19/06/2026
Kur të rinjtë kodojnë dhe dizajnojnë
Sot, njëri nga grupet e Coding Training Academy prezantoi projektet finale në Scratch dhe 3D dizajn para prindërve dhe të pranishmëve të tjerë.
Përmes ideve, kreativitetit dhe zgjidhjeve të realizuara, nxënësit dëshmuan se gjeneratat e reja në Vushtrri po zhvillojnë aftësi që i përgatisin për botën digjitale.
Aktiviteti u përmbyll me ceremoninë e certifikimit, duke shënuar një moment të veçantë për nxënësit dhe familjet e tyre.
Urime të gjithë nxënësve për angazhimin dhe punën e treguar. Një falënderim i veçantë u takon prindërve, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm gjatë këtij rrugëtimi.
Coding Training Academy nëVushtrri
Aty ku të rinjtë mësojnë, krijojnë dhe ndërtojnë të ardhmen.