marrëveshje siguron edhe mbështetje teknike dhe profesionale për komunitetin, bizneset startup, studentët, nëpërmjet programeve të mentorimit, konsulencës, garave të inovacionit, si dhe i ofron hapësirë komunitetit të dizajnojë dhe ndërtojë zgjidhje digjitale për bankën dhe sektorin privat në përgjithësi.
"Si sponsor gjeneral i ICK-së, ndihemi krenarë që mbështesim një komunitet që nxit kreativitetin, zhvillimin e talenteve dhe realizimin e ideve me potencial për të sjellë ndryshim.
Ju dëshirojmë shumë suksese në këtë kapitull të ri dhe mezi presim të shohim idetë e reja që do të jetësohen!"
- NLB Banka