13/07/2026
Kemi realizuar videon promovuese për Shoqatën PEPEKO në kuadër të kampanjës "Tregu në Rrota", një iniciativë që sjell produktet vendore, prodhuesit lokalë dhe atmosferën e tregut më afër qytetarëve.
Përgjatë këtij rrugëtimi, Tregu në Rrota do të vizitojë disa qytete të Kosovës, duke krijuar hapësira ku qytetarët mund të njihen me prodhuesit vendorë, të zbulojnë produkte të freskëta dhe cilësore, si dhe të mbështesin bizneset dhe fermerët lokalë. 🚚
”Tregu në Rrota” po nis rrugëtimin e tij me:
20 korrik – Prishtinë (Sheshi "Zahir Pajaziti")
Rrugëtimi vazhdon në:
• 22 korrik – Mitrovicë
• 24 korrik – Pejë
• 27 korrik – Gjakovë
• 29 korrik – Prizren
• 31 korrik – Ferizaj
• 1 gusht – Viti
Ju ftojmë t'i bashkoheni këtij rrugëtimi dhe të mbështesni prodhuesit vendorë, bujqësinë lokale dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.