08/01/2026
Gjatë procesit të zhvillimit të paketimit për kategorinë e ndriçimit emergjent të BEGHLER, kemi ndërtuar fillimisht një qasje strategjike për organizimin e produkteve dhe krijimin e një strukture të qartë vizuale. Si rezultat i këtij procesi, seria e re u emërua si MAXO SERIES, e konceptuar si një nën-brend që përfaqëson gjeneratën e re të produkteve funksionale dhe të besueshme.
Në këtë fazë, kemi dizajnuar logotipin e MAXO SERIES, i cili vendoset në çdo paketim nën logon kryesore të BEGHLER, duke respektuar qartë hierarkinë vizuale të brendit. MAXO SERIES paraqitet si element sekondar, por i dallueshëm, duke ndihmuar në identifikimin e shpejtë të serisë brenda portofolit të produkteve.
Logotipi është ndërtuar me një gjuhë moderne, minimaliste dhe funksionale, duke përdorur një font të thjeshtë dhe shumë të lexueshëm, i cili reflekton qartë karakterin teknik, serioz dhe bashkëkohor të produkteve. Ky dizajn siguron konsistencë vizuale në të gjitha paketimet dhe krijon një identitet të fortë e të qëndrueshëm për MAXO SERIES brenda ekosistemit të BEGHLER.